Bee Friends Learning Center

Bee Friends Learning Center

Share

Outside parking

29/05/2022

Ka tre muaj që nuk kemi qenë aktiv në rrjetet tona sociale, e, shpeshherë pushimi është i benefitshëm atëherë kur nga ajo nxirren ide dhe plane të reja.

Sot kemi dy njoftime për ju prindër të cilët na i besuan fëmijët neve.
Qendra jonë nga muaji qershor nuk do të funksionoj fizikisht, objekti i qendrës do mbyllet, dhe shpresojmë së shpejti në hapjen e qendrës në një objekt të ri.
Njoftimi i dytë është, që, pas kërkesave të prindërve, do të fillojmë konsulenca dhe programe logopedike enkas për prindër. Programet përfshijnë fushat e vonesave zhvillimore e gjuhësore tek fëmijët e moshave 18 muaj deri në 4 vjeç, dhe këto programe ofrohen në platformat online! Programet ipen nga drejtoresha e qendrës tonë znj. Albulena Gashi, e cila është e licensuar në Angli si logopede dhe SEN edukatore.

A dëshiron të regjistrohesh për një program të tillë? Për më shumë informacione, na shkruaj në dm!💌

23/03/2022

"I vogli im flet... por s'mund të kuptoj gjithçka që ai thotë?! A është kjo normale?"


Procesi gjuhësor është shumë kompleks, është me rëndësi t'ia jepni kohën e duhur fëmijës që të arrijë të mësojë drejtshqiptimin e tingujve dhe të folurit e rrjedhshëm.

Është shumë normale që një fëmijë të mos arrij të jetë i kuptueshëm gjatë të folurit spontan.

Udhëzimet Mjeksore Standarde tregojnë që:

👶🏼 Mes moshës 19-24 muajsh e folura e fëmijës duhet të jetë 25%-50% e kuptueshme nga një person jo familjar me fëmijën,

👧🏻 Mes moshës 2-3 vjeç e folura e fëmijës duhet të jetë 50%-70% e kuptueshme nga një person jo familjar me fëmijën,

🧑🏻‍🦱 Mes moshës 4-5 vjeç e folura e fëmijës duhet të jetë 75%-90% e kuptueshme nga një person jo familjar me fëmijën, edhe nese fëmija ka vështirësi në drejtartikulim të fjalëve.

Nëse fëmiu yt 2-3 vjeçar është totalisht i pa kuptueshëm në të folurën e tij, këshillojmë vizitën e fëmijës tek logopedi.

03/03/2022

Qëllimi kryesor i shënimit të Ditës Europiane të Logopedisë, është ngritja e vetëdijes kolektive mbi problemet e tërësishme në komunikim dhe gëlltitje, e duke mos lënë anash, qëllim tjetër kryesor ka njohjen e qytetarëve me rolin e logopedisë si shkencë, si dhe njohjen e rëndësise së logopedit në QMF, spitale, shkolla e institucione private e publike!

Bee Friends Learning Center, si çdo herë ka mbeshtetur prindërit në rrugëtimin e tyre mbi përmirsimin e komunikimit të fëmijëve të tyre, dhe sërish, për nderë të kësaj dite do të ofrojë disa shërbime falas për ju.

• 10 konsulta falas me prindër,
• 5 persona do të kenë mundësinë të ndjekin falas seminaret/workshopet tona të ardhshme, si dhe
• 10% zbritje për kurset që ne do t'i ofrojmë.

Për konsulta logopedike, na shkruani në rrjetet tona sociale, ndërsa për përfitimin e mundësisë të ndjekjeve të seminareve dhe kurseve falas, do t'iu njoftojmë në një moment tjetër.

Urojmë që ky kontribut i joni, të vlej sado pak në ndërgjegjsimin e prindërve mbi mirëqenien e fëmijëve të tyre!

📥
☎️ 049 120 096

Photos from Bee Friends Learning Center's post 26/02/2022

Aktivitetet e përmuajshme në janë bërë rutinë e qendrës tonë.

Ne argëtohemi, mësojmë diçka të re, e përmes lojës përdorim çasje logopedike për vërejtjen e vështirësive në të folur tek fëmijët.

Preventimi i hershëm dhe intervenimi, janë çelsat e suksesit të zhvillimit gjuhësor e akademik tek fëmijët!

19/02/2022

BSc. Liridona Zajmi është e diplomuar në drejtimin IT dhe telekomunikim në vitin 2014 dhe që nga atëherë ka punuar si tutore private e lëndës së matematikës, për fëmijë të ciklit fillor deri tek ata të shkollës së mesme.

Duke parë sukseset e saj, ajo do filloj të mbaj stimulim akademik për lëndën e matematikës për nxënësit e klasës I-V. Mësimi mbahet online!

Për më shumë n'a shkruani në rrjetet tona sociale ose n'a kontaktoni në 049 120 096 📞

19/02/2022

Diçka që duam ndajmë me ju, janë disa informacione mbi perin e gjuhës dhe atë të buzës, të njohura në terma mjeksorë si ankyloglossia dhe frenullumi labial maksillar.

Peri i gjuhës dhe i buzës, mund të duken si dy probleme të thjeshta, shpeshherë kalojnë pa u dalluar nga pediatri.
Mirepo, janë shkaktar i fshehur i disa problemeve gjatë rritjës së femijës, ndër to mëkryesoret, vështirësi e pamundsi ne thithje korrekte te gjirit dhe çrregullim në artikulimin e fjalëve gjatë rritjes.

Simptomat e përgjithshme te perit te gjuhës dhe buzës janë:

Simptomat e nënës:
1. Pa rahati gjatë gjidhënies,
2. Maja gjiri te shtypura, të rrafshta pas gjidhënies,
3. Jo prodhim i mjaftueshëm i qumshtit të gjirit
4. Bllokim i shpeshtë i kanaleve të gjirit, mastitis poashtu.

Simptomat e bebit:
1. Lëshon tingull si "klik, klik" gjatë thithjes.
2. Gazra të shumta dhe dhimbje barku
3. Refluks dhe kolika
4. Shtim i ulët në peshë.

-

Përveç këtyre simptomave që e percjellin bebin vitin e parë të jetës, problemet tjera që pasojnë, shfaqen ateherë kur femija flet fjalet e para dhe fillon keqshqiptimi i tyre.
Rastet më të shpeshta te dislalisë (çrregullimit te artikulimit) janë si pasoje e perit të gjuhës apo te buzës.

Nese keni bebe foshnje apo femijë tërritur dhe dyshoni se ka kete problem, sugjerojmë sa me shpejtë viziten tek dentisti i femijëve, dhe sipas rastit nevojitet tretman logopedik per rikthimin e tingujve te humbur apo te zëvendësuar gabimisht.

Eleminimi i ketij problemi zgjat disa minuta, e pas kesaj, patjeter se do verejmë përmirsim pozitiv dukshem tek zhvillimi gjuhësor dhe fizik i femijës!

Photos from Bee Friends Learning Center's post 11/02/2022

Lajm i mirë! Fjalët e përafërueshme numërohen si fjalë të sakta.

Çfarë mund të bëjmë për t'i ndihmuar fëmijës të zgjeroj fjalorin e tij? Shih në slidet e rradhës.

Kur duhet të kryhet vizita logopedike?

Nëse vëreni se i vogli juaj po lëshon bashkëtingëlloren fundore nga fjalët pas moshës 3 vjeçare, ky mund të jetë procesi fonologjik i fshirjes së bashkëtingëlloreve përfundimtare. Shembull fëmija nuk përfundon fjalën komplet: Une dua bu (kë), dhe qumësh (t). etj.

27/01/2022

Jo rastësisht e fillova shkrimin në laptop me një titull të tillë, e bëra vetëm për të reflektuar mbi atë se si shkrimi i një personi me DISLEKSI do dukej, dhe si do e ndjej unë vështirësinë gjatë shkrimit, anipse disleksia nuk është vështirësi vetëm e të shkruarit.

Të jesh me disleksi do të thotë, të jesh një njeri super inteligjent dhe me shikim të rregullt, por edhe të kesh vështirësi në identifikimin e tingujve dhe dekodimin e tyre.

Në shumicën e herave, disleksia mbetet e pa identifikuar, dhe personi kalon shumicën e jetës duke u paragjykuar dhe përqeshur, fillimisht nga familja e deri tek nivelet më të larta akademike që personi i kalon gjatë jetës.
Andaj dua të përmend disa karakteristika të disleksisë në fëmijërinë e hershme:

• Të folurit e vonshëm
• Mësim i ngadalshëm i fjalëve të reja
• Vështirësi në formësimin korrekt të fjalëve si dhe shumicën e kohës ndjehet konfuz në fjalët që i flet.
• Vështirësi në mbajtjen mend saktë të ngjyrave, numrave dhe shkronjave
• Vështirësi në mësimin e vjerrshave

Ndërsa, gjatë viteve të shkollimit, fëmija disleksik vërehet në:
1. Vështirësi në të nxënë: Duke e ditë që të lexuarit është aftësi bazike primare, një fëmijë disleksik shfaq vështirësi mu këtu, duke iu vështirësuar edhe arritja mësimore e njejtë me moshatarët e tij.
2. Probleme socializimi: Nëse ky çrregullim, lihet i patrajtuar, mund të shkaktoj vetbesim të ulët, probleme në sjellje, agresivitet në raport me mësues, nxënës dhe familjarë.
3. Probleme si person i rritur: Vështirësia për të lexuar dhe dekoduar fjalët, mund të ndaloj personin nga arritja e potencialeve maksimale që ai ka. Pasojat mund të jenë të prekshme në pjesën sociale, ekonomike dhe akademike të personit disleksik.

Bashkëpunimi i vazhdueshëm prind-mësues-terapist, do krijonte trekëndëshin perfekt për preventim dhe rehabilitim të rasteve të tilla.

Shkroi: Albulena Gashi - therapist& ass.SEN educator

për

Bee Friends Learning Center

26/01/2022

Fëmijët e të gjitha moshave përballen me sfida në mësimin ose kuptimin e lëndëve të caktuara, për shembull në matematikë ose gjuhë, është thelbësore që prindërit ose kujdestari t'i kushtojnë vëmendje performancës së fëmijëve, andaj për një performanc të shkëlqyeshme mësimi shtesë/ plotësues nga një mësuses privat i mirë, profesional dhe i përkushtuar mund të bëjë mrekulli në raste të tilla. Mësuesi që realizon mësim shtesë/plotësues:

1. Fillon duke identifikuar pikat e forta,dobësitë, stilin e të mësuarit dhepersonalitetin e nxënësit për të zgjedhur më së miri idetë më efektive të mësimdhënies dhe
metodologjitë.
2. E ndihmon atë psikologjikisht që
krijojnë dhe zhvillojnë interes për
mësimet.
3. Ndihmon në largimin e pasigurive të tij/saj rreth koncepteve të paqarta ose konfuze
4. Forcon bazat e tij/saj.
5. Kryen teste praktike ose ekzaminime për të vlerësuar
fuqitë dhe dobësitë e nxënësit.
6. Mëson teknikat të reja të të nxënit për të zgjedhur problemet më shpejt dhe më lehtë
7. Vazhdimisht motivon dhe
nxit nxënësit
8. Rrit besimin e tij/saj dhe
çrrënjos frikën nga provimet
9. Monitoron përparimin e nxënësit në mënyrë sistematike.

Të gjitha këto mund të arrihen sepse nxënësi do të ketë avantazhin e një mësuesi të tërë për vete, me planet dhe të hartuara vetëm për të!

- 049 120 096 -

17/01/2022

•STIMULIM AKADEMIK - FËMIJË TË KLASAVE 1-5•

Prindër të dashur, kemi kënaqësinë t'iu njoftojmë se rihapen regjistrimet për kursin e stimulimit akademik për fëmijë.

Mësimi plotësues do të zhvillohet në formë grupore si dhe në formë individuale, ku do të përforcohen lëndët bazë dhe lëndët dytësore.
Ndërsa pjesë e përditshme e kursit, do të jenë aktivitetet e ndryshme relaksuese, për t'a bërë mësimin sa më të lehtë për të gjithë.

Këto dhe shumë informata tjera, do mund t'i merrni me 1 shkurt, ju mirëpresim të gjithëve!

Rr. Norbert Jokli, te Xhambazët, Bregu i Diellit 📍

Tel: 049 120 096 ☎️

Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Bregu I Diellit
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00