Mësues-Mësuese
Kjo faqe është veq për student
27/01/2023
Mësuesja
Njërin fëmijë e zgjoi herët,
Tjetrin vetëm e la në gjumë,
Te kopshti priti për t'ia hapur derën
Pastaj me nxitim, u nis për në punë.
'S'guxoj të vonohem'- me vete mendoi
Shtrëngoi çantën me libra rënduar,
Drejtori te shkallët shtrembër e shikoi,
Ora e parë, tashmë kishte filluar.
Lodhjen, hallet, të gjitha i harroi,
Me gaz për t'filluar mësimin e ri
Kur hyri në klasë, ç'lajme që mori
Braktisje, sëmundje, keqtrajtime në shtëpi...
'Sa ditë të vështirë kalova sot'
Po mendonte e gatuante në kuzhinë,
Një nënë e shqetësuar e thirri në telefon
Fëmijët, të uritur, prisnin në tavolinë...
Prof: Selim Tahiri
16/01/2023
Nje i moshuar, takon nje djale te ri qe e pyet:
- Te kujtohem une? Jo, i pergjigjet i moshuari.
Atehere i riu i thote se ka qene nje student i tij dhe profesori e pyet :- Ashtu? E cfare pune ben tani?
I riu i pergjigjet : Eh, bej mesuesin.
- Oh, sa bukur, si une? I tha i moshuari.
- Po, ne realitet jam bere mesues sepse me ke frymezuar te jem si ju.
I moshuari, kurioz, e pyet te riun ti tregoje arsyen. Dhe i riu i tregoi kete histori:
Nje dite, nje shoku im edhe ai student, erdhi ne shkolle me nje ore te bukur, te re dhe une ja vodha. Pak me vone shoku im e kuptoi qe i kishin vjedhur oren, dhe shkoi te ankohej tek profesori qe ish*t ju. Atehere ju, ju drejtuat klases:
- Ora e shokut tuaj eshte vjedhur sot ne klase gjate ores se mesimit. Kush e ka vjedhe, ju lutem ta ktheje.
Por une nuk e ktheva sepse nuk doja qe ta ktheja.
Pastaj ju mbyllet deren e klases dhe na thate qe te coheshim ne kembe sepse do te na kontrollonit te gjitheve nje nga nje. Por me pare na the te mbyllnim syte. Keshtu beme dhe ju kerkuat nje per nje dhe kur arritet tek une, gjetet oren dhe e moret.
Filluat te kerkonit ne xhepat e te gjitheve dhe kur mbaruat thate :
- Hapini syte, e gjeta oren.
Nuk me thate kurre asgje dhe nuk e permendet kurre ngjarjen. Nuk e thate kurre emrin e atij qe e kishte vjedhur. Ate dite, ju shpetuat dinjitetin tim pergjithmone. Ishte dita me e turpshme e jetes time. Nuk me thate kurre asgje, por edhe pse nuk me bertitet kurre apo nuk me thirret kurre per te me bere moral, une e kuptova qarte mesazhin. Dhe fale jush kam kuptuar se kjo eshte ajo qe duhet te beje nje edukator i vertete. Ju kujtohet kjo ngjarje profesor?
Dhe profesori i pergjigjet:
- Une kujtoj situaten, oren e vjedhur, qe kam kerkuar neper xhepat e te gjitheve por nuk me kujtohesh sepse edhe une i kisha syte te mbyllur nderkohe qe kerkoja.
Ky eshte gjithe thelbi i kesaj ngjarje. Nese per te korrigjuar, ke nevoje te poshterosh, atehere nuk je nje mesues!
14/01/2023
Pak nxënës, paralelet drejt mbylljes/
Pak nxënës, paralelet drejt mbylljes/Video - ExpressAktiv Në mungesë të nxënësve në Dremjak e Gërlicë të Ferizajt, paralelet e tetë shkollave po shqyrtohen të mbyllen. Kështu kanë thënë nga Drejtoria e Arsimit të Ferizajt, bazuar në udhëzimin administrativ të Ministrisë së Arsimit. Por, këtë veprim të komunës po e kundërshtojn....
13/01/2023
Në shkollën ku punoj prej themelimit të saj, që mbanë emrin e Dëshmorit të Kombit Astrit Bytyçi, nga sot do të ushtroj detyrën e drejtorës së shkollës.
Me një ceremoni zyrtare të pranim-dorezimit të detyrës, falenderova për punën e deritanishme drejtorin z.Ramadan Ademaj, falenderova edhe kolegët dhe koleget mesimdhënës për punën dhe angazhimin e tyre profesional.
Qëllimi ynë është, të krijojmë kushte e mundësi më të mira për fëmijët tanë në procesin edukativo-arsimor!
Na priftë e mbara!
Urime Detyrën e Drejtorës se re:
Kristina Gashi - Bytyçi
Mu afrua një nxënëse e klasës së dytë afër bankës sime dhe më tha: "Mami a i kam bërë detyrat mirë?".
E habitur i thash: "Unë jam mësuesja zemër, pse më the mami?".
Më tha: "Për mua je mami im i dytë" dhe shkoi në vend.
Aq u lumturova nga ky shkëmbim i shkurtër fjalësh sa më ska. Nxënësit kanë fuqinë të të ndryshojnë ditën, javën e jetën. Ata janë si fëmijët tanë që vetëm se nuk jetojnë me ne.
15/12/2022
Prof.Te uroj suksese
Shkolla "Bajram Curri" ka një Drejtor të ri. - ExpressAktiv Pas një përvoje mbi 15 vjeçare si arsimtar i gjuhës angleze, në vitet e fundit paralelisht edhe si Koordinator për Cilësi, erdhi koha për përgjegjësi të reja. I lumtur për nderin dhe i vetëdijshëm për përgjegjësinë që mbart me vete ky post, natyrisht se këtë lajm po e ndaj me ju...
13/12/2022
Shkolla "Bajram Curri" ka një Drejtor të ri.
Pas një përvoje mbi 15 vjeçare si arsimtar i gjuhës angleze, në vitet e fundit paralelisht edhe si Koordinator për Cilësi, erdhi koha për përgjegjësi të reja.
I lumtur për nderin dhe i vetëdijshëm për përgjegjësinë që mbart me vete ky post, natyrisht se këtë lajm po e ndaj me ju me ndjenja të përziera. Nuk është e lehtë asnjëherë për një mësues të lë ditarin dhe të mos jetë pjesë aktive e mësimdhënies.
Konsideroj se kam lënë mjaft trashëgimtarë, ish-nxënës të cilët sot janë arsimtarë të gjuhës angleze. Shumë të tjerë janë duke vazhduar studimet edhe në drejtime tjera ose janë punësuar, gjithmonë duke shfrytëzuar gjuhën angleze si një armë mjaft të fuqishme sot në tregun e punës, gjë për të cilën jam shumë krenar.
Shkolla "Bajram Curri" e cila e mban epitetin si njëra prej shkollave më me traditë dhe me të suksesshme në vend, është në fund të një cikli të saj zhvillimor. Natyrisht se planin e ri zhvillimor do t'ua prezantojmë organeve komunale por edhe akterëve të tjerë në kohën e duhur.
Mua më mbetet që tërë kapacitetin tim profesional dhe personal ta shfrytëzoj në të mirë të zhvillimit të gjithëmbarshëm të shkollës dhe realizimit të vizionit që kemi për të. Në këtë kuptim pres bashkëpunimin e të gjitha palëve pa dallim.
***
Zotin e Madhërishëm çdoherë e falenderojmë për çdo mirësi në jetën tonë.
Falenderues, mirënjohës dhe krenar përherë me familjen🤍 time për përkrahjen e pakursyer në çdo hap të jetës sime.
Falenderim për të gjithë kolegët dhe stafin shkollës sonë me të cilët kaluam vite të mrekullueshme së bashku dhe me të cilët do të bashkëpunojmë me përkushtim në vitet në vijim.
Veçanërisht mirënjohës ndaj Drejtorit, Tahir Shabani për mirëkuptimin dhe përkrahjen e vazhdueshme gjatë tërë këtyre viteve në të gjitha proceset, aktivitetet, sukseset dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar shkolla.
Krenar me të gjithë nxënësit dhe ish-nxënësit e mi dhe me çdo të arritur të tyre. Po ashtu shpreh konsideratë të lartë për komunitetin e prindërve të shkollës sonë me të cilët presim bashkëpunim sa më të mirë edhe në vitet në vazhdim.
Dhe gjithsesi shumë mirënjohës ndaj organeve komunale të Komunës së Fushë Kosovës për vlerësimin, besimin, profesionalizmin dhe korrektësinë e treguar.
*Mandati im si Drejtor i Shkollës "Bajram Curri" fillon më 17 janar 2023. Më 16 janar del në pension Drejtori aktual, i nderuari z.Tahir Shabani.
E marrur nga: Fidan Hasani
13/12/2022
Shkolla fillore në fshatin Pirok të Tetovës, e para shkollë Shqipe pas 30 vjet robnije nga sllavët.
Arkivi-Historia
PIROK
10/12/2022
Në kohën time klasa përbëhej nga 40 nxënës, (ose 52 që ishte maksimumi).
Në kohën time, ishe dyshe në banke, por dhe treshe.
Në kohen time nuk kishte pandemi, po kishte një morr që të kërciste nga koka shokut e direkt tek koka jote.
Në kohën time, dilje në orën 07:30 e ktheheshe në shtëpi në orën 13:00. Nuk na sillte as mami, as babi, as gjyshi dhe as makina, por këmbët tona.
Në kohën time klasa ishte me fat nëse nuk kishte asnjë xham të thyer dhe nëse ajo soba atje në cepin e klasës, ishte e ndezur.
Në kohën time, banjot ishin si banjo publike sa shpesh merrje vendim që të duroje deri në shtëpi.
Në kohen time, duart i kishim me shkumës dhe ashtu qëndrronin derisa të shkoje t’i laje në banjo.
Në kohën time mbaj mend se u dha lajmërimi "Kujdes nga Sida ". Dhe ne, fëmijët, kur shikonim gjilpëra në t**e bërtisnim "Sidaaaaaa ".
Në kohën time vinin nëpër klasa disa njerëz që na mesonin se duhet të lanim dhëmbët dhe se si duhet të përdornim furçën.
Ne kohën time, feta e bukës të binte në tokë por nuk hidhej, thjesht pastrohej dhe dëgjohej fjalia: Hajd se shëndet të bëhet.
Në kohën time sëmureshe me 40-të dhe pije atë analginen e shpifur e cila shoqërohej me fjalinë "kujdes se mos e vjell se është e fundit ". Dhe shëroheshim për bukuri. Ca kompresa me atë erën e uthullës dhe kaq!
Në kohën time kishte zgjebë, por nuk na kapte kurrë. Nuk mbanim as maska as dizifektantë. Nuk mbanim distanca. Orët ishin njësoj: 45 minuta.
Në kohën time, gërmoje me dorë gropën dhe luaje t**a gropash.
Në kohen time topi binte në ujë e pastaj në dhe, e bëhej me baltë. Nuk kishim facoleta të lagura por kishim bluzë. Djersa thahej vetë. Dhe ja dolëm për bukuri! Ashtu të zhgrryer nëpër banka, tabela, shkumsa, baltra, djersë, me morra e pa morra, ja dolëm.
/Nga regjizorja ELMA DOREZI
Mesues-Mesuese
09/12/2022
I K J E
Heshtën mësuesit. Tani, u mungojnë nxënësit!
Heshtën pedagogët. Tani, u mungojnë studentët!
Heshtën sipërmarrësit. Tani, u mungojnë punëtorët!
Heshtën prindërit. Tani, u mungojnë fëmijët!
Heshtën politikanët. Tani, u mungojnë votuesit!
Doni të flisni tani?
Tani, s'ka mbetur më njeri, s'ka kush t'ju dëgjojë!
10/11/2022
𝐇𝐢𝐫𝐚 𝐣𝐮 𝐥𝐮𝐭ë 𝐪ë 𝐭𝐚 𝐧𝐝𝐢𝐡𝐦𝐨𝐧𝐢 𝐪ë 𝐭ë 𝐞𝐜 𝐦𝐞 𝐤ë𝐦𝐛ë𝐭 𝐞 𝐬𝐚𝐣... 🙏🙏🙏
Hira Ramadani është 11 vjeçare dhe vjen nga Prizreni. Ajo është e diagnostifikuar me RPM, të cilës i duhet trajtim jashtë vendit.
Hira e ka realizuar një operacion, por trajtimi i saj pritet të zgjatë 3 vite, me ç’rast shuma është tepër e madhe dhe e papërballueshme për familjen.
𝐇𝐢𝐫ë𝐬 𝐢 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐧 𝐚𝐟ë𝐫 𝟏𝟎𝟎 𝐦𝐢𝐣ë 𝐞𝐮𝐫𝐨 𝐩ë𝐫 𝐭𝐫𝐞 𝐯𝐢𝐭𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐭𝐢𝐦 𝐧ë 𝐦ë𝐧𝐲𝐫ë 𝐪ë 𝐚𝐣𝐨 𝐭ë 𝐪𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧ë 𝐤ë𝐦𝐛ë𝐭 𝐞 𝐬𝐚𝐣.
Lusim ata që kanë mundësi të ndihmojnë, të kontribuojnë në emrin e nënës së Hirës, Rina Ramadani (me numër personal të letërnjoftimit 1232608940), gjegjësisht në këtë llogari bankare 𝟏𝟓𝟎𝟐𝟎𝟎𝟏𝟎𝟎𝟒𝟏𝟎𝟑𝟏𝟒𝟐 në Raiffeisen Bank, dhe me numër të telefonit: +383 49 648 557.
🙏🙏🙏
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Pristina