06/08/2026
Sot u shkrua një faqe e bukur në historinë e promovimit të librit.
Me shumë emocion dhe krenari u realizua me sukses hapja zyrtare e Bibliotekës në Natyrë – “Karvani i Librit”, në kuadër të Etno Festit, duke e shndërruar natyrën në një bibliotekë të hapur, ku libri, arti dhe fëmijët u bënë një.
Në këtë ngjarje të veçantë morën pjesë autorë, artistë, dashamirë të librit, prindër dhe shumë fëmijë, të cilët me praninë dhe buzëqeshjet e tyre i dhanë jetë këtij misioni. Çdo fjalë, çdo tregim dhe çdo libër i dhuruar ishte një mesazh se kultura e leximit duhet të kultivohet aty ku rriten ëndrrat e fëmijëve.
Një falënderim i veçantë dhe mirënjohje e thellë shkon për Prof. Fadil Hysajn, i cili besoi në këtë nismë që në hapat e parë dhe e mbështeti me përkushtim idenë e ideatores dhe organizatores së Bibliotekës në Natyrë, Eranda Syla Sylejmani. Përkrahja e tij ishte një shtysë e rëndësishme për ta bërë këtë ëndërr realitet.Eranda Syla Sylejmani
Mirënjohje të veçantë për Shtëpinë Botuese Albas, e cila e pasuroi bibliotekën me libra dhe tituj të zgjedhur me shumë kujdes, të përshtatshëm për tematikën e Bibliotekës në Natyrë dhe për botën plot imagjinatë të fëmijëve. Ky kontribut do të vazhdojë të frymëzojë shumë lexues të vegjël.
Me realizimin e dy edicioneve të Bibliotekës në Natyrë, Elite Akademi dëshmoi se kur vizioni, përkushtimi dhe dashuria për librin bashkohen, lindin iniciativa që lënë gjurmë dhe krijojnë kujtime të paharrueshme.
Faleminderit të gjithë autorëve, artistëve, partnerëve, prindërve, fëmijëve dhe çdo mbështetësi që u bënë pjesë e këtij udhëtimi. Ju ish*t zemra e “Karvanit të Librit”.
Ky është vetëm fillimi. Le ta bëjmë librin gjithmonë më pranë fëmijëve, sepse aty ku lexohet, ndërtohet e ardhmja.