ZKPS - Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina"

ZKPS - Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina"

Share

Zyra për Kërkime dhe Projekte të Sponzorizuara/Office of Research and Sponsored Projects

20/07/2024

UP vazhdon ngritjen në rangimin botëror të Webometrics — shënon rritje për 278 vende

Universiteti i Prishtinës ka shënuar ngritjen më të madhe dhe renditjen me të lartë në Webometrics, prejse bëhet matja. Në renditjen e fundit të Webometrics, të përditësuar gjatë muajit korrik, UP-ja është renditur në pozitën e 2606-të në nivel botëror. Webometrics vlerëson dhe rangon mbi 32 mijë institucione të arsimit të lartë nga mbarë bota.

Në këtë mënyrë, UP-ja ka shënuar ngritje për 278 vende nga janari i këtij viti, kur edhe është përditësuar dhe publikuar renditja paraprake e Webometrics. Në një kohështrirje më të gjatë, përkatësisht nga korriku i vitit 2022, UP-ja është ngritur për 420 pozicione më lartë.

Mbi bazë të këtyre rezultateve, përfshirë renditjen e fundit, Universiteti i Prishtinës vazhdon të mbetet institucioni lider i arsimit të lartë në mbarë hapësirën shqiptare.

Sipas Webometrics, në rangimin kontinental, UP-ja është e renditur në mesin e top 800 universiteteve prej 6170 institucioneve të arsimit të lartë nga Evropa, të cilat i nënshtrohen këtij rangimi. Në nivel të Evropës Qendrore dhe Lindore, UP-ja është e renditur në pozitën e 177-të nga 2692 universitete të përfshira në vlerësim.

Webometrics është renditje e institucioneve të arsimit të lartë, e cila realizohet çdo gjashtë muaj nga Cybometrics Lab, që është pjesë e Këshillit Kombëtar Kërkimor të Spanjës.

Për më shumë: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,38,2989

17/07/2024

UP regjistron një rritje prej mbi 8 mijë e 200 citimesh sipas Cybermetrics Lab

Në përditësimin e fundit të muajit korrik 2024, bërë nga Cybermetrics Lab, që është pjesë e Këshillit Kombëtar Kërkimor të Spanjës, Universiteti i Prishtinës ka regjistruar një total prej 88483 citimesh në “Google Scholar Citations” nga ekzaminimi i mbi 5000 institucioneve. Ky numër shënon një rritje prej 8220 citimesh nga publikimi i fundit, i bërë në korrik të vitit 2023, në të cilin UP-ja ka pasur 80263 citime.

Ndërsa rritja totale nga korriku 2023 deri në korrik 2024 është 16739 citime. Ndërkohë, në një kontekst më të gjerë, krahasimi midis korrikut 2020 dhe korrikut 2024 tregon një rritje prej 60903 citime.

Modeli i ndjekur në këtë edicion, në kategorinë e transparencës, është mbështetur në mbledhjen e citimeve nga 310 top profilet publike të autorëve më të cituar, duke përjashtuar 20 të parët. Kjo metodë siguron pavarësi nga ndikimi i madhësisë së institucionit dhe përfaqësueshmëri nga profilet e mbetura.

Metrikat e tilla luajnë pa diskutim një rol të rëndësishëm, jo vetëm në renditje, por edhe në imazhin ndërkombëtar të universitetit.

Në funksion të përmirësimit të renditjes ndërkombëtare të UP-së dhe të përcaktimit të fuqisë reale kërkimore të tij, tashmë janë ndërmarrë edhe një numër veprimesh, duke përfshirë korrigjimin dhe regjistrimin e profileve të anëtarëve të personelit akademik me adresën zyrtare të universitetit në “Google Scholar”.

Në mënyrë paralele, janë duke u ndërmarrë veprime, të tilla si krijimi i qasjes në databaza akademike dhe rritja e mbështetjes për projekte kërkimore, punime akademike dhe libra, si dhe mobilitete akademike, me qëllim ngritjen dhe vlerësimin e punës shkencore në UP.

Në krahasim me institucionet e tjera, Universiteti i Prishtinës ka më tepër se dyfishin e citimeve të të gjitha institucioneve të tjera shqipfolëse marrë së bashku.

26/04/2024

🔍 Unlocking Research Funding Opportunities 🔍

Join us for an exclusive workshop led by Greg Dow from King’s College London! 🌟 Gain valuable insights and practical guidance on securing research funding through programs like Horizon Europe, ERC Grants, and Marie Sklodowska-Curie Actions.

🗓️ Date: 07.05.2024
🕒 Time: 10:00
🏛️ Venue: University of Prishtina Library Amphitheater

Don't miss this opportunity to enhance your understanding of research funding possibilities and learn from an expert in the field.
Register now: https://forms.gle/FUx4wfiS94DMzMr36 🚀

02/02/2024

UP fitues i projektit në programin “Horizon Europe” të Komisionit Evropian

UP, në bashkëpunim me institucionet partnere, është fitues i projektit "Reinforcing the Scientific Excellence of the Institute for Ethnopharmacological Studies and Phytotherapy through Twinning with Computer Science - ETHCSTWIN", i financuar nga Komisioni Evropian, në kuadër të programit HORIZON EUROPE (WIDERA-2023-ACCESS-02-01).

Ky projekt do të udhëhiqet nga Instituti për
Studime Etnofarmakologjike dhe Fitoterapi “IESP” (National and Kapodistrian University of Athen, "NKUA" Greqi), në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, University of Gastronomic Sciences (Itali), Fraunhofer-Gesellschaft zur Foerderung der Angewandten Forschung e. V. (Gjermani) dhe Pangea Botanica Germany GmbH (Gjermani).

"ETHCSTWIN" synon zhvillimin e metodologjive inovative me qëllim mbledhjen e të dhënave etnofarmakologjike nga burime të ndryshme, duke përfshirë edhe studime etnobotanike. Po ashtu projekti "ETHCSTWIN" synon të zhvillojë kapacitetet në fushën e Inteligjencës Artificiale (AI), “Machine Learning” dhe “Data Mining”, të cilat do të shërbejnë për mbledhjen, përpunimin dhe krijimin e një baze të të dhënave.

Nga ky projekt do të krijohet "Ecosystem Excellence Aggregator", një platformë e hapur, e cila, pos që do të mundësojë përpunimin e të dhënave, do të ofrojë mbështetje edhe për trajnimin e palëve të interesuara. Ky do të jetë “Ekosistemi” i parë evropian që do të lidhë kërkimet në fushën e Etnofarmakologjisë dhe Fitoterapisë në zonën e Ballkanit, Mesdheut, Evropës Qendrore dhe më gjerë. Për më tepër, ky projekt do të lehtësojë bashkëpunimet e ardhshme ndërmjet ekspertëve nga fushat e Etnofarmakologjisë dhe Shkencave Kompjuterike. Koordinator i këtij projektit për UP-në është prof.dr. Avni Hajdari.

Për më shumë: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,38,2583

31/01/2024

"Kosova Anthropologica" siguron DOI, UP-ja bëhet anëtar i regjistrit Crossref

Për të zbatuar sistemin e identifikimit digjital, revista "Kosova Anthropologica" (Departamenti i Antropologjisë, Fakulteti Filozofik) ka bërë Universitetin e Prishtinës anëtar të Crossref, organizata më e madhe në botë për regjistrimin e sistemit DOI (Digital Object Identifier - Identifikuesi i Objekteve Digjitale).

Crossref (https://www.crossref.org/) mundëson rreth 1.1 miliardë klikime në lidhjet DOI çdo muaj. Anëtarësimi në Crossref është jetik për botuesit që publikojnë libra, revista dhe materiale të tjera në format digjital, sepse siguron identifikim unik të përmbajtjes shkencore. Gjithashtu, promovon publikimet dhe lehtëson lidhjen e referencave në mënyrë automatike. Për më tepër, anëtarësimi në Crossref ofron mundësi të anëtarësimit në institucione që prodhojnë publikime me qasje të hapur (open access) dhe garanton qasje në inovacionet dhe zhvillimet e vazhdueshme në botimin digjital, duke mbajtur botuesit në avantazh të fushës.

Sistemi i Identifikimit Digjital të Objekteve (DOI) është thelbësor për revistat me qasje të hapur pasi ofron një identifikues unik dhe të përhershëm për çdo artikull, duke siguruar njohje dhe referim të veçantë në komunikimin akademik.

DOI-të e bëjnë citimin më të besueshëm dhe ulin rrezikun e zhdukjes së lidhjeve/vegëzave në internet. DOI-të lejojnë gjurmimin e saktë të matjeve dhe citimeve, të cilat janë të rëndësishme për analizën e ndikimit dhe shtrirjes së publikimeve. Thjesht, DOI-të integrojnë revistat me qasje të hapur në ekosistemin digjital shkencor.

Revista e Departamentit të Antropologjisë "Kosova Anthropologica" tani është pajisur me një prefiks DOI dhe nga këtu e tutje do të referojë artikujt e saj me DOI.

Për më shumë: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,38,2571

25/01/2024

UP regjistron një rritje prej mbi 8 mijë e 500 citimesh sipas Cybermetrics Lab

Në përditësimin e fundit të muajit janar 2024, bërë nga Cybermetrics Lab, që është pjesë e Këshillit Kombëtar Kërkimor të Spanjës, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka regjistruar një total prej 80263 citimesh në “Google Scholar Citations” nga ekzaminimi i mbi 5000 institucioneve.

Ky numër shënon një rritje prej 8519 citimesh nga publikimi i fundit, i bërë në korrik të vitit 2023, në të cilin UP-ja ka pasur 71744 citime. Ndërsa rritja totale nga janari 2023 deri në janar 2024 është 23745 citime.

Ndërkohë, në një kontekst më të gjerë, krahasimi midis janarit 2022 dhe janarit 2024 tregon një rritje prej 40794 citate.

Modeli i ndjekur në këtë edicion, në kategorinë e transparencës, është mbështetur në mbledhjen e citimeve nga 310 top profilet publike të autorëve më të cituar, duke përjashtuar 20 të parët.

Kjo metodë siguron pavarësi nga ndikimi i madhësisë së institucionit dhe përfaqësueshmëri nga profilet e mbetura.

Metrikat e tilla luajnë pa diskutim një rol të rëndësishëm, jo vetëm në renditje, por edhe në imazhin ndërkombëtar të universitetit.

Në funksion të përmirësimit të renditjes ndërkombëtare të UP-së dhe të përcaktimit të fuqisë reale kërkimore të tij, tashmë janë ndërmarrë edhe një numër veprimesh, duke përfshirë korrigjimin dhe regjistrimin e profileve të anëtarëve të personelit akademik me adresën zyrtare të universitetit në “Google Scholar”.

Në mënyrë paralele, janë duke u ndërmarrë veprime, të tilla si krijimi i qasjes në databaza akademike dhe mbështetja për projekte kërkimore, punime akademike dhe libra, me qëllim ngritjen dhe vlerësimin e punës shkencore në UP.

Në krahasim me institucionet e tjera, Universiteti i Prishtinës ka më tepër se dyfishin e citimeve të të gjitha institucioneve të tjera shqipfolëse marrë së bashku.

17/01/2024

🌍 Albana Veseli war 2007 erstmals an der Uni Graz, danach folgten Aufenthalte, zuletzt als PhD-Studentin 2012:

💬 „Ich erinnere mich an meine Aufenthalte in Graz als eine der besten Zeiten meines bisherigen Lebens zurück. Abends durch die Innenstadt zu spazieren und an den freien Wochenenden mit Freund:innen die Natur zu erkunden sind einige der Momente, die ich in Graz besonders genossen habe.“

🧪 Als Chemikerin hat sie den Wissenschaftsstandort Graz genutzt, und arbeitet heute an der Universität Pristina. Für den wissenschaftlichen Austausch kehrt sie immer wieder an die Uni Graz zurück:

💬 "Wenn ich etwas über das Kunsthaus oder den Schloßberg höre oder lese, werde ich immer noch emotional. In beruflicher Hinsicht war das Studium in Graz für meine Karriere als Chemikerin entscheidend. Durch meine Forschungsarbeit in Graz habe ich einige wissenschaftliche Arbeiten veröffentlicht, die mir halfen, in der wissenschaftlichen Gesellschaft voranzukommen und neue Kontakte zu knüpfen. ein Studienaufenthalt im Ausland ist in vielerlei Hinsicht von Vorteil und sehr zu empfehlen."

Alle Postcards from Graz findest du hier:
🔗 https://unipub.uni-graz.at/obvugrveroeff/content/zoom/9238778

📷 Uni Graz/Albana Veseli

Alumni Community Uni Graz

12/01/2024

Të nderuar studentë/e,

Fondacioni Federal Gjerman për Mjedisin (DBU) është një fondacion i krijuar nga Republika Federale e Gjermanisë në vitin 1989. Është fondacioni më i madh mjedisor në Evropë. Çdo vit, DBU jep deri në 60 bursa për kualifikim të mëtejshëm në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ruajtjes së natyrës për talentet e rinj. Bursat janë të hapura për të diplomuarit e kualifikuar Master të të gjitha disiplinave nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL), përfshirë Kosovën.

Gjatë kohës së bursës në Gjermani, mbajtësit e bursave zhvillojnë zgjidhje për çështjet mjedisore. Pas kthimit në vendet e tyre të origjinës, të diplomuarit e bursës supozohet të transferojnë dhe zbatojnë drejtpërdrejt njohuritë e tyre në vendet e tyre të origjinës. Për këtë qëllim, në disa raste, DBU mund të japë gjithashtu një numër të kufizuar studentësh me grante të vogla shtesë në vendin e tyre.

Për më shumë informata ftoheni të merrni pjesë në sesion informues me datë 18.01.2024, në ora 14:00 në Sallën e Bibliotekës Universitare, adresa: Eqrem Çabej, Nr. 111, kati përdhesë.

Për më tepër informata në lidhje me Bursat e DBU (https://www.dbu.de/2600.html) dhe për Kosovë https://www.dbu.de/en/promotion/moe-fellowship/kosovo/

Fellowships for graduates from Central- and Eastern Europe (CEE) - [Broschüre]

Fellowships for graduates from Central and Eastern Europe (CEE)

Photos from QATEK - Quality Oriented Teacher Education in Kosovo's post 12/01/2024
29/12/2023

Sapo u botua në internet versioni në gjuhën angleze i numrit të parë të revistës antropologjike Kosova Anthropologica, e cila është një botim i Departamentit të Antropologjisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

Versioni në gjuhën shqipe dhe versioni i shtypur (në të dy gjuhët) pritet të dalin muajin e ardhshëm.

Qëllimi i revistës Kosova Anthropologica është avancimi dijes antropologjike për Kosovën dhe rajonin, në gjuhën shqipe dhe angleze.

Revista shërben si forum i hapur për studiues, kryesisht të fushës së antropologjisë kulturore/sociale, arkeologjisë dhe antropologjisë gjuhësore.

I drejtohet audiencës shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare të interesuar në studimin antropologjik të kulturës, shoqërisë dhe realiteteve jetësore, me fokus në
Kosovë dhe rajon.

Kosova Antropologica është e hapur për kontributet e studiuesve të interesuar për të botuar në fushat/temat e mësipërme dhe përfshin studime të fokusuara në
analizë antropologjike të orientuara nga gjetjet empirike të temave specifike.

Revista mund të lexohet këtu!

https://anthropologica-uni.pr.edu

https://kosovaanthropologica.com/index.php/Journal

08/12/2023

Në kuadër të projektit “Universiteti dhe Angazhimi i Komunitetit” mbështetur nga Peaceful Change Initiative – Pci, Britani e Madhe, Universiteti i Prishtinës në bashkëpunim me University College London (UCL) në Londër organizoi punëtorinë me temën “Academia Without Walls and Towers: Towards Engaged University Locally and Globally” e cila u mbajt në Brezovicë me datë 7 dhe 8 dhjetor 2023.

Në punëtori morrën pjesë akademikë dhe përfaqësues të organizatave me baze në komunitet nga Mbrëtëria e Bashkuar dhe Kosova. Ndër çështjet e diskutuara gjatë punëtorisë ishin sfidat dhe perspektivat e angazhimit të komunitetit të universitetit, ndërkombëtarizimi dhe rrjetezimi, ndikimi i hulumtimit akademik në politikë-bërje dhe çështje të diversitetit dhe barazisë.

Punëtoria rezultoi me ide të reja se si institucionet e arsimit të lartë dhe hisedarët kyç mund të thellojnë bashkepunimin në mësimdhënie, kërkime dhe politikë-bërje për të mbështetur misionin e tretë të univesitetit dhe për angazhim të shtuar mes universitetit dhe komunitetit.

11/11/2023

Universiteti i Prishtinës bëhet me Qendër për Studime të Avancuara.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Drejtues të UP-së, është marrë vendimi për themelimin e kësaj qendre, përmes të cilës synohet bashkëpunimi me universitete dhe institute kërkimore për kërkime shkencore elitare.

Krijimi i Qendrës për Studime të Avancuara në Universitetin e Prishtinës e lehtëson procesin e integrimit në nisma rajonale dhe evropiane, të cilat kanë për qëllim kultivimin e një mjedisi të përbashkët për zhvillim të kërkimeve shkencore dhe të aplikuara në zbatim të praktikave më të avancuara akademike.

Qendra do ta stimulojë debatin intelektual dhe akademik të mbështetur në kërkim shkencor të avancuar dhe ndarje të përvojave dhe perspektivave nga kërkues shkencorë nga rajoni dhe kërkues nga e gjithë bota me interesim shkencor në tematikat dhe kontekstin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Si pjesë e shërbimeve që do të ofrojë qendra do të jetë edhe mundësimi i studimeve pasdoktorale për kërkuesit shkencor nga e mbarë bota.

Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Rr. Eqrem Çabej, Nr 111
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00