Departamenti i të rinjve KBI-Podujevë

Departamenti i të rinjve KBI-Podujevë

Share

Departamenti i të rinjve në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë

Photos from Departamenti i të rinjve KBI-Podujevë's post 09/04/2024

Falenderojm Allahun për të gjitha begatitë që na i ka dhënë, që na mundësoi ta presim Ramazanin, ta agjerojmë dhe ta shoqërojmë me shumë aktivitete, e padyshim që kjo është një mirësi e madhe.

E ti, mos e harro premtimin e Allahut: “...prandaj, përgëzoji durimtarët..”
𝐃𝐞̈𝐠𝐣𝐮𝐚𝐦 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐮𝐚𝐦!
𝐓𝐞̈ 𝐭𝐢𝐥𝐥𝐞̈𝐭 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝐚𝐭𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐩𝐞̈𝐭𝐮𝐚𝐫𝐢𝐭!
𝐊𝐮𝐬𝐡 𝐞 𝐫𝐞𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐨𝐧 𝐀𝐥𝐥𝐚𝐡𝐮𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐃𝐞̈𝐫𝐠𝐮𝐚𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐓𝐢𝐣, 𝐝𝐡𝐞 𝐢𝐚 𝐤𝐚 𝐟𝐫𝐢𝐤𝐞̈𝐧 𝐀𝐥𝐥𝐚𝐡𝐮𝐭, 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐢𝐥𝐥𝐞̈𝐭 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝐚𝐭𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐚𝐫𝐫𝐢𝐣𝐧𝐞̈ 𝐚𝐭𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐫𝐨𝐣𝐧𝐞̈.❞

Dhe tani është koha për të festuar, si mund të presim festën më mirë sesa duke bërë të lumtur fëmijët, duke i mësuar dhe duke ju dhënë dhurata simbolike për ndër të festës së Bajramit.
Tashmë na janë bërë si pjesë e familjës, nxënësit tonë të dashur, lusim Allahun që ti bëjë të dobishëm dhe të sinqert dhe të i'u j*p suksese pafund.

Photos from Departamenti i të rinjve KBI-Podujevë's post 23/03/2024

Iftari me të rinjtë e Podujevës me datën 20.03.2024
Iftar shumë i këndshëm me studentë, aktivistë dhe të rinjë të profileve të ndryshme.
Ky iftar ishte donacion nga Departamenti i te rinjve - BIK në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, niveli qendror, me udhëheqës Fejsal ef. Spahiu.

Falenderim i veqantë për Fejsal efendiun, si dhe për të gjithë të pranishmit, të cilët e zbukuruan këtë aktivitet të përbashkët.

Photos from Departamenti i të rinjve KBI-Podujevë's post 21/01/2024

Libri më i ri rreth faljes së namazit dhe njohurive tjera elementare, doli nga shtypi

Një ndër aktivitetet më të rëndësishme nga Departamentit i të Rinjve në kuadër të KBI- Podujevë tashmë është përfunduar me sukses. Falenderojmë përzemërisht kryetarin Mr. Mensur Hoti për përkrahjen e madhe që ky aktivitet të përfundon në formën më të mirë.

Titulli i librit:
Udhëzues elementar për faljen e namazit

Botues:
Këshilli i Bashkësisë Islame-Podujevë

Për botuesin:
Mr. Mensur Hoti

Përgatitur nga:
Dr. Imer Hajdini
Florent ef. Restelica
Fidan Gashi

Redaktor:
Dr. Muhamet Stublla

Lektor:
Phd. Besnik Jaha

Dizajni:
Elsa Gashi
Fidan Gashi

13/01/2024

DEPARTAMENTI I TË RINJVË- KBI PODUJEVË

Raport për aktivitetet gjatë vitit 2023.

Ndër aktivitetet më të rëndësishme ishin kurset e mësim besimit me grupmosha të ndryshme.

Kursin e rregullt të mësim- besimit e kemi filluar me 25.03.2023 dhe kemi mbajtur çdo jave përveç ndonjë urgjence, apo pamundësie për të mbajtur mësim.
Rreth 33-35 javë- orë mësimi, deri me datën 12 Janar 2024 kur edhe përfunduam ciklin e parë të mësimit.
Në kursin e rregullt kanë prezentuar deri 25 nxënës, prej tyre më të rregullt rreth 15 nxënës.

Gjate stinës verore, kemi mbajtur edhe kursin intensiv.
Nga 17.07.2023 deri 17.08.2023
18 ditë mësimi, me dy grupe, grupin fillestar dhe atë të avancuar. Numri i pjesmarrësve në kursin intensiv ka arritur deri 35. Më të rregullt nga ta ishin rreth 20 prej tyre.

* Kemi mbajtur disa teste-provime, me të gjitha grupet.
* Kemi marrë pjesë në garat e diturisë, me grupin e rregullt të mësim-besimit
* Kemi mbajtur aktivitete rekreative të ndryshme me nxënësit.
* Nxënësit kanë pasur planprogramin ditor të tyre, në të cilin kanë mbajtur evidenc për mësimet dhe adhurimet e tyre.

Niveli i nxënësve ka qenë i ndryshëm, kanë prezantuar nxënës nga mosha 7 vjeç deri në moshën 16 vjeç.

Ka pasur nga ata që kursin kanë filluar duke mos ditur as shehadetin, ndërsa shumë të tjerë kanë ditur sure më pak se gishtat e dorës.
Elhamdulilah niveli i tyre është përmisuar dukshëm.
Secili nxënës ka pasur avancim, ngritje të dijes së tyre. Duke filluar nga ata që mësonin më pak rreth 40%, deri tek pjesa më e madhe e nxënësve që kanë përvetsuar rreth 95% të planprogramit për nivelin e parë.

Koncentrimi ynë maksimal ka qenë në mësimin e edukatës dhe përmisimin e sjelljeve të secilit nxënës, duke i pregaditur ata që të jenë të gatshëm për sfidat jetësore të tyre.

Gjatë muajit Ramazan kemi pasur edhe grupin e të rriturve ku kemi mbajtur gati çdo ditë mësim të shkronjave dhe rregullave për leximin e Kuranit.

Numri i nxënësve të cilët kanë përfunduar elifin, dhe kanë filluar leximin e Kuranit, kalon numrin 5.
Duke theksuar se po aq janë në fazën e fundit për të filluar leximin e Kuranit.

Si departament i të Rinjve në kordinim me departamentin e gruas, kemi organizuar garat e dituris në nivelin lokal, për xhamitë e Podujevës. Pjesmarrja ishte dukshëm më e madhe se sa garat e viteve të kaluara. Një gara shumë e ngjeshur, me pregaditje të madhe nga të gjitha grupet.

Si departament i të Rinjve, përveç angazhimit maksimal me grupet e ndryshme të mësim besimit, kemi pasur edhe aktivitetin e dhuratës së Kurban Bajramit, në bashkpunim me shoqatën Bereqeti- dega Podujevë, ku kemi pajisur gati çdo nxënës të mësim besimit në xhamit e Llapit me dhurata.

Poashtu për nder të festës së Kurban Bajramit, së bashku me Shoqatën Humanitare "Tradita" organizuam një aktivitet festiv;
ku në sheshin e qytetit të Podujevës u bë shpërndarje e bakllavas, ujit dhe fletushka për vlerën e ditës më të mirë të vitit - ditës së Arafatit -.

Kurora e të gjithë aktiviteteve është përpilimi- shkrimi i një libërthi- doracaku, për faljen e namazit, ku në të nxënësi do të gjejë njohuri elementare të fesë Islame, do ta mësoj abdesin, si dhe në formë të detajuar faljen e namazit, i cili është në procedurat përfundimtare të shtypjes- botimit.

Falenderim të veqant për të gjithë ata që na përkrahën në çfarëdo mënyre në aktivitetet tona.
Falenderim të veqant për kryetarin e KBI - Podujevë, Mr. Mensur ef. Hoti, i cili ishte ndër përkrahësit më të mëdhenj për aktivitetet tona...

Duke mos u mjaftuar me atë që kemi bërë deri tani, viti 2024 me lejen e Allahut do të jetë vitë i angazhimeve dhe aktiviteteve të ndryshme me të rinjtë e qytetit të Podujevës. In sha Allah.

Me respekt dhe dashuri:
Florent Restelica
Përgjegjës për Departamentin e të Rinjve - KBI Podujevë

13.01.2024

Photos from Departamenti i të rinjve KBI-Podujevë's post 09/09/2023

Mbulesa është obligim që në vetvete përmban një sakrificë jo të lehtë, por begatitë e saj janë shumë më të mëdha.

Një hap në drejtimin e duhur përfundon të jetë hapi më i madh i jetës suaj!

Sot ne bashkë me fëmijët bëm një surprizë urimi, dhe uruam dy nxënëset tona, Elzën dhe Aulonën, për vendosjen e mbulesës së tyre, ku lusim Allahun të i ndihmon ato gjatë rrugëtimit jetësor të tyre.

Padyshim se sukseset e secilit nxënës na gëzojn dhe bëhemi krenar, dhe patjetër që do festojmë si falenderim për Allahut për gjitha këto begati.

Photos from Departamenti i të rinjve KBI-Podujevë's post 28/08/2023

Për ta përmbyllur në mënyrën më të mirë sezonen verore, sot me nxënësit vizituam këndin e lojrave Blissville, ku kaluam çaste dhe momente fantastike, për tu mbajtur mend çdoherë...

Disa orë në lojëra dhe aktivitete të ndryshme u përmbyllen me drekën e përbashkët me të gjithë fëmijët...

Një përmbyllje e embël, ashtuqë rikthimi të jetë më i fuqishëm në Shtator, me rifillimin e mësimeve javore.

Mësimi vazhdon nga 2 Shtatori, çdo të Shtune, nga ora 10.

Photos from Departamenti i të rinjve KBI-Podujevë's post 16/08/2023

Sot, përfunduam me sukses kursin intenziv veror

Me 17 Korrik filluam kursin intenziv veror, ku u mbajtën gjithësej 18 takime- 18 ditë mësimi deri sot, kur edhe përfunduam me sukses.
Gjatë këtij kursi prezentuan deri 35 nxënës, ku një pjesë e madhe e tyre ishin edhe fëmijë të mërgimtarëve tanë, të cilët gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë shfrytëzuan për të mësuar dhe avancuar dituritë e tyre për fenë e pastër Islame.

Gjatë këtij kursi mësuam për gjërat elementare të Islamit, mësuam për moralin- edukatën që duhet ta ketë muslimani, mësuam abdesin e namazit e shumë gjëra tjera me vlerë për njeriun.

Gjatë gjithë kësaj kohe nuk munguan edhe aktivitetet e ndryshme, garat e diturisë dhe shpërblimet e ndryshme për nxënësit.

Me nxënësit u dakorduam që mësimet e fituara, t'i përsëritin dhe praktikojnë kudo që janë, si dhe kur të vij Shtatori të rifillojmë mësimin dhe kursin në xhami.

Nga data 2 Shtator do të fillojmë prap kursin me fëmijët, nga ora 10, ku do ta mbajmë çdo të Shtune, me mësime më të ngjeshura dhe me shumë shpërblime për nxënësit që do mësojnë atë që ne ju caktojmë për ta mësuar....

E lusim Allahun të na e pranoj çdo mund tonin, dhe të na j*p bereqet në rrugëtimin për ngritje të dijes dhe eduktës tonë të mirëfilltë...

Hoxhë Florent Restelica
Mualime Jetmira Aliu Restelica

Photos from Departamenti i të rinjve KBI-Podujevë's post 12/08/2023

Në kuadër të aktiviteteve të përditshme, Departamenti i të Rinjve në koordinim me Departamentin e Gruas, sot realizuam një ndër aktivitetet më të mira "Garat e diturisë 2023" në kuadër të Kbi Podujevë.

Në gara morrën pjesë gjithësej 7 grupe me nga 5 nxënës. Të gjithë ishin të pregaditur në formën më të mirë. Por ata që i menagjuan emocionet dhe dhanë përgjigjet më të sakta janë:

Vendi i parë:
Xhamia e Halabakut, Hoxhë Valon Berisha.

Vendi i dytë:
Mualime Albana Hoti - Llugaliu.

Vendi i tretë:
Mualime Sala Mehmeti - Hajdari.

Falenderim i veçantë për kryetarin e KBI - Podujevë Mensur Dibran Hoti i cili ndau dhurata për të 3 grupet fituese.

Ekipit fitues i urojmë suksese në garat republikane që do të organizohen nga Departamenti i te rinjve - BIK në Medresen Alaudin.

Falenderojmë të gjithë hoxhollarët dhe mualimet për mundin e tyrë në pregaditjen sa më të mirë të të gjithë nxënësve.

Falenderojmë edhe komisionin vlerësues që përbëhej nga:
1. Besim ef. Arbanashi
2. Sadat ef. Topanica
3. Behram ef. Emini

29/07/2023

Në kuadër të aktiviteteve tona të përditshme kemi edhe aktivitin vjetor:
MBAJTJA E GARAVE TË MËSIM-BESIMIT NË NIVELIN LOKAL

Andaj ju njoftojm se me datë 12/08/2023 ditë e Shtune, nga ora 10:00, në Këshillin e Bashkësis Islame Podujevë do të mbahen këto gara.

* Garat do të mbahen në këto lëndë: Kur’an, Akaid, Fik’h, Histori Islame.

* Kriteret për pjesmarrje në këto gara janë:
1. Grup i nxënësve e jo individ,
2. Grupi nuk duhet të ketë më tepër se 5 kandidatë,
3. Garuesit nuk duhet të jenë më të vjetër se 15 vjeç,
4. Garuesit nuk duhet të jenë nxënës të Medresesë “Alaudin”,
5. T’mos jenë prej pjesëmarrësve në garat republikane në vitet paraprake.

*Shpërbimet për fituesit e tre vendeve të para në garat republikane të organizuara nga kryesia qendore në Prishtinë:
1.Vendi i parë: çmimi i madh “Haxhi Nderi” për imamin, si dhe shpërblime në të holla për nxënësit;
2.Vendi i dytë dhe i tretë: shpërblime në të holla për imamin dhe nxënësit;

P.S. Bashkangjitur me këtë njoftim gjeni pyetjet dhe përgjigjet e kuizit të përpiluara nga Departamenti i të Rinjve - BIK.

Departamenti i te Rinjve – KBI PODUJEVË
Florent ef. Restelica

Photos from Departamenti i të rinjve KBI-Podujevë's post 20/07/2023

Pamje nga mësimi në kursin intensiv
(Shkollën verore) të organizuar nga Departamenti i të Rinjve KBI Podujevë

Mësimin jemi duke e zhvilluar në dy grupe- nivele:

Grupi fillestar:
🔸Mësimi i namazit
🔸Mësimi i sureve të fundit
të Kuranit
🔸Mësimi i bazave të fesë

Grupi më i avancuar:
🔸Mësim i shkronjave - lëximit të Kuranit
🔸Mësimi i 22 sureve të fundit
🔸Mësimi i disa rregullave- fikhut

Çdo të Hëne, Marte, Mërkure
dhe të Enjte, deri me 24 Gusht

Grupi fillestar: nga 09:00 deri 10:30
Grupi i avancuar: nga 10:30 deri 12:00

Adresa: klasët e mësimit
tek Xhamia e qytetit "Met Podjeva"

17/07/2023

Departamenti i të Rinjve në kuadër të KBI - Podujevë

ORGANIZON SHKOLLË VERORE
Nga 17 Korrik deri më 24 Gusht
Çdo të Hëne, Marte, Mërkure dhe të Enjte

Për fëmijët 7-15 vjeç

Mësimi do të zhvillohet në dy grupe- nivele:

Grupi fillestar:
🔸Mësimi i namazit
🔸Mësimi i sureve të fundit
të Kuranit
🔸Mësimi i bazave të fesë

Grupi më i avancuar:
🔸Mësim i shkronjave -
lëximit të Kuranit
🔸Mësimi i 22 sureve të fundit
🔸Mësimi i disa rregullave- fikhut

Grupi fillestar: nga 09:00 deri 10:30
Grupi i avancuar: nga 10:30 deri 12:00

Adresa: klasët e mësimit
tek Xhamia e qytetit "Met Podjeva"

14/07/2023

Departamenti i të Rinjve në kuadër të KBI - Podujevë

ORGANIZON SHKOLLË VERORE
Nga 17 Korrik deri më 24 Gusht
Çdo të Hëne, Marte, Mërkure dhe të Enjte

Për fëmijët 7-15 vjeç

Mësimi do të zhvillohet në dy grupe- nivele:

Grupi fillestar:
🔸Mësimi i namazit
🔸Mësimi i sureve të fundit
të Kuranit
🔸Mësimi i bazave të fesë

Grupi më i avancuar:
🔸Mësim i shkronjave -
lëximit të Kuranit
🔸Mësimi i 22 sureve të fundit
🔸Mësimi i disa rregullave- fikhut

Grupi fillestar: nga 09:00 deri 10:30
Grupi i avancuar: nga 10:30 deri 12:00

Adresa: klasët e mësimit
tek Xhamia e qytetit "Met Podjeva"

Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Marigona Residence
Pristina
10000