14/09/2026
Fëmijët e tu nuk janë fëmijët e tu,
janë bij dhe bija të jetës
të dëshiruar për vetveten.
Vijnë nëpërmjet teje, por jo për ty,
edhe pse janë me ty,
nuk të përkasin ty.
Mund t'u japësh dashurinë tënde,
por jo mendimet e tua,
sepse ata kanë mendimet e tyre.
Mund t'i mbrosh e strehosh trupat e tyre,
por jo shpirtrat e tyre,
sepse ata jetojnë në shtëpinë e së nesërmes,
të cilën nuk mund ta vizitosh as në ëndrra.
Mund të përpiqesh të jesh si ata,
por mos kërko t'i bësh si vetja,
sepse jeta nuk kthehet mbrapa,
as nuk ndalet tek e djeshmja.
Ti je harku i cili lëshon fëmijët e tu,
ata janë shigjeta në rrugën e tyre.
Khalil Gibran