Edutask

Edutask EDUTASK is an innovative organization offering Education Services Know-How & Technology Solutions.

EDUTASK is an education services, know- how and technology solutions company. EDUTASK works with schools, municipalities, and NGO-s to empower students, teachers, schools, and communities. EDUTASK is committed to support the education sector through a broad range of services:

* Education Services
* Digital Education
* Educational Technology Solutions
* Quality Assurance
* Training and Research

10/09/2026

Ekspertja e arsimit, Bardha Qirezi, ka thënë se rezultatet e Kosovës në PISA duhet të analizohen më thellë, veçanërisht sa i përket mungesave të nxënësve, përdorimit të teknologjisë dhe cilësisë së mësimdhënies.

📎👇🏻Lajmi në koment

09/09/2026

Reagimi i Edutask ndaj rezultateve të PISA 2025 për Kosovën
(Lexo deklaratën e plotë në link:https://edu-task.com/wp-content/uploads/2026/09/Pisa-2025-Edutask.pdf

Rezultatet e PISA 2025 tregojnë se sistemi arsimor i Kosovës mbetet në stagnim: 73.8% e nxënësve 15-vjeçarë nuk arrijnë nivelin bazë të kompetencave në lexim, matematikë dhe shkencë, dhe asnjë nxënës nuk arrin nivelet më të larta të performancës.

Të dhënat nxjerrin në pah tre shqetësime kryesore: angazhim i dobët i nxënësve (përgjigje të ngutshme, rënie e këmbënguljes), hendek i thellë gjinor në dëm të djemve (35 pikë në lexim), dhe një paradoks digjital ku përdorimi i IA-së është në nivel me OECD-në, por kapaciteti digjital i shkollave mbetet dukshëm prapa. Vijueshmëria e ulët në shkollë (28.4% kundrejt 66.1% mesatare OECD) thellon këto probleme.

PISA është një test dhe nuk e përkufizon potencialin e fëmijëve tanë. Por kur tre në katër nxënës nuk arrijnë nivelin bazë të kompetencave, të dhënat nuk mund të relativizohen. Ato kërkojnë përgjegjësi, reflektim dhe veprim.

Edutask propozon kalimin nga diskutimi te veprimi i matshëm, i bazuar në tre parime: ndërhyrje konkrete aty ku të dhënat tregojnë mangësi, investim i vazhdueshëm te mësimdhënësit, dhe monitorim sistematik në vend të strategjive që mbeten vetëm në letër.

04/09/2026
🌟 Vullnetarizmi meriton të njihet!Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 janë hapur për aplikime dhe nominime, për të vle...
04/09/2026

🌟 Vullnetarizmi meriton të njihet!

Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 janë hapur për aplikime dhe nominime, për të vlerësuar individë, biznese, përfaqësues/e të diasporës, figura publike dhe vullnetarë/e me kontribut jetësor që kanë sjellë ndryshim pozitiv në komunitet.

Si miq të vullnetarizmit, Edutask i bashkohet TOKA-s në këtë thirrje dhe ju ftojmë të nominoni të tjerët, apo të vetënominoheni për kontributin tuaj në vullnetarizëm.

*Vini re, do të vlerësohet kontributi i dhënë vetëm gjatë periudhës maj 2025 – korrik 2026 (përpos çmimit “Vullnetari/ja me Kontribut Jetësor i/e Vitit”).

📅 Afati i fundit për nominime/vetënominime është 25 tetor 2026.
🔗 Nomino përmes linkut:
https://toka-ks.org/nominimet-per-cmimet-e-vullnetarizmit-te-vitit-2026-jane-te-hapura/

EDUTASK harton Planin e Veprimit për Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi në Viti, i cili miratohet nga KKSBNë kuadë...
13/07/2026

EDUTASK harton Planin e Veprimit për Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi në Viti, i cili miratohet nga KKSB

Në kuadër të projektit "E Ardhmja Kohezive", të financuar nga GCERF, Instituti EDUTASK hartoi Planin e Veprimit për Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Komunën e Vitisë. Dokumenti u zhvillua nga ekspertët e institutit në bashkëpunim me institucionet dhe akterët lokalë të sigurisë, duke u bazuar në nevojat dhe prioritetet e identifikuara në komunitet.

Plani i Veprimit përcakton objektiva dhe masa konkrete për forcimin e sigurisë në komunitet, me fokus në sigurinë në shkolla, fuqizimin e të rinjve, parandalimin e dhunës, kriminalitetit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si dhe në përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, komuniteteve dhe mekanizmave lokalë të sigurisë.

Plani u miratua nga Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), duke u bërë një dokument zyrtar orientues për adresimin e prioriteteve të sigurisë në komunë. Ky rezultat përfaqëson një kontribut të rëndësishëm të projektit "E Ardhmja Kohezive" në forcimin e mekanizmave lokalë të sigurisë, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërtimin e komuniteteve më të sigurta dhe më kohezive.
-------------------------------------------------------------------------
EDUTASK drafts Action Plan for the Municipal Community Safety Council in Viti, which is approved by the MCSC

Within the framework of the "Cohesive Future" project, funded by GCERF, the EDUTASK Institute drafted the Action Plan for the Municipal Community Safety Council (MCSC) in the Municipality of Viti. The document was developed by the institute's experts in cooperation with local security institutions and stakeholders, based on the needs and priorities identified in the community.

The Action Plan sets out concrete objectives and measures to strengthen community safety, with a focus on school safety, youth empowerment, prevention of violence, crime and violent extremism, as well as improving cooperation between institutions, communities and local security mechanisms.

The Plan was approved by the Municipal Community Safety Council (MCSC), becoming an official guiding document for addressing security priorities in the municipality. This result represents an important contribution of the "Cohesive Future" project in strengthening local security mechanisms, inter-institutional cooperation and building safer and more cohesive communities.

🚲 Një hap i vogël drejt një komuniteti më të sigurt, më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm!Në kuadër të projektit "E Ardhm...
13/07/2026

🚲 Një hap i vogël drejt një komuniteti më të sigurt, më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm!

Në kuadër të projektit "E Ardhmja Kohezive", të financuar nga GCERF, Instituti EDUTASK, në bashkëpunim me Komunën e Vitisë, mbështeti realizimin e parkingut të ri për biçikleta në qytet.

Kjo iniciativë synon të inkurajojë përdorimin e biçikletave si mjet transporti të qëndrueshëm, të ofrojë hapësira të sigurta për parkimin e tyre dhe të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në komunitet.

Ky aktivitet është pjesë e angazhimit të EDUTASK për të mbështetur iniciativa konkrete që forcojnë bashkëpunimin me institucionet lokale, nxisin pjesëmarrjen qytetare dhe promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm në komunitetet ku veprojmë.
-------------------------------------------------------------------------
🚲 A small step towards a safer, greener and more sustainable community!

Within the framework of the "Cohesive Future" project, funded by GCERF, the EDUTASK Institute, in collaboration with the Municipality of Viti, supported the implementation of a new bicycle parking lot in the city.

This initiative aims to encourage the use of bicycles as a sustainable means of transportation, provide safe spaces for their parking and contribute to the protection of the environment and the improvement of the quality of life in the community.

This activity is part of EDUTASK's commitment to support concrete initiatives that strengthen cooperation with local institutions, encourage civic participation and promote sustainable development in the communities where we operate.

✨ Sot në Mitrovicën e Jugut u mbajt një Diskutim Tematik Ndërkomunitar në kuadër të projektit “E ardhmja Kohesive”, i fi...
23/06/2026

✨ Sot në Mitrovicën e Jugut u mbajt një Diskutim Tematik Ndërkomunitar në kuadër të projektit “E ardhmja Kohesive”, i financuar nga GCERF.

Gjatë diskutimit u trajtuan çështje të rëndësishme që prekin komunitetin, si:
- Mbajtja e rinisë në vend dhe parandalimi i emigrimit
- Roli i të rinjve në parandalimin e konflikteve dhe dezinformimit
- Bashkëpunimi mes shkollave, organizatave lokale dhe institucioneve

Në këtë aktivitet morën pjesë liderë të fshatrave, liderë komunitetesh, si dhe përfaqësues të institucioneve të sigurisë, përfshirë KFOR-in zviceran dhe Policinë e Kosovës.

Së bashku drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse 🤝
————

✨ Today, a Thematic Intercommunity Dialogue was held in South Mitrovica as part of the project “Cohesive Future”, funded by GCERF.

During the discussion, key issues affecting the community were addressed, including:
- Youth retention and prevention of emigration
- The role of youth in preventing conflicts and disinformation
- Cooperation between schools, local organizations, and institutions

The activity brought together village leaders, community leaders, and representatives of security institutions, including the Swiss KFOR and the Kosovo Police.

Together towards a more sustainable and inclusive future 🤝
Global Community Engagement and Resilience Fund

🤝 Më 18 qershor u mbajt Forumi i Dialogut Ndërkomunitar në Komunën e Vitisë, në kuadër të projektit “E Ardhmja Kohesive”...
22/06/2026

🤝 Më 18 qershor u mbajt Forumi i Dialogut Ndërkomunitar në Komunën e Vitisë, në kuadër të projektit “E Ardhmja Kohesive”, financuar nga GCERF.

Gjatë forumit u diskutua për gjendjen e sigurisë në komunë, sfidat dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe komunitar.

Edutask prezantoi fushat dhe objektivat kryesore të Planit të Veprimit të Këshillit Lokal për Siguri në Bashkësi, proces i cili do të facilitohet nga Edutask në bashkëpunim me akterët lokalë.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të KFOR-it amerikan, OSBE-së, bashkësive fetare, Policisë së Kosovës, zjarrfikësve, institucioneve lokale dhe akterëve të tjerë relevantë.

Së bashku po ndërtojmë komunitete më të sigurta, më të lidhura dhe më gjithëpërfshirëse.
————————
✨🤝 On June 18, the Inter-Community Dialogue Forum was held in the Municipality of Viti as part of the “Cohesive Future” project, funded by GCERF.

The forum focused on discussing the security situation in the municipality, as well as the challenges and opportunities for strengthening inter-institutional and community cooperation.

Edutask presented the main areas and objectives of the Action Plan for the Local Public Safety Council, a process that will be facilitated by Edutask in cooperation with local stakeholders.

The event brought together representatives of the U.S. KFOR, the OSCE, religious communities, the Kosovo Police, firefighters, local institutions, and other relevant stakeholders.

Together, we are building safer, more connected, and more inclusive communities. ✨
Global Community Engagement and Resilience Fund.
Komuna e Vitisë

✨Javën që shkoi u përmbyll me sukses trajnimi 5-ditor “Ndërmarrësia” me të rinjtë e Gjakovës. Pjesëmarrësit zhvilluan af...
22/06/2026

✨Javën që shkoi u përmbyll me sukses trajnimi 5-ditor “Ndërmarrësia” me të rinjtë e Gjakovës. Pjesëmarrësit zhvilluan aftësi në biznes, punë në grup dhe mendim kritik, duke eksploruar ide inovative.

Ky ishte hapi i dytë i projektit StartLab360, pas Orientimit në Karrierë, ndërsa më tej vijojnë Laboratori i Inovacionit dhe Forumi Kombëtar i Rinisë.

StartLab360 synon të pajisë të rinjtë 16–25 vjeç me aftësi të shekullit XXI dhe zbatohet në kuadër të BOOST Balkans, financuar nga AFD dhe koordinuar nga ALDA Balkans.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për angazhimin! 🎉

———

✨Last week, the 5-day Entrepreneurship Training with youth from Gjakova was successfully completed. Participants built skills in business, teamwork, and critical thinking while exploring innovative ideas.

This marked the second step of the StartLab360 journey, following Career Orientation, with the Innovation Lab and National Youth Forum coming next.

StartLab360 equips youth aged 16–25 with 21st-century skills and is implemented under BOOST Balkans, funded by AFD and coordinated by ALDA Balkans.

Thank you to all participants for their engagement! 🎉. BOOST Balkans ALDA Balkans AFD - Agence Française de Développement

11/06/2026

Address

Edutask, Rr. Qamil Hoxha , Hyrja 1, Kati 2 Nr. 6 Prishtine
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Edutask posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Edutask:

Shortcuts

Share