04/09/2026
Shkolla New York School of Science in Kosova ju fton të aplikoni për regjistrim për vitin e ardhshëm shkollor 2027/2028.
Me program sipas modeleve të shkollave elitare të New York-ut; me mbështetje të partnerëve elitarë; me mësimdhënës cilësorë e me përvojë si dhe me libra e materiale mësimore cilësore, shkolla NYSS është unike në vend dhe e vetmja në Kosovë që i shërben me profesionalizëm nxënësve me potenciale në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë (STEM).
Nga viti shkollor 2027/2028 do të ketë transport të organizuar nga Gjilani, Ferizaji dhe Mitrovica.
Shkolla NYSS tashmë ka mbledhur nxënësit më të talentuar e me më perspektivë që ka Kosova prandaj nxitoni të jeni pjesë e gjeneratës së re të shkencëtarëve të ardhshëm të Kosovës!
Aplikoni për regjistrim për klasat 6, 7, 8, 9 dhe klasën 10.
Linku oë aplikim: https://forms.gle/4w7KrVQeTiMwLj7J9
Shkolla NYSS është themeluar dhe është në pronësi të organizatës joqeveritare - OJQ STEM.