Instituti Pedagogjik i Kosovës

Instituti Pedagogjik i Kosovës

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Instituti Pedagogjik i Kosovës, rr. Lorenc Antoni, Pristina.

Veprimtaria e Institutit është publike, kërkimore-shkencore dhe profesionale, nga lëmia e pedagogjisë dhe edukimit, e cila realizohet përmes punës kërkimore sistematike, me qëllim të zhvillimit të njohurive të reja, si dhe shfrytëzimit dhe zbatimit të...

Photos from Instituti Pedagogjik i Kosovës's post 20/05/2026

Instituti Pedagogjik i Kosovës realizoi simpoziumin shkencor me temë “Gjithëpërfshirja në sistemin arsimor në Kosovë: sfidat dhe përparësitë”

Instituti Pedagogjik i Kosovës (IPK) organizoi simpoziumin shkencor me temë “Gjithëpërfshirja në sistemin arsimor në Kosovë: sfidat dhe përparësitë”, duke mbledhur përfaqësues institucionalë, ekspertë të arsimit, organizata ndërkombëtare dhe profesionistë të fushës për të diskutuar zhvillimet dhe sfidat e arsimit gjithëpërfshirës në vend.

Punimet e simpoziumit i hapi udhëheqësja e Divizionit për Edukim të Hershëm dhe Arsim Fillor, znj. Mevlude Aliu Gashi, ndërsa fjalën hyrëse e mbajti drejtori i IPK-së, z. Murteza Osdautaj. Aktiviteti u moderua nga znj. Lirije Bytyqi-Beqiri.

Gjatë sesioneve tematike u prezantuan analiza dhe hulumtime mbi gjendjen aktuale të arsimit gjithëpërfshirës në Kosovë, sfidat në zbatim, politikat mbështetëse dhe perspektivat institucionale për avancimin e një sistemi arsimor më të barabartë dhe më mbështetës për të gjithë fëmijët.

Në kuadër të simpoziumit, znj. Sahare Reçica Havolli nga IPK-ja prezantoi gjetjet e hulumtimeve të saj lidhur me aspektet e gjithëpërfshirjes në arsim. Ndërkaq, znj. Salihe Gajtani Osmankaq nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës trajtoi përparësitë në zhvillimin e politikave mbështetëse për arsimin gjithëpërfshirës.

Kontribut të veçantë dha edhe z. Arben Damoni nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, i cili prezantoi modelin “Ngjarja jetësore – Lindja e fëmijës”, duke theksuar rëndësinë e tij në funksion të gjithëpërfshirjes dhe qasjes së hershme institucionale ndaj fëmijëve.

Në simpozium u prezantuan edhe praktikat dhe përvojat e organizatave ndërkombëtare. Nga UNICEF prezantoi znj. Dafina Krasniqi, ndërsa nga Save the Children znj. Lulavere Behluli, të cilat folën për mbështetjen dhe angazhimin e organizatave që përfaqësojnë në promovimin e arsimit gjithëpërfshirës në Kosovë.

Përvojat dhe sfidat në nivel lokal u trajtuan nga kryetari i Kolegjiumit të Drejtorëve të DKA-ve, z. Muhamet Gjoka, ndërsa z. Burim Sylejmani prezantoi praktika konkrete dhe modele mbështetëse të zbatuara në shkolla.

Gjatë diskutimeve u identifikuan një sërë sfidash, përfshirë mungesën e koordinimit ndërinstitucional, mungesën e qendrave diagnostikuese për fëmijët, identifikimin dhe vlerësimin e vonshëm të nevojave të fëmijëve, numrin e pamjaftueshëm të stafit profesional mbështetës, pabarazitë në ofrimin e shërbimeve ndërmjet komunave dhe shkollave, si dhe mungesën e infrastrukturës dhe materialeve didaktike adekuate.

Në përmbyllje, simpoziumi riafirmoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe profesional për ndërtimin e një sistemi arsimor gjithëpërfshirës, që garanton mbështetje dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë në Kosovë.

Photos from Instituti Pedagogjik i Kosovës's post 13/05/2026

Në nder të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Instituti Pedagogjik i Kosovës organizoi një ngjarje profesionale që solli në qendër reflektimin mbi lidershipin institucional, transformimin teknologjik, dhe të ardhmen e institucioneve publike.

Ngjarja u mbajt në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, me temën “Udhëheqja e institucioneve publike në kohën e ndryshimeve të shpejta teknologjike: një perspektivë amerikane”, në kuadër të Programit Fulbright Specialist dhe iniciativës Freedom 250, të mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Në aktivitet, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit Pedagogjik të Kosovës, z. Murteza Osdautaj, dhe koordinatorja e projektit, Amantina Pervizaj Kelmendi, theksuan rëndësinë e këtij angazhimi për fuqizimin e dialogut profesional, zhvillimit institucional dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në arsim, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës Amerikane.

Pjesa qendrore e aktivitetit u shënua nga fjalimi i prof. Gina Whalen, eksperte e Programit Fulbright dhe profesoreshë në Penn State University, e cila solli një perspektivë amerikane mbi lidershipin publik në kohë ndryshimesh teknologjike. Në fjalimin e saj u theksua se teknologjia nuk është vetëm ndryshim teknik, por edhe ndryshim njerëzor dhe institucional, ndërsa institucionet publike duhet të modernizohen duke ruajtur etikën, besimin publik dhe fokusin te njeriu.
Në vijim, u zhvillua diskutim interaktiv me pjesëmarrësit mbi sfidat dhe mundësitë që sjell transformimi teknologjik për institucionet publike dhe sistemin arsimor në Kosovë.

Performanca muzikore nga pianisti Shpëtim Mehmeti i dha ngjarjes një dimension reflektues dhe artistik, në harmoni me frymën dhe mesazhin e saj.
Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve publike dhe arsimore, partnerë institucionalë, komuniteti profesional, si dhe përfaqësues nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Kjo ngjarje shënoi edhe përmbylljen e aktiviteteve të realizuara në kuadër të Programit Fulbright Specialist në Institutin Pedagogjik të Kosovës, duke reflektuar mbi vlerën e shkëmbimit profesional dhe hapjen e mundësive të reja për bashkëpunime të ardhshme në shërbim të zhvillimit të arsimit në Kosovë.

04/05/2026

Instituti Pedagogjik i Kosovës realizoi takim konsultativ me komunitetin arsimor në Pejë

Në kuadër të Programit Fulbright Specialist, të mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Instituti Pedagogjik i Kosovës, së bashku me eksperten e Fulbright, prof. Gina Whalen, realizoi një takim konsultativ me përfaqësues të komunitetit arsimor në Komunën e Pejës.

Takimi u organizua në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Pejë, nën mikpritjen e drejtorit Komunal të Arsimit, z. Naser Gega, dhe mblodhi përfaqësues të shkollave fillore dhe të mesme: drejtorë shkollash, mësimdhënës, pedagogë, psikologë, bashkëpunëtorë profesionalë dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve arsimore.

Qëllimi i takimit ishte krijimi i një hapësire të hapur profesionale për dialog mbi realitetin arsimor, në nivel lokal dhe shkollor, nevojat dhe sfidat e shkollave, zhvillimin profesional, orientimin në karrierë, si dhe rolin këshillues, hulumtues dhe mbështetës të Institutit Pedagogjik të Kosovës në raport me komunat dhe shkollat.

Gjatë diskutimit u theksuan rëndësia e zhvillimit profesional të bazuar në nevojat konkrete të shkollave, forcimi i komunikimit ndërmjet institucioneve arsimore, dhe përdorimi i përvojave nga praktika shkollore, si bazë për reflektim, planifikim dhe rekomandime të ardhshme.

Prof. Gina Whalen ndau me pjesëmarrësit perspektiva nga përvoja amerikane, veçanërisht lidhur me mbështetjen e nxënësve, orientimin në karrierë dhe mundësitë që shkollat të krijojnë hapësira më të strukturuara për zhvillimin e interesave dhe potencialit të tyre.

Takimi u zhvillua në formë bashkëbisedimi, me pyetje, përgjigje dhe reflektime nga pjesëmarrësit, duke ofruar një pasqyrë të rëndësishme mbi sfidat, nevojat dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm ndërmjet IPK-së, Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe shkollave në komunën e Pejës.

Photos from Instituti Pedagogjik i Kosovës's post 30/04/2026

Instituti Pedagogjik i Kosovës realizoi vizitë profesionale në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”

Në kuadër të Programit Fulbright Specialist, të mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Instituti Pedagogjik i Kosovës, së bashku me eksperten Fulbright, prof. Gina Whalen, realizoi vizitë profesionale në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”.

Gjatë vizitës u zhvillua fillimisht takim me Rektorin dhe udhëheqjen e Universitetit, me të cilët u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mundësitë për iniciativa të përbashkëta në fushën e arsimit, hulumtimit dhe zhvillimit profesional.

Më pas, u realizua takim me dekanët dhe stafin akademik, me të cilët u trajtuan mundësitë për bashkëpunim akademik, shkëmbim përvojash, ndërkombëtarizim të mësimdhënies dhe përfshirje të studentëve në forma të reja të të nxënit bashkëpunues. Në këtë kuadër, prof. Gina Whalen prezantoi edhe mundësitë e bashkëpunimit përmes programit EDGE të Penn State University.

Në kuadër të vizitës ishte edhe një diskutim i hapur me studentë, gjatë të cilit ata patën mundësi të njihen me përvoja akademike ndërkombëtare, të parashtrojnë pyetje, dhe të diskutojnë për mundësitë e përfshirjes në bashkëpunime të ardhshme akademike.

Vizita u përmbyll me një tryezë profesionale me aktorë të komunitetit arsimor në rajonin e Prizrenit. Morën pjesë përfaqësues të arsimit, mësimdhënës, pedagogë, psikologë, koordinatorë të cilësisë dhe profesionistë të tjerë të fushës. Diskutimi u fokusua në pedagogjinë, inovacionin, zhvillimin profesional, zbatimin e kurrikulës, sfidat aktuale në arsim dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet IPK-së, universitetit, shkollave dhe komunitetit arsimor.

Instituti Pedagogjik i Kosovës falënderon Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” për mikpritjen dhe bashkëpunimin, si dhe të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre në këtë aktivitet profesional.

Kjo vizitë paraqet një hap të rëndësishëm drejt forcimit të dialogut profesional dhe zgjerimit të bashkëpunimit institucional, në funksion të cilësisë dhe zhvillimit të arsimit në Kosovë.

30/04/2026

Njoftim për shtyrjen e afatit për dorëzimin e abstrakteve, deri më datën 30 maj 2026

Instituti Pedagogjik i Kosovës (IPK) njofton të gjithë të interesuarit se e ka zgjatur afatin e paraqitjes me abstrakte. Për të marrë pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare vjetore, me temën kryesore: Zhvillimi profesional i mësimdhënësve në karrierë: praktikat, sfidat dhe mundësitë, abstraktet mund të dorëzohen deri më 30 maj 2026.

Konferenca vjetore e Institutit Pedagogjik të Kosovës 2026

Linke me rëndësi:
Instituti Pedagogjik i Kosovës:
https://ipkmasht.rks-gov.net/

Informata për konferencën:
https://ipkmasht.rks-gov.net/zhvillimi-profesional-i.../

Linku për regjistrim në konferencë:
https://tinyurl.com/ipk-regjistrohu

Photos from Akademia e Shkencave e Shqipërisë's post 23/04/2026
Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Rr. Lorenc Antoni
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00