15/09/2026
Me fillimin e vitit të ri akademik, profesorati i Departamentit të Psikologjisë pati kënaqësinë të mirëpresë studentët e vitit të parë të studimeve Bachelor, duke shënuar kështu fillimin e një etape të re në rrugëtimin e tyre akademik.
Gjatë takimit mirëseardhës, studentët patën mundësinë të njihen me profesorët e Departamentit, programin e studimeve dhe mundësitë që do t’i shoqërojnë gjatë viteve të tyre të studimit. U diskutua gjithashtu për rëndësinë e angazhimit aktiv, bashkëpunimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm akademik e profesional.
Të dashur studentë, ju urojmë një fillim të mbarë, shumë suksese dhe një rrugëtim të pasur me dije, përvoja dhe arritje të reja.
Mirë se vini në komunitetin e Departamentit të Psikologjisë, Universiteti i Prishtinës!