Zyra e Karrierës dhe Mirëqenies Studentore e ka për mision t’u ndihmojë studentëve në rrugëtimin e tyre drejt zhvillimit profesional dhe t’u ofrojë mjetet e nevojshme për sukses në karrierë. Kjo zyrë menaxhon katër komponentë të përkrahjes së studentëve:
a) Këshillim për karrierë
b) Trajnime & workshope
c) Rrjetëzim
d) Këshillim psiko-social
KËSHILLIM PËR KARRIERË
Ky shërbim do të ofrohet pa pagesë për të gjithë studentët e Universum. Në kuadër të këtij shërbimi, studentëve do ju mundësohet që përmes takimeve me stafin e zyrës së karrierës të marrin këshilla lidhur me planifikimin dhe qartësimin e hapave që duhet ndjekur për një zhvillim të mëtutjeshëm profesional.
*Teste të personalitetit
*Identifikim i fuqive & mangësive
TRAJNIME & WORKSHOPE
Zyra e karrierës do të ofrojë mundësi të shumta të trajnimeve, seminareve dhe tryezave diskutimi në mënyrë që secili student i Universum të ketë të ndërtuar dokumentet bazë për të kërkuar punë dhe do të përgatisë studentët që të jenë të përgatitur në intervista të punës.
*Si të shkruajmë CV mbresëlënëse?
*Si të përgaditemi për intervistë?
*Si të shkruajmë letër motivuese?
*Si të plotësojmë aplikacione për punë?
*Simulim i intervistës
RRJETËZIM [Lidhja me punëdhënës]
Në kuadër të këtij shërbimi do të mundësojë që studentët të kenë takime personale me punëdhënësit potencial. Zyra e karrierës do të kujdeset që të sigurojë sa më shumë marrëveshje me punëdhënësit në mënyrë që studentët të kenë mundësi të kryerjes së punës praktike apo edhe të punësohen nëpër kompani të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.
*Panaire të punës
*Universum Talks
*Vizita studimore
*Takime publike
*Kafe, karrierë me Alumni! KËSHILLIM PSIKO-SOCIAL
Me qëllim të promovimit të shëndetit fizik dhe mendor të studentëve zyra organizon një mori aktivitetesh me karakter psiko-social. Poashtu, ofron këshillim falas për të gjithë studentët për të ju ndihmuar me çdo problem që mund ta bëjë të vështirë suksesin në studime apo që afekton mirëqenien. Zyra poashtu ka për objektivë zhvillimin e hulumtimeve me qëllim që të evidentojë strategji të reja për të ndihmuar studentët në lidhje me shëndetin mendorë. Problemet e zakonshme që studentët mund të kenë janë ankthi, stresi, kriza familjare, probleme të marrëdhënieve personale, vështirësitë në përqendrim ose përfundimin e detyrave, humbja e energjisë, mallëngjimi ose vështirësitë në përshtatjen e jetës në Kosovë. Për të rezervuar një takim, ju lutemi na dërgoni një email me emrin dhe numrin tuaj të telefonit në [email protected].