25/10/2024
Mënyra më e mirë për ta bërë një kompani të suksesshme është fuqizimi i njerëzve që punojnë në atë kompani.
Me ekipin fantastik të Illyria Life ditën e filluam me sesionin e Rrotës së Jetës, mjet që perdoret në seancat e coaching, ku me anë të këtij instrumenti vizual, zbuluan fushat e jetës në të cilat janë të kënaqur dhe disa tjera që kanë nevojë për më shumë vëmendje, për t'a arritur ekuilibrin në jetë.
Gjatë punëtorisë, që ishte shumë interaktive dhe me impakt në zhvillimin personal, trajtuam tema që përbejnë një domosdoshmeri si: Komunikimi, Vetësabotimi, Vlerat, Vendosja e kufive të shëndetshëm e deri tek Lumturia.
Qëllimi i coaching nuk është të bëhesh si dikush tjetër, por të bëhesh verzioni më i mirë i vetes!
Një bravo e madhe për kompanitë që fokusohen jo vetëm në rritjen profesionale, por edhe në zhvillimin personal e mirëqenien e punonjësve, ashtu siç do duhej të ishte gjithmonë.
Ju faleminderit për ftesen dhe besimin e dhënë .ks