Departamenti i Historisë- UP

Departamenti i Historisë- UP Departamenti i Historisë është departamenti me traditën më të vjetër në mësimdhënie në Universitetin e Prishtinës.

Ky departament është themeluar në vitin 1960, ndërsa ka filluar së funksionuari në vitin akademik 1960/61. Departamenti i Historisë funksionon në kuadër të Fakultetit Filozofik, si departament i vetëm në nivel vendi që ofron studime nga fusha e historisë, me një staf të kompletuar, të dëshmuar në mësimdhënie dhe punë kërkimore-shkencore. Aktualisht stafi i departamentit përbëhet prej dhjetë profesorësh dhe një asistenti. Mësimdhënësit e departamentit, krahas përvojës së gjatë pedagogjike, shquhen edhe për numër të konsiderueshëm publikimesh monografike, tekstesh universitare dhe kontributesh shkencore në revista prestigjioze vendore dhe ndërkombëtare
(shiko: http://filozofiku.uni-pr.edu/Personeli/Personeli-akademik.aspx ). Departamenti i Historisë gjatë viteve të funksionimit të tij ka ofruar në vijimësi programe në studimet bazike (Bachelor), Magjistraturë (Master) dhe në studimet e Doktoratës. Viteve të fundit ka organizuar edhe studime të nivelit Master në fushën e Arkivistikës. Nëpërmjet këtyre programeve synohet ngritja profesionale e gjeneratave të reja në fushën e historiografisë shqiptare dhe ballkanike. Përmes formave bashkëkohore të mësimdhënies, aplikohen metodat bazë të hulumtimit shkencor, me qëllim nxitjen dhe avancimin e mendimit kritik, kërkimit shkencor dhe zbatimit të standardeve ndërkombëtare të shkrimit akademik. Departamenti i Historisë ka zhvilluar dhe vazhdon bashkëpunimin me shumë universitete dhe institucione shkencore si në trojet shqiptare ashtu edhe ato ndërkombëtare. Produkti i këtij bashkëpunimi është realizimi i dhjetëra konferencave dhe aktiviteteve tjera shkencore të karakterit vendor e ndërkombëtar.

Orari i ligjëratave për semestrin dimëror 2026/2027 👇🏻
13/09/2026

Orari i ligjëratave për semestrin dimëror 2026/2027 👇🏻

Universiteti i Prishtinës (UP) është universitet publik në Prishtinë, Kosovë. Eshte universiteti më i madh dhe më i vjeter në Kosovë.

Rezultatet preliminare MA 👇🏻
11/09/2026

Rezultatet preliminare MA 👇🏻

Universiteti i Prishtinës (UP) është universitet publik në Prishtinë, Kosovë. Eshte universiteti më i madh dhe më i vjeter në Kosovë.

10/09/2026

The OSCE Mission in Kosovo invites university students from diverse communities to apply for a five-day practical training on Documentation of Cultura...

Rezultatet preliminare 👇🏻
07/09/2026

Rezultatet preliminare 👇🏻

Universiteti i Prishtinës (UP) është universitet publik në Prishtinë, Kosovë. Eshte universiteti më i madh dhe më i vjeter në Kosovë.

04/09/2026

Bëhuni pjesë e programeve master të Universitetit të Prishtinës - Aplikoni në konkursin plotësues

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkurs plotësues për pranimin e studentëve të nivelit master në të gjitha programet e njësive akademike ku ka vende të lira të mbetura nga afati i parë.

Aplikimi është i hapur nga 3 deri më 10 shtator 2026, në orën 14:00. Aplikimi online mund të bëhet nga 4 shtatori 2026 në orën 12:00 në vjegëzën: http://apliko.uni-pr.edu. Gjatë kësaj periudhe do të bëhet edhe dorëzimi i dokumentacionit fizik, në të gjitha ditët tjera, përveç të dielës.

Konkursin e plotë, të gjitha detajet dhe afatet e tij mund t'i gjeni në këtë vjegëz: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,35,4003

Aplikoni në një universitet me histori, traditë dhe përkushtim ndaj cilësisë në arsim.

Stafi i Departamentit të Historisë mirëpriti profesorin vizitor Harald FlossGjatë ditës së sotme, profesorët Mentor Hasa...
03/09/2026

Stafi i Departamentit të Historisë mirëpriti profesorin vizitor Harald Floss

Gjatë ditës së sotme, profesorët Mentor Hasani dhe Arben Hajdari, së bashku me asistentin Oktaj Hasani, mirëpritën në takim profesorin Harald Floss nga Universiteti i Tübingenit.

Në takim u diskutua për organizimin e ligjëratave që profesori Floss do t’i mbajë në kuadër të lëndës “Arkeologji” gjatë semestrit veror të vitit akademik 2026/2027.

Me këtë rast, profesori Floss vizitoi nga afër edhe ambientet ku do t’i zhvillojë ligjëratat gjatë angazhimit të tij si profesor vizitor në Departamentin e Historisë.

📣 Konkursi plotësues: Studio Histori në Departamentin e Historisë, të vetmin në Republikën e Kosovës 📣Departamenti i His...
29/08/2026

📣 Konkursi plotësues: Studio Histori në Departamentin e Historisë, të vetmin në Republikën e Kosovës 📣

Departamenti i Historisë në Universitetin e Prishtinës është i vetmi departament në Republikën e Kosovës ku ju mund të studioni histori. 🇽🇰

📊 Në Departamentin e Historisë:

➡️ Çdo vit pranohen rreth 40 studentë;
➡️ Çdo vit realizohen vizita studimore jashtë vendit;
➡️ Çdo vit studentët kanë mundësi që përmes programit Erasmus+ të studiojnë në universitetet partnere në Evropë🇪🇺;
➡️ Çdo vit studentët kanë mundësinë e kryerjes së punës praktike në institucionet më eminente në vend.

📚 Përfundimi i studimeve në Departamentin e Historisë ju ofron një numër të madh të opsioneve për tregun e punës si:

🏛️ Universitete;
👩🏼‍💻👨🏻‍💻 Institute Shkencore në fushën e Historisë;
📜 Arkiva;
🏛️ Muze;
📖 Biblioteka;
👨🏻‍🏫👩🏻‍🏫 Shkolla;

Andaj, eja dhe studio Histori në Departamentin e Historisë UP 🤝

Linku për konkursin plotësues:https://uni-pr.edu/desk/inc/media/C45BB958-0C7C-4ABC-B6CB-42DD98F7C78B.pdf

Orari i provimeve, shtator 2026 👇🏻https://filozofiku.uni-pr.edu/desk/inc/media/8F3D7E41-87E0-4327-A113-A4FACB62BA79.pdf
22/08/2026

Orari i provimeve, shtator 2026 👇🏻

https://filozofiku.uni-pr.edu/desk/inc/media/8F3D7E41-87E0-4327-A113-A4FACB62BA79.pdf

31/07/2026

UP-ja shpall konkurs plotësues për vendet e lira nga afati i parë i regjistrimit të studentëve për vitin akademik 2026/’27

Të nderuar maturantë,

Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkurs plotësues për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor për vitin akademik 2026/’27 në njësitë akademike ku ende ka vende të lira nga konkursi për afatin e parë.

Të drejtë konkurrimi për plotësimin e vendeve të lira të studimeve themelore në këtë konkurs kanë të gjithë kandidatët që e kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë dhe kanë kaluar testin e Maturës Shtetërore.

Gjithashtu në këtë konkurs mund të aplikojnë edhe pjesëtarët e komuniteteve joshumicë, ata të vendeve fqinje të Kosovës, arbëreshët e Italisë, arbneshët e Zarës dhe grupimet e diasporës kosovare që jetojnë gjithandej nëpër botë, sipas kuotave të përcaktuara.

Aplikimi bëhet në platformën online http://apliko.uni-pr.edu dhe do të jetë i hapur prej datës 28.08.2026 në orën 14:00 e deri më 05.09.2026 në orën 16:00. Gjatë kësaj periudhe kandidatët që aplikojnë online duhet të dorëzojnë edhe dokumentet fizike në njësinë akademike ku aplikojnë.

Për të aplikuar nevojitet ekstrakti i lindjes, jo më i vjetër se gjashtë muaj, dëftesat e të gjitha klasëve të shkollimit të mesëm, diploma e këtij niveli të studimeve (të gjitha këto origjinale), kopja e letërnjoftimit, një fotografi profesionale e kandidatit/tes dhe fletëparaqitja e plotësuar që mund të shkarkohet pas aplikimit elektronik. Për ata që kanë kryer shkollën e mesme jashtë Kosovës nevojitet edhe dëshmi për njohjen e shkollimit të tillë.

Programet e studimit të ofruara nga UP-ja mbulojnë fusha të ndryshme studimi dhe janë të ndërtuara për të përgatitur studentët për sfidat e tregut të punës, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi të nevojshme për zhvillim profesional dhe personal.

Universiteti i Prishtinës synon të krijojë një ambient të favorshëm akademik, ku studentët mund të rriten në aspektin intelektual dhe të arrijnë objektivat e tyre në karrierë.

Ftoheni të aplikoni dhe të bëheni pjesë e një universiteti me histori, traditë dhe përkushtim ndaj cilësisë në arsim.

Konkursin e plotë plotësues për regjistrimin e studentëve, mund ta gjeni në këtë vegëz:

https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,39,3986

Nardi Gjata zgjidhet asistent i rregullt në Departamentin e HistorisëSenati i Universitetit të Prishtinës ka miratuar pë...
15/07/2026

Nardi Gjata zgjidhet asistent i rregullt në Departamentin e Historisë

Senati i Universitetit të Prishtinës ka miratuar përfundimisht zgjedhjen e Nardi Gjatës në pozitën e asistentit të rregullt në Departamentin e Historisë.

Departamenti i Historisë i uron asistentit Gjata suksese në angazhimin e tij akademik dhe në punën me studentët e kolegët e Fakultetit Filozofik.

Address

Bulevardi Bill Klinton, Prishtinë
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 16:00
Tuesday 09:15 - 16:00
Wednesday 09:00 - 16:00
Thursday 09:00 - 16:00
Friday 09:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Departamenti i Historisë- UP posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Departamenti i Historisë- UP:

Shortcuts

Share