Young Engineers Prishtina është kompani ‘franchise’ e kompanisë e2 Young Engineers e themeluar në vitin 2008 e cila u ofron nxënësve nga mosha 4 deri 15 vjeçare bazat e njohurive praktike nga Shkenca, Teknologjia, Programimi, Inxhinieria dhe Matematika (STEM) duke përdorur LEGO®. Young Engineers operon në më shumë se 60 vende të botës, duke sjellur përvojat më të mira nga këto vende. E gjithë kjo ofrohet përmes 7 programeve bazë të përshtashme për mosha të ndryshme nga 4 deri ne 15 vjet. Këto programe janë të njohura nga harvard School of Education, Europian Comission dhe ne vitin 2018 janë të harmonizuara me kurrikulën për arsim të departamentit të New Yourk-ut. Young Engineers Prishtina ofron edhe programe të ndryshme edukimi për fëmijët e Spektrit Autik, Kampe Verore, Festa për fëmijë, Punëtori për grupe të të rriturve si dhe Punëtori për të moshuar. Misioni:
Misioni i Young Engineers Prishtina është që në Kosovë të sjellë metodat më të reja të të mësuarit të shkencave ekzakte përmes moduleve unike të zhvilluara me kujdes nga specialistë mbarëbotëror për më shumë se 14 vite. Shtatë programet e ofruara nga ne, ofrojnë njohuri të thella rreth shumë fenomeneve të përditshme nga lëmi i fizikës, inxhinierisë, programimit dhe matematikës në një mënyrë shumë atraktive për fëmijët. E gjithë kjo bëhet në formë të lojës duke përdorur blloqet ndërtuese LEGO®. Një nga qëllimet bazë të Young Engineers Prishtina është argëtimi i fëmijëve dhe tu mësojmë atyre që shkenca, teknologjia dhe matematika janë të mrekullueshme dhe shumë të lehta për tu mësuar falë metodologjisë dhe veglave që në përdorim në secilin nga programet tona. Fokusimi në largimin e fëmijëve nga ekranet e televizorëve, tabletëve dhe telefonave inteligjentë, si dhe përcjellja e njohurive në jetën reale, përbën një nga synimet dhe misionet kryesore të ekipit tonë. Ky mision realizohet përmes tre koncepteve themelore:
- MËSO
- NDËRTO
- LUAJ.