EDISON-Experience Democracy in Schools Now

EDISON-Experience Democracy in Schools Now

Share

EDISON është projekt në përkrahje të zhvillimit demokratik të shkollave në Kosovë. EDISON

English below:
Qëllimi i përgjithshëm i Projektit është: të forcohen kompetencat demokratike në shkollat e zgjedhura në Kosovë dhe të jepet shtytja për zhvillimet relevante në shkolla dhe realizimin e tyre, duke ndjekur parimet pjesëmarrëse demokratike. Një numër i shkollave të zgjedhura (rreth 8-12) në Kosovë do t'i nënshtrohen një procesi demokratik/pjesëmarrës të zhvillimit “në vendin e punës”

Photos from EDISON-Experience Democracy in Schools Now's post 05/05/2023

Shkollat e projektit EDISON kanë qenë thellë të përfshira në Hapin 3 – Veprimi. Shumë projekte janë hartuar, prej të cilave disa janë zbatuar, e të tjerat janë në zbatim. Këto projekte adresojnë aspektet prioritare të identifikuara në Hapin 1 – Përcaktimi i agjendës, dhe janë të bazuara në idetë e mbledhura në Hapin 2 – Diskutim dhe propozime.
Më 26-26 prill 2023, shkollat u mblodhën në një punëtori në Prishtinë, për t’u përgatitur për Hapin 4 – Vlerësimi. Gjatë ditës së parë, shkollat shkëmbyen përvojat dhe reflektimet me zbatimin e projekteve të tyre. Një prezantim i pasur përmes posterëve shërbeu mirë për këtë. Në ditën e dytë, ekspertët e projektit ofruan kontribute teorike mbi vlerësimin, si dhe u paraqiten metoda dhe instrumente të vlerësimit. Shkollat filluan hartimin e planeve të vlerësimit dhe do t’i përfundojnë ato në shkollat e tyre.

Photos from EDISON-Experience Democracy in Schools Now's post 07/04/2022

Më 28-29 mars 2022 projekti EDISON mbajti punëtorinë 3. Shkollat që kanë përmbyllur hapin 2 “Diskutim dhe propozime”, ishin të gatshme të ndjekin këtë punëtori dhe të përgatiten për hapin 3 “Veprimi”. Në ditën e parë të punëtorisë anëtarët e ekipeve nga shkollat pjesëmarrëse i shkuan procesit të reflektimit dhe shkëmbimit mbi përvojat praktike në mbledhjen nga palët e ndryshme të shkollës të ideve për veprim.
Dita e dytë iu kushtua përvetësimit të kompetencave dhe zbatimit praktik të hapit 3. Këtë ditë, u punua me logjikën e intervenimit përmes procesit të planifikimit të projekteve me pjesëmarrje. Falë kësaj eksperiencë konkrete, pjesëmarrësit janë të gatshëm të kthehen në shkollat e tyre dhe ta udhëheqin procesin e planifikimit me pjesëmarrje të palëve të shkollës. Ekspertët e projektit do të ofrojnë përkrahje të vazhdueshme për shkollat në këtë proces.

Photos from EDISON-Experience Democracy in Schools Now's post 08/10/2021

Shkollat pjesëmarrëse në projektin EDISON më 4-5 tetor 2021 u takuan në punëtorinë e dytë. Pjesa e parë e punëtorisë iu dedikua reflektimit dhe shkëmbimit të përvojave që shkollat kishin me zbatimin e hapit të parë “Përcaktimi i axhendës”. Në ditën e dytë pjesëmarrësit u njohën me metodat dhe proceset për zbatimin e hapit të dytë “Diskutimi dhe propozimet”. Në këtë hap do të grumbullohen idetë dhe propozimet për të adresuar aspektet/çështjet më me përparësi në shkolla.

Photos from EDISON-Experience Democracy in Schools Now's post 09/07/2021

Shkollat tona po punojnë me përkushtim me të gjitha palët e shkollës për të analizuar nevojat e tyre në vështrim të aspekteve demokratike me të cilat duhet të merren në periudhën e ardhshme. Ky është hapi i parë i quajtur “Përcaktimi i axhendës”, në procesin pesëhapësh të veprimit demokratik në shkollë.
Menaxheri lokal i projektit Veton Sylhasi po i viziton shkollat dhe po e ofron përkrahjen e nevojshme të projektit për shkollat, në punën rreth përcaktimit të axhendës.

Photos from EDISON-Experience Democracy in Schools Now's post 07/04/2021

Prej 25 marsit deri më 1 prill 2021, ekipet e 10 shkollave që janë pjesë e projektit "EDISON – Përjetojmë demokracinë në shkolla", kanë marrë pjesë në një seri të punëtorive që ishin pjesë e modulit të parë të programit të zhvillimit profesional për anëtarët e ekipeve shkollore. Ky modul u fokusua në përcaktimin e agjendës për ndryshime në shkolla, hapi i parë në kuadër të procesit pesëhapësh për ndryshimet demokratike në shkolla.
Punëtoritë kanë shfrytëzuar formën e përzier të punës, kryesisht përmes platformës Zoom, por po ashtu duke ofruar një punëtori gjysmëditore ballë për ballë.
Para fillimit të punëtorive, me 25 mars 2021, përmes platformës Zoom, u organizua ngjarja për hapjen e projektit. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe komunat, përfaqësues të shkollave dhe të ftuar të tjerë.

Photos from EDISON-Experience Democracy in Schools Now's post 26/11/2020

TAKIMET ME SHKOLLA
Aktivitetet e projektit “EDISON – zhvillimi demokratik i shkollave” u desh të modifikohen për shkak të situatës me Covid-19.
Kësisoj, tash (fundi i nëntorit-fillimi i dhjetorit) menaxherët dhe ekspertët e projektit Martin Retzl dhe Veton Sylhasi po i organizojnë përmes platformës Zoom takimet me anëtarët e ekipeve shkollore që janë pjesëmarrrëse në projekt.
Përveç njohjes me njëri-tjetrin, këto takime shërbejnë për t’i informuar shkollat dhe për të diskutuar me to më gjerësisht rreth objektivave, formatit dhe komponentëve të projektit, në mënyrë që shkollat të jenë të përgatitura për zbatimin e projektit.

Informata per projektin_EDISON.docx 22/05/2020

THIRRJE PËR SHKOLLA: Aplikimi për pjesëmarrje në projekt

EDISON - Përjetojmë demokracinë në shkolla, është projekt i financuar nga Fondi i Lotarisë i Kantonit të Cyrihut, dhe implementohet nga Qendra IPE e Universitetit të Cyrihut për Edukimin e Mësimdhënësve, në bashkëpunim me Qendrën për Arsim e Kosovës (KEC). Projekti e ka mbështetjen e plotë institucionale nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) dhe do të implementohet në koordinim me komunat gjegjëse.

Me shume informata rreth projektit, ne dokumentin e bashkelidhur me titullin "Informata për projektin EDISON" (klikoni këtu: https://www.dropbox.com/s/0y1nyl7l9vhnslq/Informata%20per%20projektin_EDISON.docx?dl=0).

Projekti i fton shkollat e interesuara që të aplikojnë për pjesëmarrje në projekt, duke e plotësuar formën e aplikimit (klikoni këtu: https://www.dropbox.com/s/4jx39y5cpfakiia/Forma%20e%20aplikimit_EDISON.docx?dl=0).

Aplikimet duhet të dërgohen më së largu deri më 12 qershor 2020.

Mirepresim interesimin tuaj!

Informata per projektin_EDISON.docx Shared with Dropbox

21/05/2020

Kjo faqe ju mban të informuar rreth projektit EDISON - Përjetojmë demokracinë në shkolla: Zhvillimi demokratik i shkollave,

Faqja pasqyron aktivitetet kryesore të Projektit, si dhe ndan informata dhe burime që lidhen me edukimin për demokraci

This page will keep you informed about the project EDISON - Experience Democracy in Schools Now: Local Democratic School Development

The page reflects main activities of the Project, as well as shares information and resources about democracy education.

Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Pristina
10000