Shkolla Digjitale

Shkolla Digjitale Nxënësit tanë janë pjesë e rrjetit botëror të programerëve në lokacione të ndryshme në mbarë botën.

Shkolla Digjitale është kompani private për trajnimin dhe edukimin e fëmijëve dhe adoleshentëve (8-18 vjeç) në teknologji dhe programim. Me moton “Improvise CODE Overcome" vizioni i Shkollës është të pajisë fëmijët dhe adoleshentët me aftësitë e nevojshme për të pasur sukses në botën e sotme, ku çdo profesion është i ndërlidhur me aftësitë digjitale. Fokusi kryesor në Shkollën Digjitale qëndron në mësimdhënien e logjikës së programimit në mënyrë që programerët e rinj të bëhen të pavarur në çdo gjuhë programimi që do të duhet të përdorin në të ardhmën e tyre. Derisa nxënësit mësojnë aftësitë e programimit të cilat i mundësojnë të zhvillojnë produkte softuerike si aplikacione dhe webfaqe, ata gjithashtu mësojnë të menduarit kritik dhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve, të cilat janë shumë të rëndësishme për përshtatjen në ndryshimin e shpejtë të trendeve në teknologji si dhe në jetë në përgjithësi. Shkolla Digjitale është kurs i programimit kompjuterik e cila është bërë Franshizë për tregun vendor dhe ndërkombëtar. Franshizat e Shkollës Digjitale sot operojnë me disa lokacione në Slloveni, Gjermani, SHBA, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë, Meksikë, Maroko dhe Brazil. Shkolla Digjitale është kurs i akredituar nga AKK me ç`rast lëshon edhe çertifikata të akredituara me titullin "Programer Junior".

_______________________________

Digital School is a private company for training and education of children and teens (8-18 years old) in technology and programming. With the motto "Improvise CODE Overcome" the vision of the School is to equip children and teen with the necessary skills to succeed in today's world, where every profession is related to digital skills. Our focus lies in teaching programming logic so that new programmers become independent in any programming language they will need to use in their future. As students learn the programming skills that enable them to develop software products such as applications and websites, they also learn critical thinking and problem-solving skills, which are very important for adapting to rapidly changing trends in technology as well as in life in general. Digital School is a computer programming course that has become a Franchise for the local and international markets. Digital School franchises today operate with several locations in Slovenia, Germany, the USA, Macedonia, Bosnia and Herzegovina, Mexico, Morocco, and Brazil. Digital School is a course accredited by the National Qualifications Authority, in which case it issues accredited certificates entitled "Junior Programmer".

14/09/2026

Ky është rrugëtimi i Gertit. I yti mund të fillojë sot. 🚀

Regjistrohu në shkolladigjitale.com 🌐

12/09/2026

Nga një nxënës te tjetri, secili ka diçka për të thënë, por mikrofoni në fund i kalon dikujt që duhet të bëhet pjesë e Shkollës Digjitale. 👀

Mikrofonin po ta kalojmë ty. 🎤
Regjistrohu sot në shkolladigjitale.com

Krenarë për suksesin e nxënësve të Digital School Macedonia! 🏆💙Dy nxënës nga Digital School Tetova, dy medalje të arta d...
11/09/2026

Krenarë për suksesin e nxënësve të Digital School Macedonia! 🏆💙

Dy nxënës nga Digital School Tetova, dy medalje të arta dhe një rezultat i shkëlqyer në një garë ndërkombëtare të kodimit.

🥇 Bora Abdili – Medalje e Artë, Vendi i Parë në Codementum Challenges
🥇 Amar Demiri – Medalje e Artë, Vendi i Tretë në CodeCombat Arena Battles

Vazhdojmë të krijojmë mundësi që të rinjtë tanë të mësojnë, të krijojnë dhe të konkurrojnë përtej kufijve. 🚀

Krenarë për suksesin e nxënësve të Digital School Tetovë! 🏆💙Bora Abdili dhe Amar Demiri sjellin rezultate të shkëlqyera ...
11/09/2026

Krenarë për suksesin e nxënësve të Digital School Tetovë! 🏆💙

Bora Abdili dhe Amar Demiri sjellin rezultate të shkëlqyera nga Coding Olympiad, duke dëshmuar se puna, talenti dhe aftësitë në programim mund të çojnë drejt sukseseve ndërkombëtare.

Urime nxënësve, mentorëve dhe gjithë ekipit të Digital School Tetovë! 👏

Vazhdojmë të krijojmë mundësi që të rinjtë tanë të mësojnë, të krijojnë dhe të konkurrojnë përtej kufijve. 🚀

10/09/2026

Nga ideja e parë, te krijimi i projekteve të tua. 💻

Në Shkollën Digjitale, fëmijët dhe të rinjtë zhvillojnë aftësi në programim, teknologji dhe AI, duke mësuar të kodojnë, të krijojnë dhe të zgjidhin probleme.

Regjistrimet për grupet e Shtatorit janë të hapura.
Regjistrohu në shkolladigjitale.com. 🌐

08/09/2026

Kemi rezervuar një vend për ty. 💻
Eja të mësosh, të kodosh dhe të krijosh me AI në Shkollën Digjitale.

Vendi yt po të pret. Regjistrohu tani në shkolladigjitale.com

06/09/2026

Ky është rrugëtimi i Tanës në Shkollën Digjitale. 💻

Bëhu edhe ti pjesë e krijimit digjital!
Fillo rrugëtimin tënd. Regjistrohu në shkolladigjitale.com

02/09/2026

Kamera gati, mikrofoni gati… Netflix-i veç s’na ka thirrë hala. 😅

Deri atëherë, vazhdojmë me AI, teknologji dhe programim në Shkollën Digjitale.

Regjistrimet janë të hapura për moshat 8–18 vjeç. 
Rezervo vendin sot në shkolladigjitale.com

Pas përfundimit me sukses të programit 4-javor Mëso dhe Krijo me AI në kuadër të Shkollës Verore, Lum Kastrati, Dren Pal...
01/09/2026

Pas përfundimit me sukses të programit 4-javor Mëso dhe Krijo me AI në kuadër të Shkollës Verore, Lum Kastrati, Dren Paloi, Lina Bunjaku dhe Kanita Shala u përzgjodhën për praktikë dhe mentorim 6-mujor në Shkollën Digjitale.

Kjo mundësi do t’u japë hapësirën për të vazhduar të mësojnë, të fitojnë përvojë praktike dhe të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre në teknologji dhe krijim digjital.

Në Shkollën Digjitale do të vazhdojmë të jemi pranë tyre, duke i mbështetur dhe mentoruar në çdo hap të rrugëtimit të tyre digjital. 💙

Urime Lum, Dren, Lira dhe Kanita! Rrugëtimi juaj sapo ka filluar.

Edhe ti mund ta fillosh rrugëtimin tënd në teknologji!
Regjistrimet për grupet e Shtatorit janë të hapura.

Regjistrohu në shkolladigjitale.com 🌐

Pas përfundimit me sukses të Shkollës Verore në programin 4-javor Mëso dhe Krijo me AI, Neron Bardiqi u përzgjodh si fit...
01/09/2026

Pas përfundimit me sukses të Shkollës Verore në programin 4-javor Mëso dhe Krijo me AI, Neron Bardiqi u përzgjodh si fitues i bursës njëvjeçare në Shkollën Digjitale, të sponsorizuar nga Viprint.

Gjatë programit, Neron tregoi kreativitet dhe përkushtim të veçantë në zhvillimin e projektit për ViPrint, duke e shndërruar idenë e tij në një projekt konkret.

Kjo bursë i jep mundësinë të vazhdojë të zhvillojë aftësitë e tij në teknologji, programim dhe krijim digjital.

Urime, Neron, dhe faleminderit ViPrint për mbështetjen e krijuesve të rinj! 💙

Regjistrimet në Shkollën Digjitale janë të hapura.
Regjistrohu në shkolladigjitale.com 🌐

Address

Rr. Pashko Vasa Nr. 28, Pejton
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 20:00
Tuesday 09:00 - 20:00
Wednesday 09:00 - 20:00
Thursday 09:00 - 20:00
Friday 09:00 - 20:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla Digjitale posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla Digjitale:

Shortcuts

Share