Departamenti i Antropologjisë / UP

Departamenti i Antropologjisë / UP Departamenti i Antropologjisë, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës

Stafi i Departamentit të Antropologjisë!
11/09/2026

Stafi i Departamentit të Antropologjisë!

Përgatitje për fillimin e MA Trashëgimi kulturoreSot, Departamenti i Antropologjisë mbajti një mbledhje pune për të shqy...
10/09/2026

Përgatitje për fillimin e MA Trashëgimi kulturore

Sot, Departamenti i Antropologjisë mbajti një mbledhje pune për të shqyrtuar rekomandimet e ekspertëve të akreditimit, me fokus të veçantë në syllabuse, riorganizimin të krediteve ECTS, forma të vlerësimit dhe organizimit të mësimdhënies në programin MA Trashëgimi kulturore.

Kolegët diskutuan mundësitë për përmirësimin dhe harmonizimin e syllabuseve, si dhe forma e teknika të reja të vlerësimit të studentëve. Një vëmendje e veçantë iu kushtua ndryshimeve të mëdha që po sjell bota digjitale në universitet, përfshirë përdorimin e inteligjencës artificiale, mënyrat e reja të të nxënit, punën praktike, angazhimin në projekte dhe nevojën për forma të vlerësimit që matin jo vetëm njohuritë, por edhe aftësitë analitike, kërkimore dhe praktike të studentëve.

Diskutimi u përqendrua në atë se cilat forma funksionojnë më mirë në nivelin BA dhe cilat në nivelin MA, duke marrë parasysh specifikat e studimeve antropologjike dhe rëndësinë e punës etnografike, diskutimit kritik, kërkimit individual dhe punës në terren.

Mbledhja ishte një mundësi e mirë për të reflektuar së bashku mbi mësimdhënien dhe vlerësimin në një kohë ndryshimesh të shpejta, por edhe për të përshtatur programet tona me rekomandimet e akreditimit dhe me nevojat reale të studentëve.

Ejani dhe studioni MA në Trashëgimi kulturore në Departamenti i Antropologjisë / UP! Për më shumë informata rreth konkur...
04/09/2026

Ejani dhe studioni MA në Trashëgimi kulturore në Departamenti i Antropologjisë / UP!

Për më shumë informata rreth konkursit plotësues, shihni linkun.

https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,35,4003

📢 THIRRJE PËR STUDENTËDepartamenti i Antropologjisë fton studentët e interesuar të aplikojnë për Natural Sciences Unit –...
03/09/2026

📢 THIRRJE PËR STUDENTË

Departamenti i Antropologjisë fton studentët e interesuar të aplikojnë për Natural Sciences Unit – Autumn School, organizuar nga Instituti Arkeologjik Gjerman (DAI), që do të mbahet më 5–9 tetor 2026 në Shkup.

Shkolla ofron ligjërata dhe punëtori praktike në arkeobotanikë, arkeozoologji dhe dendrokronologji, duke punuar me materiale nga lokaliteti romak dhe antik i vonë i Scupit.

🎓 Mund të aplikojnë studentë të nivelit Bachelor, Master dhe PhD në arkeologji, shkenca natyrore dhe fusha të përafërta. Nuk kërkohet përvojë paraprake.

📅 Afati për aplikim: 12 shtator 2026

Shpenzimet e udhëtimit, akomodimi dhe shpenzimet e qëndrimit mbulohen/rimbursohen nga organizatori.

Një mirënjohje që nderon një profesor të çmuar, i cili i ka dhënë aq shumë arkeologjisë shqiptare, si në Kosovë, ashtu e...
03/09/2026

Një mirënjohje që nderon një profesor të çmuar, i cili i ka dhënë aq shumë arkeologjisë shqiptare, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. Një udhërrëfyes dhe formues brezash, që ka lënë pas vetes një trashëgimi të jashtëzakonshme njerëzore dhe profesionale.

Në emër të Departamentit të Antropologjisë, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të sinqertë për kontributin e tij të çmuar ndër vite dhe për gjurmën e pashlyeshme që ka lënë në arkeologjinë shqiptare.

🏛️ Për më shumë rreth gërmimeve të fundit arkeologjike dhe zbulimeve të këtij viti, ju ftojmë të ndiqni prezantimin e ud...
31/08/2026

🏛️ Për më shumë rreth gërmimeve të fundit arkeologjike dhe zbulimeve të këtij viti, ju ftojmë të ndiqni prezantimin e udhëheqësve të projektit "From Ulpiana to Iustiniana Secunda", profesorëve Arben Hajdari (UP) dhe Christophe Goddard (AOROC–CNRS), si dhe arkeologut Milot Berisha (IAK).

🎥 Shikim të këndshëm!

Video zyrtare nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK).Ndiqni RTK pë...

📢 Departamenti i Antropologjisë mirëpret të gjithë të interesuarit të aplikojnë në afatin e dytë të konkursit plotësues ...
29/08/2026

📢 Departamenti i Antropologjisë mirëpret të gjithë të interesuarit të aplikojnë në afatin e dytë të konkursit plotësues për pranimin e studentëve.

"Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkurs plotësues për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor për vitin akademik 2026/’27 në njësitë akademike ku ende ka vende të lira nga konkursi për afatin e parë.

Aplikimi bëhet në platformën online http://apliko.uni-pr.edu dhe do të jetë i hapur prej datës 28.08.2026 në orën 14:00 e deri më 05.09.2026 në orën 16:00. Gjatë kësaj periudhe kandidatët që aplikojnë online duhet të dorëzojnë edhe dokumentet fizike në njësinë akademike ku aplikojnë."

Mirë se vini!

📚 Publikim i ri nga kolegu ynë, Prof. Asoc. Arsim Canolli!Për të gjithë të interesuarit, ju ftojmë të lexoni artikullin ...
29/08/2026

📚 Publikim i ri nga kolegu ynë, Prof. Asoc. Arsim Canolli!

Për të gjithë të interesuarit, ju ftojmë të lexoni artikullin më të fundit të kolegut tonë, profesor Arsim Canolli. E përgëzojmë për këtë publikim dhe i urojmë shumë suksese në punën dhe angazhimet e tij të mëtejshme!

Më poshtë gjeni abstraktin e këtij punimi:

"This paper brings Besim Sahatçiu’s observational documentary 117 (1976) into dialogue with Berit Backer’s ethnographic monograph Behind Stone Walls (1979/2003) in order to examine how film and ethnography produce knowledge about the Albanian extended household in socialist Kosova. Rather than presenting the 117-member household as a timeless survival of patriarchal tradition, Sahatçiu’s documentary situates it as an exceptional but nevertheless revealing social formation shaped by kinship, migration, education, labor, domestic architecture, and Yugoslav socialist infrastructures. Whereas Backer’s ethnography explains the household through kinship cycles, authority, gendered labor, and social change, Sahatçiu’s film produces meaning through silences, framing, spatial movement, duration, and the sensory density of domestic life. The paper argues that both works reveal a vernacular socialist modernity: a simple opposition between tradition and modernity is not revealed but rather the process through which new institutions, technologies, educational aspirations, and forms of mobility are absorbed into existing household structures."

This paper brings Besim Sahatçiu’s observational documentary 117 (1976) into dialogue with Berit Backer’s ethnographic monograph Behind Stone Walls (1979/2003) in order to examine how film and ethn...

27/08/2026

📚Ligjëratë mbi rezultatet më të reja të kërkimeve arkeologjike në Ulpianë!

Në kuadër të Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, profesorët Arben Hajdari(Universiteti i Prishtinës) dhe Christophe J. Goddard (École Normale Supérieure – AOROC / CNRS, Francë) mbajtën ligjëratën me titull:

"From the Topography of a City to the Topography of a Province: The Case of Ulpiana–Iustiniana Secunda between Moesia Superior and Dardania".

🏛Ligjërata solli një pasqyrë të pasur mbi rezultatet më të fundit të kërkimeve arkeologjike në qytetin antik të Ulpianës, duke prezantuar zbulime dhe interpretime mbi zhvillimin urban, organizimin territorial dhe pozitën e këtij qyteti në kuadër të provincave romake të Mesisë së Epërme dhe Dardanisë. Përmes të dhënave të reja arkeologjike, epigrafike dhe topografike, u hodh dritë mbi një sërë çështjesh që kontribuojnë ndjeshëm në njohjen e historisë antike të Kosovës.

🎥 Për të gjithë ata që nuk patën mundësi ta ndjekin ligjëratën, ose dëshirojnë ta rishikojnë, më poshtë gjeni incizimin e plotë të transmetimit të realizuar nga organizatorët e seminarit.

Address

Fakulteti Filozofik
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Departamenti i Antropologjisë / UP posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Departamenti i Antropologjisë / UP:

Shortcuts

Share