05/11/2025
🎨 ‘Nëse dëshiron punëtorë KREATIVË, jepu mjaftueshëm kohë për të LUAJTUR.’ – John Cleese
Krijimtaria nuk lind nën presion, e as në orare të ngurta.
Ajo shfaqet kur mendja ndihet e lirë, kur njeriu lejohet të mendojë ndryshe, të eksperimentojë, të gabojë, dhe të qeshë me veten dhe procesin.
Punonjësit më kreativë nuk janë ata që punojnë më gjatë, por ata që kanë:
* hapësirë për frymëzim,
* kohë për reflektim, dhe
* mjedis ku ideja nuk gjykohet, por ushqehet.
‘Koha për të luajtur’ nuk do të thotë dembelizëm..., do të thotë:
* kohë për të menduar ‘jashtë kutisë’,
* për të rigjeneruar energjinë,
* për të parë botën me sy të freskët, etj.
Prandaj, nëse je lider, menaxher apo drejtues:
👉 Jepu punonjësve hapësirë për të qenë kreativ!
Kjo është rruga që çon drejt ideve të mëdha, inovacionit dhe lumturisë në punë.
Mesazhi.com Vehbi Zeqiri Tëvë