Fakultetit të Shkencave Mjekësore në UBT, tani i është bashkuar edhe shkollimi i mesëm profesional në fushën e mjekësisë, duke kompletuar zinxhirin e ekosistemit në UBT, një institucioni lider të arsimit në Kosovë e më gjerë. Shkolla e Mesme e Mjekësisë në UBT është akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, me katër drejtime: Asistent Dentar, Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë, Teknik i Farmacisë dhe Teknik i Laboratorit Mjekësor. Shkolla e Mesme e Mjekësisë, do të jetë një shkollë model dhe e pakonkurrencë. Shkolla është e vendosur në Parkun Shkencor dhe Inovativ të UBT-së, i cili është i pajisur me laboratorët më të fundit mjekësorë të të gjitha fushave, ku nxënësit vijues të kësaj shkolle do të kenë mundësi që krahas ligjëratave kurrikulare të bëjnë edhe praktikën e përditshme mjekësore- profesionale. Krahas kësaj, Poliklinika e UBT-së, ka teknologjinë më bashkëkohore për secilën prej këtyre fushave, duke përfshirë ambulancë moderne stomatologjike, laboratorin me aparaturat më të fundit të analizave biokimike, barnatoren, si dhe shërbimin e përditshëm mjekësor. Kjo infrastrukturë super moderne dhe e kompletuar bashkë me kuadrin më të mirë të mësimdhënësve e me përkujdesjen e jashtëzakonshme të profesionistëve mjekësorë garanton kuadrot më të mira dhe më të përgatiturat profesionalisht për këto fusha në Kosovë. Shkolla e Mesme e Mjekësisë, krahas mësimit kurrikular ofron edhe kurse të licencuara të gjuhës gjermane dhe gjuhës angleze, si dhe kurse të tjera profesionale, që do të ndihmojnë jashtëzakonisht shumë në formimin profesional të nxënësve.