14/05/2026
📢 Thirrje për aplikim: Workshop & Ligjëratë mbi Etikën Digjitale dhe Sigurinë Kibernetike!
Klubi i Etikës, në kuadër të projektit “Etika Digjitale dhe Qytetaria Aktive: Fuqizimi i të Rinjve në Sigurinë Kibernetike dhe Proceset Vendimmarrëse”, organizon aktivitetin interaktiv: “Etika Digjitale dhe Siguria Kibernetike” 🛡️💻
Ky aktivitet synon të rrisë vetëdijen e studentëve mbi rëndësinë e etikës digjitale dhe përdorimit të sigurt të teknologjisë. Gjatë këtij sesioni, do të trajtohen çështje kyçe si sjellja e përgjegjshme në hapësirat online, mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave, si dhe rreziqet kibernetike që vijnë nga mungesa e vetëdijes digjitale.
Përmes diskutimeve të moderuara dhe analizës së rasteve konkrete nga praktika, studentët do të kenë mundësi të reflektojnë mbi sjelljet e tyre në hapësirën digjitale dhe të zhvillojnë një qasje më kritike e të përgjegjshme ndaj mjedisit virtual.
📅 Data: 21 Maj 2026
👤 Ligjëruese: Donikë Qerimi
👥 Pjesëmarrja: Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.
Aplikimi është i hapur për të gjithë studentët e interesuar. Ju lutemi keni parasysh se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
https://www.klubietikes.com/activities/thirrje-per-aplikim-workshop-ligjerate-mbi-etiken-digjitale-dhe-sigurine-kibernetike
🔗 Linku për aplikim:
https://docs.google.com/forms/d/10sg5UY2N-JNNdzmSCKQ5t5FMKWuq08DIs2OrlL_vZ3A/edit?usp=drivesdk&ouid=111140290845968992752&chromeless=1
Thirrje për studentë për workshop dhe ligjëratë mbi etikën digjitale, sigurinë kibernetike dhe përdorimin e përgjegjshëm të teknologjisë.