Dizajn i Enterierit - Akademia Evolucion

Dizajn i Enterierit - Akademia Evolucion Studimet e Dizajnit të Enterierit në Akademinë EVOLUCION për nivelin Bachelor, janë të parat t

AKADEMIA EVOLUCION - DIZAJN I ENTERIERIT

Akademia EVOLUCION është themeluar në vitin 2005, nga një grup profesionistësh, të mbledhur rreth idesë së avansimit të edukimit dhe ofrimit të studimeve cilësore për studentët, përmes qasjes inovative. Që nga dita e themelimit, objektivat e Akademise EVOLUCION kanë qenë të qarta, duke u profilizuar ne fushat ku më së shumti ka kompetencë dhe ekspertizë profesionale. Është institucion I specializuar vetëm në drejtimet e dizajnit dhe arteve aplikative. Ka të themeluara 3 departamente:
Dizajnin e MODES
Dizajnin e ENTERIERIT
Dizajnin e KOMUNIKIMIT (Grafik)

Studimet e Dizajnit të Enterierit ne nivelin Bachelor, janë të parat të licencuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Republikën e Kosovës - si titull dhe drejtim i specializuar vetëm në Enterier. Programi studimor, është hartuar me kujdes nga profesionistë vendor dhe ndërkombëtar të fushave përkatëse – prej dizajnit deri në menaxhim e marketing. Ky program përmban në vete të gjitha atributet që duhet ti marrë një student, për tu transformuar në profesionist të Dizajnit të Enterierit. Kur studioni hapësirën e brendshme në Akademinë EVOLUCION, do t’i mësoni të gjitha aspektet dhe komponentet e dizajnit të enterierit, që janë qenësore për trajtimin dhe formësimin e duhur të hapësirave të brendshme. Do të merrni dijen e njohuritë e duhura lidhur me historikun e zhvillimit të profesionit dhe të ardhmen e tij; pjesën praktike të implementimit të projekteve përmes vizitave studimore në terrën, njohjes së materialeve, organizimit të punishtes dhe përcjelljes së fazave të punës. Kujdes i veçantë do t'i kushtohet edhe aspektit shpirtëror të përjetimit të hapësirave të dizajnuara, përtej estetikës dhe krijimit të projekteve të bukura. Trajtimi i hapësirave të brendshme, varet shumë edhe nga funksioni primar i tyre, prandaj jemi kujdesur që të merrni njohuri për dizajnimin e të gjitha llojeve të hapësirave te brendshme, prej banimit deri në qendra tregtare. Të gjitha këto njohuri, do të transmetohen te ju nga një staf akademik i përkushtuar, të gatshëm ta bëjnë rrugëtimin tuaj akademik një përvojë unike të paharrueshme. Ju presim në Akademinë Evolucion, ku do të transformoheni në profesionistë të Dizajnit të Enterierit.

26/05/2022
Çaste nga vizita studimore studenteve te Dizajn i Enterierit - Akademia Evolucion  në Prishtina Mall ku jane prezantuar ...
26/05/2022

Çaste nga vizita studimore studenteve te Dizajn i Enterierit - Akademia Evolucion në Prishtina Mall ku jane prezantuar me projektin dhe te shohin per se afermi punimet ne këtë qendër tregëtare e cila pritet te jete një ndër më të mëdhatë në rajon..

Dizajni i Enterierit falenderon Prishtina Mall per mikepritjen.

Miq të dashur, gëzuar Vitin e Ri🎄🎁❤️Shëndet, sukses e mbarësi në 2022!
30/12/2021

Miq të dashur, gëzuar Vitin e Ri🎄🎁❤️

Shëndet, sukses e mbarësi në 2022!

Vizite studimore          🇦🇱
12/12/2021

Vizite studimore 🇦🇱

26/11/2021
Punim diplome nga studenti Lorik Llonçari 😍🎓
20/10/2021

Punim diplome nga studenti Lorik Llonçari 😍🎓

Punim diplome nga studenti Edonis Musa 😍🎓
19/10/2021

Punim diplome nga studenti Edonis Musa 😍🎓

Punim diplome nga studentja Jeta Veseli 😍🎓
18/10/2021

Punim diplome nga studentja Jeta Veseli 😍🎓

09/10/2021

Në Akademinë Evolucion do të mësoni si të dizajnoni ambiente simbiotike, në të cilat njeriu si përdorues, hapësira dhe teknologjia bëhen një për të krijuar një përjetim origjinal, dhe jo vetëm një fotografi të bukur. 📐✏

E gjitha kjo bëhet në të mirë të përmirësimit të kualitetit të jetesës dhe promovimit të mirëqenies njerëzore.

Me njohuritë dhe shkathtësitë e fituara përgjatë studimeve në Akademinë Evolucion, studentët tanë marrin guximin për të shpalosur kreativitetin e tyre në plotni. GUXO edhe ti! 📈

Të presim në Akademinë Evolucion ku do të transformohesh në profesionist të dizajnit të enterierit.

Apliko tani! 😀

07/10/2021

Në Akademinë Evolucion, Dizajni i Enterierit mësohet në shumë dimensione.

Gjatë procesit të studimeve, mundohem që maksimalisht të ndaj me studentët tanë përvojën profesionale dhe praktike, gjithmonë duke e mbështetur me njohuritë akademike. 📐✏

Për ne, është shumë e rendësishme që të ndërtojmë kuadro të kompletuara, të gatshme të kyçen menjëherë në horizontin e punës, duke implementuar të gjitha fazat e procesit të projektimit dhe realizimit - prej konceptit deri në finalizim. 📈

Të presim në Akademinë Evolucion ku do të transformohesh në profesionist të dizajnit të enterierit.

Apliko tani!

05/10/2021

💡 Studio Dizajnin e Enterierit, puno në projekte reale dhe bëhu profesionist!

Programi i Akademisë Evolucion për Dizajn të Enterierit, përveç që pasuron njohuritë e studentëve, stimulon edhe kreativitetin dhe talentin e tyre, dhe u jep mundësinë të jenë pjesë e projekteve reale, të dizejnojnë objekte afariste, lokale dhe qendra tregtare. 📐✏

Nga Akademia Evolucion do të dilni dizajnerë profesionistë të enterierit, me përvoja unike dhe të gatshëm për të qenë të parët në tregun e punës.
Së bashku dizajnojmë të ardhmen! 📈

Apliko tani! 😀

Duke ju falënderuar të gjithëve për aplikimet, njoftohuni me fituesit e bursave në Akademinë Evolucion, drejtimi Dizajn ...
28/09/2021

Duke ju falënderuar të gjithëve për aplikimet, njoftohuni me fituesit e bursave në Akademinë Evolucion, drejtimi Dizajn Enterieri.

Address

Shefqet Shkupi
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dizajn i Enterierit - Akademia Evolucion posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share