Departamenti i Matematikes, FSHMN, UP

Departamenti i Matematikes, FSHMN, UP Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Departamenti i Matematikes, FSHMN, UP, College & University, Rr. Nena Tereze, p. n, Pristina.

04/09/2026

Studentja e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, Elma Ismaili, finaliste në TEKNOFEST 2026

Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore i Universitetit të Prishtinës shpreh krenarinë për studenten e re të programit të Matematikës, Elma Ismaili, e cila është pjesë e ekipit finalist EHF Nexus Engineering Team në garën ndërkombëtare TEKNOFEST 2026.

Elma është përzgjedhur nga organizata EngineeringHER Future si pjesë e programit ASEP – Advanced Student Engineering Program, një program i zhvilluar nga organizata duke u mbështetur në standarde dhe qasje britanike të edukimit në STEM, inxhinieri, hulumtim dhe zhvillim projektesh.

Përmes këtij programi, Elma, së bashku me ekipin e saj, është angazhuar në zhvillimin e projektit TerraNET, me të cilin do ta përfaqësojë Kosovën në TEKNOFEST 2026, në kategorinë “Smart Technologies and System Design”, në kuadër të garës “Technologies for Humanity”.

TerraNET është një zgjidhje teknologjike e orientuar drejt mbështetjes së reagimit emergjent pas tërmeteve.

Ekipi EHF Nexus Engineering Team është mentoruar dhe përgatitur nga EngineeringHER Future, organizatë e cila ka luajtur rol të rëndësishëm në identifikimin, udhëheqjen, mentorimin dhe përgatitjen e të rinjve të Kosovës për pjesëmarrje në skena ndërkombëtare të teknologjisë dhe inovacionit.

Mbështetja institucionale për këtë rrugëtim është ofruar nga Yunus Emre Enstitüsü Prishtina, duke kontribuar në fuqizimin e pjesëmarrjes së të rinjve nga Kosova në TEKNOFEST.

Pjesëmarrja e Elmës në këtë garë është një shembull i rëndësishëm i potencialit të studentëve tanë për të kontribuar në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe inovacion. Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore e sheh këtë arritje si një vlerë të shtuar për komunitetin akademik dhe si një dëshmi se studentët tanë mund të jenë pjesë e zhvillimeve ndërkombëtare në fushat që ndërtojnë të ardhmen.

Pas përfundimit të TEKNOFEST 2026, EngineeringHER Future synon të vazhdojë bashkëpunimin me Elmën dhe me studentë të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, me qëllim që përvoja e fituar në këtë rrugëtim të shërbejë për mentorimin, motivimin dhe përgatitjen e gjeneratave të ardhshme të studentëve dhe nxënësve për TEKNOFEST dhe gara të tjera ndërkombëtare në teknologji dhe inovacion.

I urojmë Elmës dhe ekipit të saj shumë suksese në finalet e TEKNOFEST 2026 dhe në rrugëtimin e tyre akademik e profesional.

Këtë të premte, Departamenti i Matematikës, në cilësinë e bashkëorganizatorit të konferencës “Applications of Computer A...
17/07/2026

Këtë të premte, Departamenti i Matematikës, në cilësinë e bashkëorganizatorit të konferencës “Applications of Computer Algebras”, së bashku me Komitetin Organizativ të konferencës, patën kënaqësinë të ndajnë çmimin “ACA Ramadan Zejnullahu”.

Të përzgjedhurit për këtë çmim në edicionin e sivjetmë ishin studentët e shkëlqyer të Departamentit të Matematikës, Aron Hoxha dhe Lian Rash*ti, të cilët u vlerësuan për sukseset dhe kontributin e tyre në fushën e matematikës. Të përzgjedhurit u shpërblyen edhe me një shumë simbolike prej 250Euro, nga fondet e kursyera të konferencës.

Gjatë ceremonisë, organizatorët e konferencës, së bashku me shefin e Departamentit të Matematikës, theksuan rëndësinë e promovimit të matematikës dhe nevojën që ajo të promovohet në forma të ndryshme. Në veçanti, u vlerësua kontributi i jashtëzakonshëm që studentët mund të japin në promovimin dhe zhvillimin e saj.

Vlen të përmendet se për organizatorët ishte nder i veçantë prania në ceremoni e Dion Zejnullahut, birit të profesorit të pensionuar Ramadan Zejnullahu, emrin e të cilit e mban ky çmim.

13/07/2026
29/06/2026

Të dashur maturantë dhe absolventë,

Me kënaqësi ju njoftojmë se Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj. Edhe këtë vit, në Departamentin e Matematikës studentët mund të ndjekin studimet e tyre në njërin nga këto programe.

Bachelor:

Matematikë
Matematikë Financiare në Banka dhe Sigurime
Shkenca Kompjuterike

Master:

Matematikë me zbatime
Shkenca Kompjuterike.

Programet tona kanë dëshmuar suksese të jashtëzakonshme në të gjitha etapat e zhvillimit akademik dhe profesional. Studentët tanë pasqyrojnë vlerën reale të programeve tona me karrierat e tyre të sukseshme. Ata janë dëshmia më e mirë se njohuritë e fituara tek ne, të kombinuara me idetë inovative, çojnë drejt suksesit.

Në këtë rrugëtim tuajin drejt dijes dhe zhvillimit profesional, ju ftojmë të bëheni pjesë e Departamentit të Matematikës dhe e një përvoje studimore që hap mundësi të shumta për të ardhmen tuaj.

Në këto lidhje mund të gjeni provimet pranuese nga vitet e kaluara për programet bachelor. Provimi pranues për tri drejtimet do të jetë i njëjte.

https://fshmn.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,37,510 në dokumentin Provimi_pranuesQershor.

https://fshmn.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,37,621 në dokumentin provimi_pranues

Kurse provim pranues nga 2025 për programin Matematikë me Zbatime mund ta gjeni në lidhjen
https://fshmn.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,37,623
duke hapur dokumentin MZ_provimi_pranues_

Duam të rikujtojmë se vitin e kaluar studentët e Departamentit në vitin e parë të studimeve kanë pasur mentorin e studimeve. Ky proces i mentorimit do të vazhdoj dhe këtë vit dhe besojmë që do të vazhdojë kjo traditë dhe në të ardhmen.

Sinqerisht,
Departamenti i Matematikës

Gjatë kësaj jave, në Departamentin e Matematikës u mbajt konferenca “Applications of Computer Algebra”.Në kuadër të kësa...
06/06/2026

Gjatë kësaj jave, në Departamentin e Matematikës u mbajt konferenca “Applications of Computer Algebra”.

Në kuadër të kësaj konference, përmes pesë sesioneve të ndryshme, u prezantua puna kërkimore e shumë ekspertëve të fushës dhe jo vetëm.

Në ditën e tretë të konferencës, pjesëmarrësit patën mundësinë të njiheshin më nga afër me diversitetin kulturor të Kosovës.

Në ceremoninë e mbylljes, ekipi organizativ njoftoi se është themeluar “Çmimi i Studentëve ACA 2026 Ramadan Zejnullahu”, i cili çdo vit mund t’u ndahet një ose dy studentëve të matematikës nga Universiteti i Prishtinës, për suksese të jashtëzakonshme në studime, kreativitet, humanizëm dhe kontribute për Departamentin e Matematikës dhe komunitetin.

Konferenca "Applications of Computer Algebra"Departamenti i Matematikës ka kënaqësinë të ju njoftojë se prej datës 1 der...
31/05/2026

Konferenca "Applications of Computer Algebra"

Departamenti i Matematikës ka kënaqësinë të ju njoftojë se prej datës 1 deri më 5 qershor do të jetë organizator i konferencës "Applications of Computer Algebra". Kjo konferencë organizohet për të 31-tën herë dhe kësaj radhe mikpritës do të jetë Departamenti i Matematikës.

Konferenca do të ketë 5 sesione të ndryshme me folës eminentë botërorë, lokalë dhe ish-studentë të Departamentit të Matematikës.

Për informata rreth konferencës, mund të vizitoni linkun:
https://aca2026kosovo.net/

Me respekt,
Departamenti i Matematikës

1 - 5 June 2026, Prishtina, Kosovo 31st Conference on Applications of Computer Algebra - ACA 2026 Register Now Applications of Computer Algebra Conference 2026

28/05/2026

Nesër, me fillim nga ora 12:00, mbahet ligjërata e fundit pjesë e Seminarit “Çfarë është?” me folëse Dafina Hamitin.
Në këtë seminar studentët do të njoftohen me Rrugët e Rastësishme.
Meqë seminari mbahet në orar jo të zakonshëm, do të mbahet në një sallë të përshtatshme të Departamentit të Matematikës. Seminari është i hapur për audiencë të gjerë.

21/05/2026

Sot mbahet ligjërata e katërt pjesë e Seminarit “Çfarë është?” me folëse Arbenita Sverka, Edina Tërnava dhe Sheribane Xhemajli.
Në këtë seminar studentët do të njihen me Enkriptimin e imazheve.
Ju rikujtojmë se Seminari mbahet në sallën 112, nga ora 11:10. Seminari është i hapur për audiencë të gjerë.

07/05/2026

Sot mbahet ligjërata e tretë pjesë e Seminarit “Çfarë është?” me folës Ali Gashi dhe Elion Deskaj.
Në këtë seminar studentët do të njihen me produktet amalgame të grupeve.
Ju rikujtojmë se Seminari mbahet në sallën 112, nga ora 11:10. Seminari është i hapur për audiencë të gjerë.

29/04/2026

Seminari “Çfarë është?”

Edhe këtë vit, studentët e Departamentit të Matematikës kanë vazhduar me organizimin e seminarit “Çfarë është?”.

Seminari filloi më 23.04, me prezantimin e parë nga Dora Lubishtani. Gjatë këtij takimi, studentët patën mundësi të njihen më nga afër me nyjet dhe invariantat e tyre, si dhe me disa prej aplikimeve të tyre në kimi dhe biologji.

Prezantimi i radhës do të mbahet këtë të enjte, më 30.04, nga ora 11:10 deri në 12:00, në sallën 112. Folës do të jenë Rion Berisha dhe Geldon Gashi, me temën “Ekuilibrat Nash”.

Address

Rr. Nena Tereze, P. N
Pristina

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Departamenti i Matematikes, FSHMN, UP posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Departamenti i Matematikes, FSHMN, UP:

Shortcuts

Share