Shkolla Fillore e Mesme e Ulët "Teuta", Grashticë

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët "Teuta", Grashticë

Share

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët "Teuta", Grashticë

16/06/2026

Urime nxënëses Noela Krasniqi për paraqitjen e saj të shkëlqyer në Festivalin e Gjilanit!
Me talent, përkushtim dhe interpretim të veçantë në recitim, Noela dëshmoi aftësitë e saj artistike dhe la mbresa te publiku.
Të urojmë suksese të vazhdueshme, arritje edhe më të mëdha dhe shumë momente të bukura në rrugëtimin tënd artistik. Bravo, Noela!

Photos from Shkolla Fillore e Mesme e Ulët "Teuta", Grashticë's post 10/06/2026

Të vegjlit tanë sot festuan mësimin e shkronjave! 📚✨

Një Festë e Abetares e organizuar me shumë dashuri u mbajt sot në shkollën tonë, duke sjellë buzëqeshje, gëzim dhe emocione të veçanta për nxënësit tanë të klasës së parë.

Falënderojmë mësuesen Merita Hasimi, prindërit dhe stafin e shkollës për përkushtimin, punën dhe angazhimin e palodhshëm, që kjo festë të jetë sa më e bukur dhe madhështore.

Urime për yjet tanë të vegjël për këtë hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre drejt dijes! Ju urojmë shumë suksese, shëndet dhe arritje të shumta në të ardhmen! ⭐️📖🌷

Photos from Shkolla Fillore e Mesme e Ulët "Teuta", Grashticë's post 05/06/2026
Photos from Shkolla Fillore e Mesme e Ulët "Teuta", Grashticë's post 05/06/2026

Me shumë krenari dhe emocione përmbyllëm programin e minimaturës së klasës së pestë. 🌟

Nxënësit tanë prezantuan talentin, kreativitetin dhe punën e tyre të palodhur përmes recitimeve, valleve, dramës, eseve, vizatimeve dhe aktiviteteve të ndryshme që na mbushën zemrat me gëzim.

Urime të gjithë nxënësve për këtë etapë të rëndësishme të rrugëtimit të tyre shkollor! Ju urojmë shumë suksese në hapat e ardhshëm dhe falënderojmë prindërit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Një falënderim i veçantë për mësuesen Agnese, e cila me përkushtim, dashuri dhe punë të palodhur i udhëhoqi nxënësit gjatë këtyre viteve. I lumtë për punën e mrekullueshme dhe për kontributin e çmuar në formimin dhe edukimin e brezave të rinj!

Photos from Shkolla Fillore e Mesme e Ulët "Teuta", Grashticë's post 04/06/2026

Çdo ditë risi në shkollën tonë!
Falenderojmë drejtorinë e Arsimit, për ndërrimin e tërësishëm të dyerëve të shkollës. Pas 24 viteve është bërë ndërrimi i dyerve.
Një ambient i mirë nxit nxënësit të mësojnë më shumë dhe është më atraktiv.

Photos from Shkolla Fillore e Mesme e Ulët "Teuta", Grashticë's post 03/06/2026

Falënderim

Me respekt dhe mirënjohje të veçantë, e falënderoj ish-arsimtaren tonë të nderuar për kontributin e saj të çmuar në edukimin dhe formimin e shumë brezave. Botimi i librit “Kthim në Kohë” është një dëshmi e përkushtimit, urtësisë dhe dashurisë së saj për dijen dhe kulturën.

Ju urojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin tuaj krijues dhe shumë vepra të tjera që do të pasurojnë letërsinë dhe kujtesën tonë kolektive. Jemi krenarë që kemi pasur një mësuese të tillë, e cila vazhdon të frymëzojë edhe përmes shkrimeve të saj.

Urime për botimin e librit dhe faleminderit për gjithçka që keni dhënë ndër vite! 🌹📚

Photos from Shkolla Fillore e Mesme e Ulët "Teuta", Grashticë's post 03/06/2026

Përmes renovimi i tërëshishëm të shkollës synojmë që ambienti të jetë motivim shtesë për nxënësit e shkollës sonë!


Photos from Shkolla Fillore e Mesme e Ulët "Teuta", Grashticë's post 01/06/2026

❤️1 Qershori❤️

Gjatë vizitës në shesh për nderë të Ditës së Fëmijëve u zhvilluan aktivitete të ndryshme argëtuese dhe edukative. Fëmijët morën pjesë në lojëra, kënduan, vallëzuan dhe u argëtuan me shokët e tyre. Atmosfera ishte e mbushur me gëzim, energji pozitive dhe entuziazëm.

Kjo vizitë ishte një mundësi e mirë që fëmijët të socializohen, të mësojnë përmes aktivitetit dhe të krijojnë kujtime të bukura që do t’i mbajnë mend për një kohë të gjatë.

Photos from Shkolla Fillore e Mesme e Ulët "Teuta", Grashticë's post 01/06/2026

Ky është një moment i rëndësishëm në rrugëtimin e tyre arsimor, që pasqyron përkushtimin, punën dhe njohuritë e fituara gjatë viteve të shkollimit. Bashkë me Shfmu Ganimete Tërbeshi dhe Shfmu Rilindja, nxënësit tanë kaluan momente të paharruara.
Urojmë që të gjithë nxënësit të kenë arritur rezultate sa më të mira dhe suksese të vazhdueshme në hapat e ardhshëm të edukimit të tyre.
Suksese të gjithë semimaturantëve të SHFMU "Teuta"! 🎓📚✨

Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Rruga Gollaku, Fshati Grashtice, Nr. 9
Pristina