SHMLP "7 Shtatori" Prishtinë Tregti-Hoteleri-Turizem

SHMLP "7 Shtatori" Prishtinë Tregti-Hoteleri-Turizem Faqja zyrtare SHMLP "7 Shtatori" Prishtine

11/09/2026
Urime dita e shkollës!"7 SHTATORI- KUSHTETUTA E KAÇANIKUT"Kushtetuta e Kaçanikut ishte një kushtetutë e Republikës së Pa...
09/09/2026

Urime dita e shkollës!

"7 SHTATORI- KUSHTETUTA E KAÇANIKUT"

Kushtetuta e Kaçanikut ishte një kushtetutë e Republikës së Parë të Kosovës, e miratuar më 7 shtator 1990 nga Kuvendi i Kosovës, e njohur sipas vendit të shpalljes së saj, në Kaçanik.
Kushtetuta e Kaçanikut përbënte hapin e dytë të akteve konstitutive kushtetuese dhe politike (pas Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990), me të cilat u përcaktuan bazat e shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Mirë se vini, nxënës të dashur!SHML “7 Shtatori” – Prishtinë ju uron mirëseardhje në vitin e ri shkollor 2026/2027.Ju ur...
02/09/2026

Mirë se vini, nxënës të dashur!
SHML “7 Shtatori” – Prishtinë ju uron mirëseardhje në vitin e ri shkollor 2026/2027.
Ju urojmë një vit të mbarë, me suksese, përkushtim dhe arritje të reja në rrugëtimin tuaj arsimor.

Më 1 Shtator fillon viti i ri shkollor. Mësimi në shkollën tonë fillon në ora 08:30.Kujdestarët e klasëve ju tregojnë pë...
31/08/2026

Më 1 Shtator fillon viti i ri shkollor.
Mësimi në shkollën tonë fillon në ora 08:30.
Kujdestarët e klasëve ju tregojnë për orarin.
Suksese nxënësëve!

Kalendari i Vitit Shkollor 2026/2027
21/08/2026

Kalendari i Vitit Shkollor 2026/2027

REZULTATET E REGJISTRIMIT TË NXËNËSVE NË AFATIN E GUSHTIT
19/08/2026

REZULTATET E REGJISTRIMIT TË NXËNËSVE NË AFATIN E GUSHTIT

Komuna e Prishtinës dhe Drejtoria Komunale e Arsimit kanë hapun Konkursin plotësues për regjistrimin e nxënësve të rinjë...
14/08/2026

Komuna e Prishtinës dhe Drejtoria Komunale e Arsimit kanë hapun Konkursin plotësues për regjistrimin e nxënësve të rinjë në klasën e dhjetë 2026-2027

Hoteleri: Asistent i mikpritjës hoteliere - 2 nxënës
Turizëm: Asistent i turizmit dhe udhëtimeve- 4 nxënës

12/08/2026

Njoftim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë maturantët se nga sot, 12 gusht 2026, ka filluar aplikimi për paraqitjen e Provimit të Maturës Shtetërore.

Aplikimi do të jetë i hapur deri më 20 gusht 2026, ndërsa të gjithë maturantët që plotësojnë kushtet për t’iu nënshtruar provimit duhet ta përfundojnë aplikimin brenda këtij afati.

MASh u bën thirrje institucioneve përkatëse arsimore që të sigurojnë informimin me kohë të maturantëve dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit të aplikimit.

Provimi i Maturës Shtetërore në afatin e gushtit mbahet më 29 gusht, në ora 10:00.

Informatat e detajuara rreth procesit të aplikimit i gjeni linkun:

https://mash.rks-gov.net/alldocuments/udhezues-per-kandidatet-maturantet-per-paraqitje-e-provimit-shteteror-te-matures-ne-platformen-ekosova/

___________________________________

Obaveštenje

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava sve maturante da je od danas, 12. avgusta 2026. godine, počelo prijavljivanje za polaganje Državne mature.

Prijavljivanje će biti otvoreno do 20. avgusta 2026. godine, a svi maturanti koji ispunjavaju uslove za polaganje ispita moraju završiti prijavu u okviru ovog roka.

MON poziva nadležne obrazovne institucije da obezbede blagovremeno informisanje maturanata i preduzmu sve neophodne radnje za nesmetano odvijanje procesa prijavljivanja.

Državna matura u avgustovskom roku održaće se 29. avgusta u 10:00 časova.

Detaljne informacije o procesu prijave možete pronaći na linku:

https://mash.rks-gov.net/alldocuments/udhezues-per-kandidatet-maturantet-per-paraqitje-e-provimit-shteteror-te-matures-ne-platformen-ekosova/

___________________________________

Announcement

The Ministry of Education and Science informs all high school graduates that, starting today, August 12, 2026, the application process for registering for the State Matura Exam has begun.

Applications will remain open until August 20, 2026, and all graduates who meet the requirements to sit the exam must complete their application within this deadline.

The Ministry calls on the relevant educational institutions to ensure timely information for graduates and to undertake all necessary actions for the smooth running of the application process.

The State Matura Exam for the August session will be held on August 29 at 10:00 AM. Detailed information regarding the application process can be found at the following link:

https://mash.rks-gov.net/alldocuments/udhezues-per-kandidatet-maturantet-per-paraqitje-e-provimit-shteteror-te-matures-ne-platformen-ekosova/

NJOFTIMMe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit të hotelerisë, Fadil Krasniqi.Me punën, ...
08/08/2026

NJOFTIM

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit të hotelerisë, Fadil Krasniqi.

Me punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e tij, ai la gjurmë të pashlyeshme te shumë breza nxënësish dhe kolegësh.

Si mësimdhënës i hotelerisë (me specializim në Pastiçeri), ai nuk përcolli vetëm dije e përvojë profesionale, por edhe vlera njerëzore.
Breza nxënësish do ta kujtojnë me respekt, ndërsa kolegët do ta ndiejnë mungesën e tij.

Njerëzit e mirë si Fadili nuk largohen kurrë plotësisht. Ata mbeten në kujtimet tona, në fjalët që kemi shkëmbyer me ta dhe në gjurmët që kanë lënë pas.

Në këto çaste të vështira, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan.

U prehtë në paqen e përjetshme!

Address

Rr. "12 Qershori"
Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHMLP "7 Shtatori" Prishtinë Tregti-Hoteleri-Turizem posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category