01/10/2024
A jeni kreativ dhe ju pëlqen me kriju lojëra 2D dhe 3D? (si psh. Temple Run, Angry Birds, Pokemon GO etj.) 👾
Nëse po, atëherë trajnimi Game Development with Unity është për ty! Përmes këtij trajnimi ju do të zotëroni Unity (Game Engine) dhe të fitoni aftësi në ndërtimin e lojërave dhe përvojave interaktive. Këto aftësi ju bëjnë të kërkuar në një industri të larmishme dhe dinamike, duke ju lejuar të punoni në studio të njohura të lojërave apo si “freelancer,” duke ju dhënë fleksibilitetin të punoni kudo.👩💻👨💻
Instruktor - Besnik Rama
Besniku është një zhvillues softueri dhe i aplikacioneve me mbi 20 vite përvojë në industrinë e teknologjisë. Ai është një inxhinier i çertifikuar në Microsoft dhe themelues i disa platformave edukative, përfshirë www.edumento.com, një platformë për fëmijë me video edukative dhe lojëra, si dhe kompanisë Novende. Ka zhvilluar disa lojëra të suksesshme për platforma si App Store dhe Google Play, përfshirë titujt "Draw with BERI", "Quiz Mania - General", Heb's Universe, etj.💥