Departamenti TIK - Universiteti i Prishtinës

Departamenti TIK - Universiteti i Prishtinës This is the FB page of the ICT department at the University of Prishtina, Kosova.

Shtyhet afati për aplikim në studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës për vitin akademik 2026/2027 deri më 7 korr...
06/07/2026

Shtyhet afati për aplikim në studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës për vitin akademik 2026/2027 deri më 7 korrik ora 16:00!

Apliko ne Programin TIK në FIEK në apliko.uni-pr.edu

🙋🏻‍♂️ Nëse e ke ëndërr karrierën në industrinë e shkencës, teknologjisë dhe informacionit, ky është shansi yt i artë!Mos...
02/07/2026

🙋🏻‍♂️ Nëse e ke ëndërr karrierën në industrinë e shkencës, teknologjisë dhe informacionit, ky është shansi yt i artë!

Mos e humb mundësinë të jesh një ndër studentët që vijojnë studimet në Universitetin e Prishtinës, ne programin e TIK-ut ne Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike!

📄 Konkursi për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/27 është HAPUR edhe pak ditë!

01/07/2026
01/07/2026

Sfido veten përpara provimit pranues në TIK! 🧠⚡Mos u streso, thjesht ushtro! ✍️Vegla jonë "Test provues" ju ndihmon të p...
01/07/2026

Sfido veten përpara provimit pranues në TIK! 🧠⚡
Mos u streso, thjesht ushtro! ✍️
Vegla jonë "Test provues" ju ndihmon të përgatiteni përmes:
🔹 Testimit të njohurive individuale
🔹 Detyrave reale që simulojnë provimin
https://sites.google.com/uni-pr.edu/tik-mathtest/

Vizito faqen e Fakultetit të Inxhinierisë dhe Kompjuterikës (FIEK) në Universitetin e Prishtinës: fiek.uni-pr.edu Apliko në programin TIK/FIEK: https://apliko.uni-pr.edu/ Vizito profilin e departamentit TIK ne FB/Instagram/LinkedIn

01/07/2026

Konkursi per aplikim ne programet Baçelor dhe Master në Universitetin e Prishtinës është hapur. Afati për aplikim në nivelin Baçelor është 6 korrik, ndërsa në atë Master 10 korrik!

Aplikoni online në vegzën

SEMS

Në kuadër të JunctionX Regional Hackathon, të mbajtur në ITP Prizren, një ekip i ri nga Kosova, pjesë e të cilit ishte e...
28/05/2026

Në kuadër të JunctionX Regional Hackathon, të mbajtur në ITP Prizren, një ekip i ri nga Kosova, pjesë e të cilit ishte edhe Edona Mulaj, studente e programit TIK, arriti të fitojë vendin e parë me projektin “Drit".
“Drit" është një platformë digjitale për menaxhimin e shëndetit të fëmijëve, e krijuar për të modernizuar sistemin aktual të librezave shëndetësore në vend. Pas suksesit në garë, ekipi tashmë do të përfaqësojë Kosovën në finalen ndërkombëtare në Helsinki, Finlandë.

“Drit’” vjen si zëvendësim digjital i librezës tradicionale të vaksinimit dhe zhvillimit të fëmijëve. Emri është akronim për “Ditari i Rritjes dhe Imunizimit Tim”, duke reflektuar pikërisht funksionin kryesor të platformës: ruajtjen, monitorimin dhe menaxhimin modern të të dhënave shëndetësore të fëmijëve nga lindja deri në moshën 18-vjeçare. Në Kosovë, sistemi aktual ende mbështetet në libreza fizike për ndjekjen e vaksinave, zhvillimit dhe kontrolleve pediatrike. Platforma “Drit’” synon ta transformojë këtë proces në një sistem të centralizuar dhe të qasshëm për prindërit, klinikat dhe institucionet publike shëndetësore.

Edona së bashku me dy të rinj tjerë, Arlind Mulliqi dhe Leart Lama dëshmuan se inovacioni teknologjik nga të rinjtë kosovarë mund të adresojë probleme reale me ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin shëndetësor dhe në jetën e qytetarëve. Fitorja në JunctionX Regional Hackathon konsiderohet një tjetër dëshmi e potencialit të studentëve dhe zhvilluesve të rinj nga Kosova për të ndërtuar zgjidhje me impakt social dhe potencial ndërkombëtar.

21/05/2026

🎓👇

Address

"Bregu I Diellit" P. N
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Departamenti TIK - Universiteti i Prishtinës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share