07/12/2023
Zhvillimi i fëmijes 0-6 vjeç
Fëmijët deri në moshën 2 vjeçare zhvillohen me hapa shumë të shpejtë.
Ata çdo ditë mësojnë gjëra të reja dhe manifestojnë reagime të ndryshme.
Secili është unik dhe ka ritmin e tij të zhvillimit.
Karakteristikat e sjelljes:
Mosha 0-4 muajshe:
Fëmijët në këtë moshë fillojnë të shfaqin gradualisht aftësi komunikimi me botën që e rrethon, fëmiju fillon të gjejë knaqësi të madhe në gjestet dhe tingujt e të tjerëve, buzëqesh kur i flasim dhe bënë lëvizje trupore të ndryshme.
Mosha 4-8 muajshe
Fëmju pëpiqet të pëdorë objekte të ndryshme t’i fusë në gojë dhe poashtu fillon të lëshojë bashkëtingllore.
I’u përgjigjet gjesteve te ndryshme.
Mosha 8 muajshe deri 1 vjeç
Në këtë moshë aftësitë sociale përmirësohen dhe fëmiju është shume më i shoqërueshëm, gjithashtu dhe afësitë imituese pëmirësohen shumë dhe kështu ata fillojnë të imitojnë sjelljet tona.
Mosha 1-2 vjeç
Zhvillimi i gjuhës dhe komunikimit ndihmon të menduarit kompleks si dhe të mësuarit, fëmijët fillojnë të kërkojnë më shumë liri, luajnë më shumë dhe u pëlqen të imitojnë fëmijët e tjerë por jo edhe të bashkohen në lojë me moshatarë.
Mosha 2-3 vjeç
Duhet te kontaktoni me një specialist të
shëndetit, nëse në moshën 36 muajshe fëmiju:
* Nuk flet fjalë me kuptim
* Nuk i kupton dhe zbaton komandat e thjeshta
* Nuk thotë emrin e tij/saj
* Nuk i pëlqen të luaj me fëmijët e tjerë
* Nuk bënë pytje
* Nuk qëndron për 3-4 min në një aktivtitet.
Mosha 3-4 vjeç
Në këtë moshë fëmju duhet të jetë në gjendje:
* T'u përgjigjet pyetjeve të thjeshta
* Të përdorë fjali për të komunikuar
* Të flase qartë
* Të dijë ngjyrat
* Të numërojë
* Të ndajë objektet sipas formës dhe ngjyrës
* Të kuptojë konceptin i njejtë/i ndryshëm
* Të merr komanda me tri instruksione.
Fëmijët në këtë moshë zakonisht bëjnë shumë pyetje, bëhen më socialë dhe të pavarur nga prindërit.
Mosha 4-5 vjeç
* Flet duke pëdorur më shumë fjali komplekse
* Di të numërojë deri në 10
* Emërton sakt 4 ngjyra dhe 3 forma
* Njeh disa shkronja dhe mund të arrijë të shkruajë emrin e tij
* Kupton më mirë kohën dhe aktivitetet ditore
* Është më i vëmendshëm
* Ndjek komada me më shumë kërkesa nga i rrituri
* Arrin të mësojë numër telefoni dhe adresën
Mosha 6 vjeç
* Flet në fjali të plota me 5 deri në 7 fjalë
* Kupton se disa fjalë kanë më shumë se një kuptim
* Kupton humorin dhe ironinë
* Fokusohet në një detyrë më shumë se 15 min
* Dallon anën e majtë dhe të djathtë
* Mëson të lexojë
* I pëlqen të tregojë se është i pavarur dhe se bënë gjëra të rrezikshme
* Përfshirja dhe krijimi i shoqërisë merr rëndësi më të madhe për ata.
Psikologe,
MA. Dhurata Azemi Ahmeti
07/12/2023
Parimet e prindërimit pozitiv
Prindërim pozitiv konsiderohet në rritjen e shëndetshme si dhe plotësimin e nevojave të fëmijës.
Disa nga parimet e prinderimit pozitiv përfshijnë:
Dhënja e ngrohtësise/dashurisë-përshinë
ndjeshmëine ndaj nevojave të fëmijës,
Respektimi dhe reagimi ndaj emocioneve të fëmijës.
Parimi i lirisë-Fëmija duhet të gëzojë lirinë si individ në familje dhe shoqëri, ai duhet të ketë liri në vendim marrje në përputhje me moshën që ka.
Kufizimi duhet të jetë vetëm për ta mbrojtur atënga faktorë që mund të jenë të rrezikshëm për fëmijën.
Parimi i mosdhunimit-Prindi e disiplinon femijën duke shmangur dhunen si fizike ashtu edhe verbale.
Parimi i transparences-Prindi i komunikon qartë fëmijës pritshmeritë si dhe arsyet e për këto pritshmëri.
Parimi i përgjegjësisë-Prindi duhet të marrë përgjegjësi për sjelljet dhe veprimet e veta kundrejt fëmijes, nuk duhet ta gënjejmë dhe mashtrojmë asnjëherë fëmijën në mënyrë që fëmiju të besojë në prindin dhe ti mësojmë atij vlerën e sinqeritetit.
Parimi i mosdiskriminimit-fëmija duhet të trajtohet i barabartë me të gjithë antarët e tjerë të familjes, sidomos nuk duhet të bëjmë kurrë dallime mes motrave dhe vëllezërve.
MA. Dhurata Azemi Ahmeti
31/03/2022
Gjuha dhe komunikimi tek binjaket
Te qenurit prind i binjakeve eshte nje sfide dhe kenaqesi e madhe per prinderit. Perveq lodhjes se dyfishte binjaket nxisin edhe biseda dhe kenaqesi te dyfishta. Ata kane ritem te njejte zhivillimore me disa dallime te vogla ne gjini.
Nder fushat e zhvillimit shume e rendesishme per prinderit eshte zhvillimi i gjuhes dhe komunikimit, fushe kjo e cila mund te zhvillohet me vone tek femijet binjake per shkak te shume shkaqeve siq jane: lindja e parakohshme, pesha e vogel ne lindje etj. Mungesa e kohes per perkushtim individual tek binjaket dhe komunikimi me ta nga prinderit mund te shkaktoje edhe vonesa ne te folur, mirepo studimet tregojne qe 40% e binjakeve zhvillojne gjuhen e tyre qe ndryshe quhet autonome.
“Gjuha binjake” eshte nje pjese interesante e zhvillimit te shume binjakeve, studiuesit britanik gjeten se kjo gjuhe eshte me e larte (rreth 50%) ne binjake me veshtiresi gjuhesore dhe te folur, sesa per binjaket me zhvillim normal te gjuhes (11%).
Shkenca ka gjetur se binjaket nuk krijojne gjuhe te re por ata imitojne modelet e papjekura si dhe tinguj e intonacione nga njeri tjetri qe per te rriturit jane te pakuptushme ndersa binjaket e kuptojne shume mire njeri-tjetrin. Per shkak se binjaket zhvillohen ne te njejtin ritem ata edhe mbeshtesin njeri tjetrin ne perfocimin e gjuhes dhe zotesimin e fjaleve te reja.
Eshte shume me rendesi te permendim se secili femije ka zhvillimin individual dhe progres ne fusha te caktuara, disa mund te jene me te ngadalte e disa me perpara ne zhvillim, rol te rendesishem ne keto procese luan familja dhe faktoret e tjere social. Me prezencen e juaj ne lojera dhe aktivitete te ndryshme me femije ju mund te nxisni femijen qe me shpejt te zhvillohet gjuha dhe komunikimi tek ata, sa me shume qe ekspozohen ne lojera aq me shume zhvillohen. Te folurit per nje femije tipik duhet te zhvillohet ne keto faza:
Nje femije konsiderohet me vonese ne te folur ne qofte se ata kane nje fjalor me me pak se 50 fjale ne 24 muaj. Dy vjeqaret duhet te thone emrin e tyre, te krijojne fjali me dy ose tre fjale.
3 vjeqaret duhet te kene te folur te qarte qe kuptohet nga te rriturit e tjere e jo vetem nga prinderit, ata duhet te dijne te pergjigjen ne pytjet kush, qfare dhe pse.
Sipas moshes duhet te perdorin keto fjale:
Mosha-fjalët e peraferta ne fjalorin ekspresiv:
12 muaj: 2-6 fjalë
15 muaj: 10 fjalë
18 muaj: 50 fjalë
24 muaj: 200-300 fjalë
30 muaj: 450
3 vite: 1000
4 vite: 1600
5 vite: 2200-2500
6 vite: 2600-7000
12 vite: 50,000
Nese ju si prinder keni shqetesime ne lidhje me zhvillimin e gjuhes dhe te folurit, eshte e rendesishme te keshilloheni me pediatrin e femijeve, psikologun ose me logopedin.
Dhurata Azemi Ahmeti
Psikologe
02/03/2022
Përmes disiplinës pozitive do ta mësoni fëmijën të zhvillojë sjellje të pranueshme, në suaza të kufijve të caktuar!
Disiplina pozitive mëson, inkurajon, motivon dhe mbështet, ndërsa dënimi lëndon dhe lë pasoja!
Praktikoni disiplinën pozitive e jo dënimin.
Psikologe
Dhurata Azemi Ahmeti
02/03/2022
Femijet me nevoja te vecanta dhe trajtimi
Secili femije ka nevojat e veta te veqanta dhe ato nevoja te tij duhet te permbushen dhe te trajtohen me profesionalizem dhe dashuri nga te rriturit. Prinderimi i nje femije me nevoja te veqanta eshte shume rruge e gjate dhe e veshtire per secilin prind, eshte goditje shume e madhe emocionale dhe vrasje e endrrave te perbashketa te tyre. Prandaj nevojat si te femijeve ashtu dhe prinderve jane shume te medha dhe te rendesishme per te ardhmen e te dyja paleve, mbeshteja institucionale, ndihma profesionale dhe ofrimi i ndihmes ne cfaredo forme per femijet dhe familjet e tyre eshte shume i nevojshem dhe i domosdoshem.
Trajtimi i femijes nga psikologe, mesues e profesioniste te tjere i ndihmon ata te zhvillojne potencialin e tyre dhe te ardhmen te bejne jete te pavarur.
Integrimi ne qerdhe dhe shkolla me femijet e tjere, dhe trajtimi i barabarte i ndihmon poashtu te zhvillojne shkathtesi per jeten dhe mireqenje.
Mesuese, prinder dhe te gjithe mekanizmat e tjere duhet te mbeshtesin fuqishem zhvillimin e tyre ne menyre qe me ardhmja e tyre te jete e ndritshtme.
Komunikimi dhe bashkepunimi ne mes te personelit te kopeshtit/shkolles dhe prindit eshte shume i rendesishem, kjo do ti ndihmoje te dyjat palet qe problemi te trajtohet me me shume pergjegjesi dhe do te ndihen me mire dhe kjo u rrite vullentin per te punuar akoma me shume me femijen dhe keshtu duke i ofruar atij mundesine per jete te pavarur.
Duaje femijen tend dhe pranoje ashtu si eshte sepse vetem ne kete menyre mund te jeni te dy te lumtur.
Mos harroni kurr se femija pavaresisht çrregullimit qe mund te kete ai i ndjen prinderit ne cfaredo situate dhe energjie qe mund te ndodhen ata.
Behu shpresa e femijes tend.
Mos ja lesho doren.
Psikologe
Dhurata Azemi Ahmeti