27/03/2023
Sukses i madh i studentëve të Fakultetit të Arkitekturës, kualifikim si finalistë në garën ndërkombëtare për dizajnimin e resortit turistik në Kroaci
Një pjesë e studentëve të vitit të pestë të Fakultetit të Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina‘, që në semestrin dimëror 2022/23 kanë ndjekur lëndën Projektim – Banim, nën udhëheqjen e Prof. Ass. Dr. Rozafa Basha dhe lëndën Projektim – Ekonomike, të udhëhequr nga Prof. Ass. Dr. Arta Xhambazi, si projekte semestrale kanë punuar për garën ndërkombëtare të organizuar nga platforma Inspireli, për dizajnimin e resortit turistik në afërsi të qytetit të Zarës, në Kroaci.
Me 25 mars 2023 janë shpallur 30 finalistët e kësaj gare, ku nga 163 projekte konkurruese nga 38 vende të botës, 6 finalistë (me gjithsej 8 projekte në garë) janë pikërisht studentët e Fakultetit të Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina‘.
Finalistët e kësaj gare janë: Elton Bajramaj, Ermonda Gashi, Era Pelaj (finalistë me projektin e hotelit); Lendrit K. Krasniqi, Lirigzon Olluri, Albion Hetemi (finalistë me 2 projekte të apartamenteve për pushim); Blerta Breznica, Gentiana Bilalli, Fjolla Shala, Rrezarta Hoti (finaliste me 2 projekte, atë të apartamenteve të pushimit dhe të vilave), të gjitha projekte të realizuara në kuadër të lëndës Projektim Banim, të udhëhequra nga Prof.Ass.Dr. Rozafa Basha.
Adissa Hajdari, Alma Sylejmani, Besjana Ramadani (finaliste me projektin e qendrēs tregtare); si dhe Urata Murseli, Vlonë Matoshi, Rina Maliqi (finaliste me 2 projekte, atë të marinës dhe të qendrës tregtare), projekte të realizuara në lëndën Projektim Ekonomike, të udhëhequra nga Prof.Ass.Dr. Arta Xhambazi.
Projektet finaliste i gjeni këtu: https://www.inspireli.com/en/awards/finalists?realProject=1&annual=8
I urojmë përzemërsisht studentët finalistë për suksesin e arritur!
EDU-PROJECT CROATIA COMPETITION | Inspireli.com Welcome to Inspireli Awards, the worldwide competition for students of architecture.
24/03/2023
03/03/2021
12/02/2021
12/02/2021
08/01/2021