Xhamia e fsh.Lladovë

Xhamia e fsh.Lladovë Islamic page

Sot e  ! 🌙🤲Një lutje e zgjedhur;Allahu e begatoftë këtë ditë për ty, të falë mëkatet, të hapë dyert e mirësisë dhe ta mb...
28/08/2026

Sot e ! 🌙🤲

Një lutje e zgjedhur;
Allahu e begatoftë këtë ditë për ty, të falë mëkatet, të hapë dyert e mirësisë dhe ta mbushë zemrën me dritë e qetësi."

27/08/2026
Pejgamberi ﷺ ka thënë:Tregtari   dhe i  , do të jetë me Pejgamberët, të sinqertët dhe dëshmorët në Ditën e Kiametit!Tran...
20/08/2026

Pejgamberi ﷺ ka thënë:

Tregtari dhe i , do të jetë me Pejgamberët, të sinqertët dhe dëshmorët në Ditën e Kiametit!

Transmeton Tirmidhiu

20/08/2026

“O Allah, bëj që dita më e mirë për ne të jetë dita kur të takohemi me Ty.”

Hapat drejt xhamisë, hapa drejt Xhenetit, inshaAllah!  të pranuar
14/08/2026

Hapat drejt xhamisë, hapa drejt Xhenetit, inshaAllah!

të pranuar

Mos e le   kurrë, sepse ka me miliona njerëz në varre që dëshirojnë tu kthehet jeta dhe të bëjnë vetëm një sexhde!
13/08/2026

Mos e le kurrë, sepse ka me miliona njerëz në varre që dëshirojnë tu kthehet jeta dhe të bëjnë vetëm një sexhde!

Kur eklipsohet dielli ose hëna – çfarë duhet të bëjë besimtari?Eklipsi i diellit dhe i hënës nuk është thjesht një dukur...
12/08/2026

Kur eklipsohet dielli ose hëna – çfarë duhet të bëjë besimtari?

Eklipsi i diellit dhe i hënës nuk është thjesht një dukuri astronomike. Pejgamberi ﷺ na mësoi se ato janë dy prej shenjave të Allahut, me të cilat Ai i frikëson robërit e Tij. Ato nuk eklipsohen për shkak të vdekjes apo jetës së askujt.

Allahu i Lartësuar thotë:

> ﴿وَمَا نُرْسِلُ بِالْآيَاتِ إِلَّا تَخْوِيفًا﴾

“Ne nuk i dërgojmë shenjat për tjetër, veçse për të frikësuar.” (El-Isra: 59)

Prandaj, kur ndodh eklipsi, besimtari nuk merret me bestytni, ogure apo interpretime të kota, por kthehet tek Allahu.

Si falet namazi i eklipsit?

Namazi është dy rekate, por dallon nga namazi i zakonshëm.

Në rekatin e parë:
-merret tekbiri dhe bëhet një qëndrim i gjatë në këmbë me lexim;
-bëhet rukù e gjatë;
-ngrihet përsëri në këmbë dhe lexohet përsëri, por më shkurt se leximi i parë;
-bëhet një rukù e dytë, më e shkurtër se e para;
-pastaj bëhen dy sexhde.

Në rekatin e dytë veprohet në të njëjtën mënyrë: dy qëndrime në këmbë, dy ruku dhe dy sexhde.
Pra, namazi përbëhet nga dy rekate, katër qëndrime në këmbë, katër ruku dhe katër sexhde.
Leximi bëhet me zë, sipas Sunetit të Pejgamberit ﷺ.

Çfarë duhet të bëjë besimtari gjatë eklipsit?

Pejgamberi ﷺ ka thënë:
“Kur ta shihni atë, faluni dhe lutuni derisa të largohet.”

Prandaj, gjatë eklipsit duhet të shtohen:
namazi, duaja, dhikri, istigfari dhe sadakaja.
Është gjithashtu kohë për frikë nga Allahu, përulje dhe përkujtim të Kiametit.

Pejgamberi ﷺ, kur ndodhi eklipsi, u ngrit i frikësuar, duke pasur frikë se mos kishte ardhur Kiameti. Pastaj tha:
“Sikur ta dinit atë që di unë, do të qeshnit pak dhe do të qanit shumë.”

Eklipsi na kujton se dielli dhe hëna, sado madhështore të jenë, janë vetëm krijesa të Allahut. Nuk janë zota, nuk kanë fuqi të pavarur dhe nuk lidhen me vdekjen apo jetën e njerëzve.

Prandaj, kur shfaqet një shenjë e Allahut, besimtari nuk duhet vetëm të pyesë: “Si ndodhi?”, por edhe: “Çfarë kërkon Allahu nga unë në këtë moment?”

Përgjigjja e Sunetit është e qartë:

Falu. Lutu. Kërko falje. Jep sadaka. Kujto Kiametin dhe ktheje zemrën te Allahu.
“Dielli dhe hëna janë dy shenja prej shenjave të Allahut. Ato nuk eklipsohen për vdekjen ose jetën e askujt. Kur ta shihni këtë, faluni, lutuni dhe jepni sadaka.”

(Buhariu dhe Muslimi)

Address

Gjilan
Pristina
ISLAMI

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Xhamia e fsh.Lladovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share