Fakulteti i Mjekësisë - Këshilli Studentor

Fakulteti i Mjekësisë - Këshilli Studentor Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Fakulteti i Mjekësisë - Këshilli Studentor, Educational consultant, Pristina.

06/11/2024
Sot gjatë takimit me Menaxhmentin e ri të Fakultetit të Mjekësisë; Dekanin Prof. Dr. Sefedin Muçaj, Prodekanen për mësim...
08/10/2024

Sot gjatë takimit me Menaxhmentin e ri të Fakultetit të Mjekësisë; Dekanin Prof. Dr. Sefedin Muçaj, Prodekanen për mësim dhe çështje studentore Prof. Assoc. Aurora Bakalli, Prodekanin për shëndetësi Prof. Dr. Naser Ramadani dhe Prodekanen për financa dhe infrastrukturë Prof. Assoc. Miranda Stavileci-Veliu.

Në këtë takim shfrytëzuam rastin për t’i uruar Menaxhmentit marrjen e detyrës së re, nga studentët përfaqësues nga FM në tri nivele hierarkike, nivel Këshillit Studentor, Parlamentit Studentor dhe Senatit.

Këshilli Studentor i Fakultetit të Mjekësisë është gjithmonë në shërbim të studentëve. Çdo çështje që na paraqitet do të trajtohet me përgjegjësi të plotë dhe në interes të tyre.
Ne zotohemi se zëri juaj do të dëgjohet dhe gjithmonë do të veprohet në të mirë të përbashkët.

Në këtë takim përurues dhe diskutues, biseduam për shumë punë të mira që na presin e që do të njoftoheni së shpejti.

Këshilli Studentor falënderon Menaxhmentin për bashkëpunimin, energjinë dhe vullnetin për të shtyrë çdo proces jetik për të mirën e Fakultetit dhe Universitetit.

Struktura e re udhëheqëse e organizative e Këshillit Studentor, për periudhën 2023-2024.Zotohemi maksimalisht se do jemi...
04/10/2023

Struktura e re udhëheqëse e organizative e Këshillit Studentor, për periudhën 2023-2024.

Zotohemi maksimalisht se do jemi zëri juaj për çdo kërkesë racionale.
Na priftë e mbara!

Plaurat E. Krasniqi,
Besfort R. Racaj,
Halisa Kqiku,
Mirlind Gashi,
Alma Shkodra.

Me datë 21.07.2023 në ambientet e Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës u mbajt provimi pranues për Student...
26/07/2023

Me datë 21.07.2023 në ambientet e Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës u mbajt provimi pranues për Studentët e rinj të Mjekësisë.

Ne si Këshill Studentor i Fakultetit të Mjekësisë morëm pjesë bashkë me Profesorët e Assistentët në mbarëvajtjen e provimit pranues.

Procesi i mbajtjes së provimit ka shkuar shumë mirë dhe ne duam të falenderojmë të gjithë Profesorët për korrektësinë e tyre si dhe aplikantët në respektimin e rregullave gjatë mbajtjes së provimit.

Sipas rezultateve preliminare doli se provimi pranues ishte i suksesshëm edhe këtë vit sikurse viteve tjera.
E konkurenca si gjithëherë e jashtëzakonshme!

Studentëve të rinj, e që nga tani janë kolegët tanë, iu dëshirojmë shumë suksese në rrugëtimin e tyre akademik!

Me respekt, Këshilli Studentor i Fakultetit të Mjekësisë

14/06/2023
13/02/2023

Universiteti i Prishtinës (UP) është universitet publik në Prishtinë, Kosovë. Eshte universiteti më i madh dhe më i vjeter në Kosovë.

13/02/2023

Të dashur studentë,

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, në mbledhjen e mbajtur me datë 9 shkurt 2023, ka aprovuar raportin e Komisionit për ndarjen e bursave universitare për studentët tanë, për vitin akademik 2022/23.

Në vegzën e bashkëngjitur i gjeni listat e përfituesve për të gjitha njësitë akademike të UP-së, si dhe informatat e tjera relevante. 👇🏻
https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,38,1900

Përgëzime për studentët përfitues të bursës për suksesin e arritur!

👩🏻‍🎓👨🏻‍🎓

09/02/2023

VAZHDOHET AFATI PËR REGJISTRIMIN E SEMESTRAVE

Të nderuar studentë të Universitetit të Prishtnës,

Ju njoftojmë se afati për regjistrimin e semestrave është vazhduar deri më 28.02.2023, ora 16:00, për studentët e të gjitha niveleve.

24/01/2023

Vetëm gjatë vitit 2022, mbi 35 mijë vërtetime që dëshmojnë statusin e studentit janë lëshuar nga zyrat e shërbimit studentor të Universitetit të Prishtinës. Përmes modulit më të ri të Sistemit Elektronik për Menaxhimin e Studentëve (SEMS), ky dokument nga tani e tutje mund të shkarkohet online nga secili student, përmes llogarive personale studentore në SEMS.

Me anë të këtij moduli, studentët do të mund të pajisen me vërtetim të studentit, në tri gjuhë, në pak minuta.

Për të lehtësuar procesin e pajisjes me këtë dokument, UP-ja ka përgatitur një manual, i cili shpjegon hapat që duhet të ndiqen. Manualin dhe njoftimin e plotë e gjeni në vegzën në vijim:
🔗 https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,35,1872

Përshëndetje për të gjithë!Po ju njoftojmë me 11 anëtarët e Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë 2022-2024.Kët...
23/01/2023

Përshëndetje për të gjithë!

Po ju njoftojmë me 11 anëtarët e Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë 2022-2024.

Këto dy vite me shumë vullnet dhe përkushtim do të mundohemi të jemi zëri juaj për të drejtat tona si studentë. Premtojmë gjithnjë transparencë dhe bashkëpunim, për të mirën tonë të përbashkët!

Address

Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fakulteti i Mjekësisë - Këshilli Studentor posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Fakulteti i Mjekësisë - Këshilli Studentor:

Shortcuts

Share