NEED - New Education

NEED - New Education NEED është institut i udhëhequr nga parimi se çdo nxënës meriton shkollim të shkëlqyer dhe me mundësi të barabarta.

NEED e koncepton realizmin e synimeve të veta - për të ofruar rritje të kapaciteteve të shkollave dhe institucioneve drejtuese të arsimit që të përvetësojnë, praktikojnë, dhe reflektojnë mbi zbatimin e praktikave të bazuara në të dhëna për të përshtatur mësimin sipas nevojave të kohës dhe karakteristikave individuale të nxënësve - përmes ofrimit të ekspertizës për shkollat dhe institucionet drejtuese të arsimit, trajnimeve, dhe këshillimeve, me këto objektiva:
· Identifikimin e nevojave të tregut të punës dhe ndikimi i tyre në profilizimin dhe qasjet/metodat e mësimdhënies dhe mësimnxënies në Kosovë;
· Nxitje e mësimdhënies së diferencuar duke rritur kapacitetet e shkollave për targetimin e nevojave dhe karakteristikave individuale të nxënësve dhe përshtatjen e metodave, materialeve mësimore, dhe vlerësimit bazuar në këto karakteristika;
· Rritje e rolit të aktiviteteve jashtë-kurrikulare dhe edukimit joformal përmes rritjes së kapaciteteve planifikuese dhe ekzekutuese të shkollave dhe institucioneve drejtuese të arsimit në këtë aspekt;
· Analiza statistikore të përhershme bazuar në të dhënat e përditësuara të shkollave dhe insitutcioneve drejtuese në arsim me qëllim planifikim të aktiviteteve dhe përcaktim të synimeve bazuar në realitetin objektiv të sistemit arsimor;
· Fuqizim i organeve drejtuese të shkollave duke i ndihmuar të rrisin njohuritë ligjore dhe shkathtësitë menaxhuese për shfrytëzimin e potencialeve zhvillimore brenda shkollës;

08/07/2022

Tashmë NEED ka marrë rolin e facilituesit të programit Shkollarët Globalë/Global Scholars për Kosovë. Shkollarët Globalë mundësohet nga Global Cities e cila, si pjesë e Filantropisë Bloomberg, është një organizatë jofitimprurëse e dedikuar për lidhjen e qyteteve në mbarë botën. Ky program u jep mundësi nxënësve të moshave 10 deri në 13 vjeç të komunikojnë drejtpërdrejt përmes klasave elektronike me bashkëmoshatarët anembanë globit. Ky mjedis arsimor, i fuqizuar përmes komunikimit multimedial, krijon mundësi për studentët që të krijojnë kompetenca të rëndësishme globale dhe të të nxënit të përgjithshëm. Postimet dhe projektet e moshatarëve ndërkombëtarë janë tekstet kryesore përmes të cilëve ata mësojnë rreth qyteteve të tjera, temës së përbashkët globale që po studiojnë dhe aftësive të nevojshme për të zgjidhur një problem global. Mësuesit e Shkollarëve Globalë marrin pjesë në zhvillim profesional të bazuar në kurrikulën interaktive përmes video-konferencave gjatë gjithë vitit programor. Në vitin shkollor 2021-2022 ky program po lidh më shumë se 13,600 studentë në 49 qytete. Në Kosovë aktualisht ky program funksionon vetëm në Prishtinë dhe shkollat pjesëmarrëse janë: Naim Frashëri, Qamil Batalli, Faik Konica, Iliria, Gjergj Fishta, Shkolla e Gjelbër, Elena Gjika dhe Hasan Prishtina.

Tregu i punës dhe shkolla
19/04/2022

Tregu i punës dhe shkolla

Fuqizim i organeve drejtuese
18/04/2022

Fuqizim i organeve drejtuese

Aktivitete jashtë-kurrikulare
15/04/2022

Aktivitete jashtë-kurrikulare

Mësim i diferencuar
14/04/2022

Mësim i diferencuar

Analiza objektive
13/04/2022

Analiza objektive

12/04/2022

Address

Ali Pashe Tepelena
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when NEED - New Education posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to NEED - New Education:

Shortcuts

Share