23/06/2026
🟣Teksti shkollor për GJUHËN ANGLEZE për KLASËN E TETË nga shtëpia botuese “DUKAGJINI” dhe “PEARSON"
✅Me tekstet e miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Pako e mësimdhënësit përfshin gjithçka që ju nevojitet: Student’s Book, Activity Book dhe Teacher’s Book për çdo mësimdhënës, me të gjitha planet mësimore ditore, mujore dhe vjetore për organizim të qartë dhe të saktë sipas standardeve.
Ju ftojmë t’i shfletoni dhe t’i shkarkoni materialet mësimore:
https://dukagjinigroup-my.sharepoint.com/:f:/p/librat/IgDBBeIZM4ZqTJHh7ACDzQYqAaApULm04wTds1m0sQSrxd8?e=kEvhPV
📌Në dispozicion do të jetë edhe Ditari Personal i Mësimdhënësit, si dhe materialet vlerësuese që përfshijnë teste, aktivitete kreative, projekte, punë në grup dhe ushtrime të ndryshme që mbështesin procesin e të nxënit.
📌Audio dhe videomaterialet bashkëkohore, të zhvilluara në bashkëpunim me BBC-në, sjellin në klasë gjuhë autentike dhe praktike.
📌Ndërsa, materialet fizike për mësimdhënësit do të shpërndahen para fillimit të vitit shkollor 2026/27.
📩Materialet mbështetëse për mësuesit mund t’i merrni përmes kërkesës në email-in tonë zyrtar: [email protected]
Shtëpia botuese "Dukagjini" është përfaqësuese zyrtare e shtëpisë botuese "Pearson", për tekstet shkollore të gjuhës angleze.
***
✅Seria e librave “Wider World” është bashkëpunim i “Pearson”-it dhe BBC-së për të zhvilluar një program gjithëpërfshirës të mësimit të gjuhës angleze për nxënës të niveleve të ndryshme. Ky program mundëson që nxënësit të zhvillojnë aftësi si: komunikimi, puna në grup dhe ndërgjegjësimi kulturor.
📌Klasa 8: “Wider World Student’s Book 3”, “Wider World WorkBook 3”, “Wider World Teacher’s Book 3”
✅"Wider World Student's Book 3" ka si qëllim t’u sjellë njohuri dhe informacione të reja që do të ndërtohen mbi aftësitë gjuhësore dhe njohuritë e fituara në nivelet e mëparshme. Në këtë mënyrë, synon të zhvillojë më tej aftësitë e nxënësve në lexim, shkrim, dëgjim dhe të folur. Temat dhe përmbajtja bëhen më të avancuara dhe strukturat gjuhësore më komplekse. Libri përfshin, gjithashtu, materiale më autentike, si artikuj, intervista dhe audioincizime, për përdorim të konteksteve gjuhësore përmes aktiviteteve dhe ushtrimeve ndërvepruese.
✅Në librat bazë “Wider World” për klasat 7, 8, 9 mund të gjeni kodin specifik që ju krijon qasje në formën digjitale për periudhë kohore 2-vjeçare. Qasja digjitale ju ofron detyra dhe mësime me video autentike dhe tërheqëse nga BBC-ja me ekspertizën e “Pearson”, që u jep nxënësve gjithçka që u nevojitet për të arritur qëllimet e tyre.
✅“Wider World” digjital pasqyron mënyrën se si adoleshentët e sotëm marrin informacione nga interneti, duke përdorur pajisje si tabletët, laptopët dhe celularët.
Edhe përmbajtja, edhe stili i kursit janë krijuar për të frymëzuar dhe sfiduar nxënësit. Duke ndërvepruar me përmbajtjen, në vend që thjesht të praktikojnë, studentët e përvetësojnë gjuhën në një nivel më të thellë duke fituar njohuri, aftësi dhe përvojë.
📌Librat e “Pearson Education” zgjidhen për cilësinë e tyre, përputhshmërinë me standardet, mbulimin gjithëpërfshirës dhe mbështetjen si për mësuesit, ashtu edhe për nxënësit në procesin e të mësuarit.
🇬🇧 Pearson
🇽🇰 Dukagjini Publishing House