Kopshti Pathway

Kopshti Pathway Kopshti “Pathway” është institucioni më i ri dhe më i veçantë i edukimit të hershëm në Prishtinë.

10/09/2026

🛝☀️

10/09/2026

Sigurisht që do të dalim jashtë… sapo t’i mbledhim lodrat. 🤗

Fillimi i kopshtit është një ndryshim i madh.Fëmija po hyn në një ambient të ri, po njeh njerëz të rinj, po mëson një ru...
08/09/2026

Fillimi i kopshtit është një ndryshim i madh.

Fëmija po hyn në një ambient të ri, po njeh njerëz të rinj, po mëson një rutinë të re dhe, mbi të gjitha, po përjeton ndarjen nga personat me të cilët ndihet më i sigurt.

Prandaj adaptimi nuk matet vetëm me pyetjen: “A qau sot?”

Ne shohim edhe gjëra të tjera.
A po fillon ta njohë edukatoren?
A po eksploron ambientin?
A po përfshihet në lojë?
A po e kupton gradualisht rutinën?
A po ndërton besim?

Disa fëmijë e bëjnë këtë shpejt. Të tjerë kanë nevojë për më shumë kohë.

Në Pathway, qëllimi nuk është që fëmija të adaptohet sa më shpejt. Qëllimi është që ai të ndërtojë gradualisht një ndjenjë të vërtetë sigurie.

Adaptimi nuk është garë me kohën. Është ndërtim i besimit.

Ka një arsye.

Nga mosha 1 deri në 2 vjeç ndodhin shumë ndryshime brenda një kohe shumë të shkurtër.Fëmija fillon të ecë më sigurt, të ...
05/09/2026

Nga mosha 1 deri në 2 vjeç ndodhin shumë ndryshime brenda një kohe shumë të shkurtër.

Fëmija fillon të ecë më sigurt, të eksplorojë çdo cep të ambientit, të kuptojë gjithnjë e më shumë gjuhën, të përdorë fjalët e para dhe të tregojë shumë më qartë çfarë dëshiron dhe çfarë nuk dëshiron.

Në këtë periudhë, kujdesi dhe zhvillimi nuk mund të ndahen nga njëri-tjetri.

Në Kopshtin Pathway, për fëmijët 1–2 vjeç krijojmë një ambient të sigurt dhe të përshtatur për ritmin e tyre, ku fokusi është te:
• krijimi i një marrëdhënieje të sigurt me edukatoren;
• adaptimi gradual me ambientin dhe rutinën;
• zhvillimi i hershëm i gjuhës dhe komunikimit;
• lëvizja dhe zhvillimi motorik;
• eksplorimi përmes lojës dhe shqisave;
• socializimi i parë me fëmijët e tjerë;
• zhvillimi gradual i pavarësisë.

Në këtë moshë, edhe gjërat që duken shumë të vogla janë hapa të mëdhenj: të hajë vetë, të kërkojë diçka, të eksplorojë një material të ri, të ndahet gradualisht nga prindi apo të krijojë besim me një person tjetër.

Këto janë themelet mbi të cilat ndërtohen hapat që vijnë më pas.

Nëse fëmija juaj është 1–2 vjeç, ejani ta njihni ambientin, ekipin dhe mënyrën se si punojmë në Pathway.

📩 Na shkruani për një vizitë.
📞 +383 43 880 828


Në moshën 2–3 vjeç, fëmija fillon të kërkojë gjithnjë e më shumë pavarësi.

Dëshiron të provojë vetë, të zgjedhë, të komunikojë më shumë dhe të krijojë marrëdhëniet e para më të qëndrueshme me fëmijët e tjerë.

Pikërisht në këtë periudhë, një ambient i mirë i edukimit të hershëm mund të bëjë shumë më tepër sesa thjesht të kujdeset për fëmijën gjatë ditës.

Në Kopshtin Pathway, dita ndërtohet për të mbështetur:
• zhvillimin e gjuhës dhe komunikimit;
• socializimin dhe lojën me bashkëmoshatarët;
• pavarësinë në aktivitetet e përditshme;
• menaxhimin gradual të emocioneve dhe frustrimit;
• vëmendjen, kuriozitetin dhe zgjidhjen e problemeve;
• lojën, lëvizjen dhe eksplorimin.

Në këtë moshë nuk presim që fëmija t’i dijë të gjitha. I krijojmë mundësi që t’i provojë, t’i mësojë dhe t’i ndërtojë gradualisht.

Nëse fëmija juaj është 2–3 vjeç dhe po mendoni për fillimin ose vazhdimin e edukimit në kopsht, ju ftojmë ta njihni Pathway nga afër.

📩 Na shkruani

Duket si loje por...po mësojmë të zgjidhim probleme! 🧩Një puzzle që kërkon durim, një kullë me lego që rrëzohet apo një ...
04/09/2026

Duket si loje por...po mësojmë të zgjidhim probleme! 🧩

Një puzzle që kërkon durim, një kullë me lego që rrëzohet apo një ndërtim që kërkon bashkëpunim, i mëson fëmijët të mendojnë: “Si mund ta provoj ndryshe?” 💭

Përmes lojës, ata zhvillojnë të menduarit logjik, planifikimin, orientimin hapësinor, përqendrimin dhe këmbënguljen, duke mësuar njëkohësisht të menaxhojnë frustrimin dhe impulset. Në Kopshtin Pathway, krijojmë hapësirë që fëmijët të eksplorojnë, provojnë dhe zbulojnë përmes përvojës.

Po kërkoni një kopsht ku çdo aktivitet bëhet mundësi për të mësuar dhe për t’u zhvilluar? Na kontaktoni dhe ejani ta vizitoni Pathway. 🤍

Një skenë plot ngjyra, e shumë vogëlushë që e bënë edhe më të bukur. 🌈🩵
03/09/2026

Një skenë plot ngjyra, e shumë vogëlushë që e bënë edhe më të bukur. 🌈🩵

Plot lojë, të qeshura, shoqëri dhe aventura të reja që na presin në Pathway.Mirë se erdhët, vogëlushë!
03/09/2026

Plot lojë, të qeshura, shoqëri dhe aventura të reja që na presin në Pathway.

Mirë se erdhët, vogëlushë!

03/09/2026

Then & now… nga vogëlushët tanë të vegjël te fëmijët që janë sot. ✨🥰

Një fëmijë mund të bërtasë, të qajë apo të zemërohet kur diçka nuk shkon sipas dëshirës.Sjelljen e shohim menjëherë.Por ...
03/09/2026

Një fëmijë mund të bërtasë, të qajë apo të zemërohet kur diçka nuk shkon sipas dëshirës.

Sjelljen e shohim menjëherë.

Por pas saj mund të ketë frustrim, lodhje, vështirësi për të komunikuar, zhgënjim apo thjesht një emocion që fëmija ende nuk di si ta menaxhojë.

Kjo nuk do të thotë që çdo sjellje lejohet.

Kufijtë janë të rëndësishëm. Por po aq e rëndësishme është që fëmija gradualisht të mësojë çfarë po ndien dhe çfarë mund të bëjë me atë emocion.

Në Pathway, nuk synojmë vetëm ta ndalim një sjellje në moment. Synojmë ta ndihmojmë fëmijën të ndërtojë aftësitë që një ditë do ta ndihmojnë ta rregullojë vetë.

Sepse vetërregullimi mësohet përpara se të pritet.

Ka një arsye.

🎈♥️
02/09/2026

🎈♥️

Address

Teodor Muzaka, Mati 1, Blloku C, Hyrja B
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 07:30 - 17:00
Tuesday 07:30 - 17:00
Wednesday 07:30 - 17:00
Thursday 07:30 - 17:00
Friday 07:30 - 17:00

Telephone

+38343880828

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kopshti Pathway posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Kopshti Pathway:

Shortcuts

Share