12/10/2022
TRAJNIMI PËR E-PROKURIM: E Shtunë 12 nëntor 2022.
PËRGATITJA DHE DORËZIMI I OFETAVE/TENDERËVE DHE TENDERIMI ONLINE PËRMES E-PROKURIMI
MENAXHIMI I KONTRATËS DHE VLERËSIMI I PERFORMANCËS NËPËRMJET E-PROKURIMI
PËRGATITJA, PARASHTRIMI DHE SHQYRTIMI I ANKESËS PËRMES E-PRKURIMIT
(online në sistemin e E-Prokurimit)
Këshilla edhe pas përfundimit të trajnimit nga Ekspertet e Platformës së E-Prokurimit kurdo që ju keni probleme gjatë përgatitjes së tenderit.
E Shtunë 12 nëntor 2022 nga ora 09:30 deri 16:30
• Regjistrimi dhe aplikimi praktik i Platformës së E-Prokurimit nga OE dhe OSHC.
• Saktësia e të dhënave të obligueshme nga OE dhe OSHC në sistemin e E-Prokurimit.
• Shkarkimi dhe shqyrtimi i dosjes së tenderit dhe dokumentacionit të plotë përmes E-Prokurimit.
• Plotësimi i dosjes së tenderit dhe Tenderimi Online.
• Plotësimi i Formularit të dorëzimit të tenderit, Listës së Çmimeve dhe të gjithë dokumentacionit.
• Përgatitja e ofertës, dosjes së tenderit dhe të gjithë dokumentacionit - renditja e dokumenteve.
• Krijimi dhe strukturimi i ofertës, dosjes së tenderit dhe të gjithë dokumentacionit.
• Sqarimet dhe informatat plotësuese para dorëzimit të ofertës përmes Platformës së E-Prokurimit.
• Lista e të gjithë dokumenteve të tenderit mbështetës për ngarkim në sistemin e E-Prokurimit.
• Ngarkimi dhe bashkëngjitja e dokumenteve ofertuese plus shtojcat (nëse ka) përmes E-Prokurimit.
• Dorëzimi i ofertës në Autoritetin Kontraktues përmes E-Prokurimit dhe Tenderimi Online - E-Tendering (Tenderimi elektronik).
• Dorëzimi i ofertës për me shumë Lote dhe me një Lote.
• Pranimi i procesverbalit të hapjes dhe pranimi i vendimit të Autoritetit Kontraktues.
• Sigurimi i ofertës me dokumentin " Formulari i dorëzimit te tenderit"
• Menaxhimi i Ofertave/Tenderëve përmes E-Prokurimit.
• Ndryshimi i ofertës përmes E-Prokurimit.
• Hapja dhe vlerësimi i ofertave përmes E-Prokurimit
• Shpërblimi i ofertave, shpallja e fituesit dhe lidhja e kontratës.
• Obligimet dhe përgjegjësit e OE dhe Autoriteteve Kontraktuese në kuadër të E-Prokurimit.
• Prokurimi Elektronik (E-Prokurimi) dhe Tenderimi Online dhe ndërlidhja me legjislacion.
• Shpjegime dhe sqarime sipas kërkesave të OE dhe OSHC.
• Moduli i Menaxhimit të Kontratave - të gjitha pikat përmes e-prokurimi
• Moduli Vlerësimi i performancë - të gjitha pikat përmes e-prokurimi
• Mënyra dhe procedura e përgatitjes dhe parashtrimit të Ankesës në AK dhe OSHP - përmes E-Prokurimit,
• Procedurat e shqyrtimit të ankesave - përmes E-Prokurimit,
• Sqarime lidhur me aplikimin e moduleve të reja të E-Prolurimit "Menaxhimin e Kontratës dhe Vlerësimin e perfomancës.
Trajnimi do të mbahet në Golden Hotel, Conference Room, në adresë Rr. Motrat Qiriazi n.n, Ulpiana Prishtinë, afër shkollës fillore Hasan Prishtina.
Çmimi i pjesëmarrjes për person në këtë trajnim është:
• 128 euro për Biznese Kompani dhe OSHC Ndërkombëtare dhe
• 64 euro (apo 50% me lirë) për Biznese, Kompani dhe OSHC të Kosovës.
në çmim përfshihen: Certifikata e trajnimit, pajisja me material shtesë (materiali ju dërgohet edhe në mënyre elektronike), pije dhe kafe gjatë pauzave.
Për të marrë pjesë në trajnim duhet që rezervimin ta bëni deri me 9 nëntor 2022.
Ju lutemi kur e konfirmoni pjesëmarrjen të na dërgoni të dhënat si me poshtë:
- Emrin dhe Mbiemrin e pjesëmarrësve.
- Numrin e telefonit të pjesëmarrësve.
- Numrin Fiskal - për përfaqësues të Bizneseve, Kompanive dhe OSHC.
Pagesa do të bëhet gjatë ditëve së trajnimit.
Rezervimet bëhen në:
Email: [email protected]
[email protected]
Me respekt,
Administrata
European Management Institute
Rruga "Gazmend Zajmi" (Aktash 1), Prishtinë.
Tel : +383 49 212 255
WhatsApp: +383 49 212 255