Qendra e Gjuhëve

Qendra e Gjuhëve Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Qendra e Gjuhëve, Language school, Pristina.

Institucion i themeluar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” për t’i promovuar edukimin dhe aftësimin gjuhësor duke ofruar kurse të gjuhëve të ndryshme, certifikim për njohje të gjuhëve dhe përkthim të cilësisë së lartë.

Në Qendrën e Gjuhëve të UP-së fillon kursi i gjuhës turke për studentët e UP-së!🇹🇷Qendra e Gjuhëve e Universitetit të Pr...
19/09/2025

Në Qendrën e Gjuhëve të UP-së fillon kursi i gjuhës turke për studentët e UP-së!🇹🇷

Qendra e Gjuhëve e Universitetit të Prishtinës, në bashkëpunim me Institutin Yunus Emre në Prishtinë, më 1 tetor 2025 fillon kursin e gjuhës turke në Fakultetin e Filologjisë.

📕Kursi do të zhvillohet në hapësirat e Qendrës së Gjuhëve, në Fakultetin e Filologjisë.

Aplikimet pranohen deri më 29 shtator 2025, ora 12:00.

Për kushtet dhe mundësitë e pjesëmarrjes në kurs, do të njoftoheni para testit të përcaktimit të nivelit. Informatat për vendin dhe kohën e mbajtjes së testit janë si vijon:

📍Vendi: Qendra e Gjuhëve (Fakulteti i Filologjisë (kati përdhese, Rr. “George Bush”, p.n. 10 000 Prishtinë)
⏳Data: 1 tetor 2025
🕐Koha: 13:00

📝Aplikimin mund ta bëni online duke plotësuar formularin: https://forms.gle/t8opdXKVaMCKjrTQ9

Ngarkesa javore: 2 x 2 orë mësimore

Qendra e Gjuhëve e Universitetit të Prishtinës fillon mbajtjen e kursit të gjuhës greke 🇬🇷 Qendra e Gjuhëve e Universite...
19/09/2025

Qendra e Gjuhëve e Universitetit të Prishtinës fillon mbajtjen e kursit të gjuhës greke 🇬🇷

Qendra e Gjuhëve e Universitetit të Prishtinës në bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse e Greqisë ofron kursin e gjuhës greke pa pagesë.

⏳Aplikacionet mbeten të hapura deri më 30.09.2025.

📝Formulari për aplikim: https://forms.gle/Px9EJ4gwfhmu9hU29

Qendra e Gjuhëve në Universitetin e Prishtinës fillon kursin e gjuhës japonezeAsociacioni i Miqësisë Kosovare-Japoneze n...
13/09/2025

Qendra e Gjuhëve në Universitetin e Prishtinës fillon kursin e gjuhës japoneze
Asociacioni i Miqësisë Kosovare-Japoneze në bashkëpunim me Qendrën e Gjuhëve kanë kënaqësinë të njoftojnë se regjistrimi për kursin e gjuhës dhe kulturës japoneze do të fillon nga 15 deri më 30 shtator 2025.
Ky kurs ofron një mundësi unike për të mësuar gjuhën japoneze dhe për të njohur nga afër kulturën e pasur të Japonisë, duke kontribuar në forcimin e shkëmbimit kulturor dhe në ndërtimin e miqësisë midis Kosovës dhe Japonisë.
Për më shumë informata, ju lutem kontaktoni: [email protected] ose [email protected]

Formulari për aplikim: https://forms.gle/5rzz5bKpAWJk6KPY9

Merrni pjese ne sesionin informativ për kursin e gjuhës italiane 15 shtator 2025, 16:30-17.30 në Qendrën e Gjuhëve-Fakul...
01/09/2025

Merrni pjese ne sesionin informativ për kursin e gjuhës italiane
15 shtator 2025, 16:30-17.30 në Qendrën e Gjuhëve-Fakulteti i Filologjisë

Professional translators from the Kosovo Prosecutorial Council and Kosovo Police have successfully completed a Serbian l...
20/07/2025

Professional translators from the Kosovo Prosecutorial Council and Kosovo Police have successfully completed a Serbian language course at the University of Pristina - Language Centre!📚⚖️👮‍♂️👮

Supported by the , the course focused on advanced translation and interpretation skills tailored to the needs of key law enforcement institutions.✍️

🏫By strengthening the University’s capacity to train language professionals, the Mission is helping improve institutional language compliance and promote multilingualism in public institutions. 🤝

🗓️Coming this September: Albanian language courses for continued support!

Universiteti i Prishtinës

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, është pritur sot në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës nga rekt...
02/06/2025

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, është pritur sot në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës nga rektori Arben Hajrullahu dhe prorektori për kërkime shkencore, projekte dhe inovacion, Avni Hajdari.

Temë kryesore e takimit mes ambasadorit dhe rektorit ishte fuqizimi i bashkëpunimit mes universiteteve italiane dhe Universitetit të Prishtinës.

Gjatë takimit, rektori Hajrullahu tha se është plotësisht i hapur për të shikuar se në cilat fusha me interes të përbashkët, Universiteti i Prishtinës mund të zhvillojë e forcojë lidhjet me universitetet nga Italia.

Ambasadori Antonini tha se do të angazhohet bashkë me stafin e ambasadës italiane për programe të përbashkëta të Universitetit të Prishtinës dhe universiteteve të shtetit të tij.

Në takim u fol edhe për arbëreshët e Italisë dhe kurset e Gjuhës italiane në Qendrën e Gjuhëve të Fakultetit të Filologjisë së Universitetit të Prishtinës, si ura lidhëse mes dy popujve dhe kulturave të tyre.

Sharing students’ experience. Thank you Greek Embassy in Prishtina
28/04/2025

Sharing students’ experience. Thank you Greek Embassy in Prishtina

Course of Roma language and culture is starting
27/03/2025

Course of Roma language and culture is starting

12/02/2025

Address

Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra e Gjuhëve posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Qendra e Gjuhëve:

Shortcuts

Share