04/07/2026
Fakulteti i Arkitekturës përmbyll me sukses fazën e dytë të projektit ndërkombëtar kërkimor në Paris
Fakulteti i Arkitekturës i Universitetit të Prishtinës ka përmbyllur me sukses fazën e dytë të punëtorisë ndërkombëtare të zhvilluar në Paris, në kuadër të projektit kërkimor “Future Deployment of Small Modular Reactors for Seawater Desalination and Freshwater Security in Coastal Developments: The Green Coast Development as a Key Case Study”.
Projekti realizohet në bashkëpunim me École Spéciale des Travaux Publics (ESTP) në Paris, Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës.
Gjatë punëtorisë njëjavore, rreth 20 studentë nga universitetet partnere zhvilluan propozime inovative që ndërlidhin arkitekturën, planifikimin hapësinor, energjinë e qëndrueshme dhe sigurinë e burimeve ujore në zhvillimet bregdetare. Aktivitetet u mentoruan nga Prof. Dr. Paul-Louis Meunier, Prof. Dr. Andrea Maliqari, Prof. Dr. Violeta Nushi, Dr. Ani Tola (Panariti), Dr. Juljan Veleshnja, Asst. Dr. Arta Januzi Cana dhe Dr. Jonila Prifti.
Një nga sukseset e projektit ishte përzgjedhja e tij për prezantim në Innovation Day në ESTP, ndërsa rezultatet përfundimtare do të ekspozohen në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës në Tiranë.
Fakulteti i Arkitekturës falënderon studentët pjesëmarrës për përfaqësimin dinjitoz të universitetit në këtë bashkëpunim ndërkombëtar: Hippolyte Hladky, Paul Antoine Paolantoni, Diane Nguyen, Zoé Valigny, Pierre-Étienne De Cherade De Montbron, Mattia Bierer, Thibault Laierre, Suada Leka, Migena Cangu, Klejda Kotorri, Emilia Alushaj, Erisa Domazeti, Bashkim Bajrami, Krenare Zejnullahu, Rone Dermaku, Shaha Sopa dhe Valerjon Shabanhaxhaj.
Ky projekt, i planifikuar të zhvillohet përgjatë tre viteve, dëshmon angazhimin e Fakultetit të Arkitekturës për ndërkombëtarizimin e studimeve, avancimin e kërkimit shkencor dhe zgjerimin e bashkëpunimit me institucione prestigjioze ndërkombëtare.
UDS 🎓 Këshilli i Studentëve - Fakulteti i Arkitekturës