03/08/2026
🤝 Qendra Profesionale për Gjithëpërfshirje (QPGJ) vazhdon bashkëpunimin me Drejtoritë Komunale të Arsimit në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës
QPGJ vazhdon të zgjerojë bashkëpunimin institucional me Drejtoritë Komunale të Arsimit nga komuna të ndryshme në të gjithë Republikën e Kosovës, përmes nënshkrimit të Marrëveshjeve të Bashkëpunimit Profesional.
Këto marrëveshje synojnë forcimin e partneritetit ndërinstitucional, mbështetjen e zhvillimit profesional në fushën e arsimit gjithëpërfshirës, shkëmbimin e përvojave dhe promovimin e standardeve profesionale për asistentët e fëmijëve dhe nxënësve me nevoja të veçanta arsimore.
Së fundmi, një marrëveshje e tillë është nënshkruar edhe me Drejtorinë Komunale të Arsimit të Komunës së Istogut, duke iu bashkuar një numri gjithnjë e më të madh të Drejtorive Komunale të Arsimit në mbarë vendin që kanë vendosur të bashkëpunojnë me QPGJ në zhvillimin dhe promovimin e arsimit gjithëpërfshirës.
📌 Kualifikimi i Nivelit V – Asistent për Fëmijë/Nxënës me Nevoja të Veçanta Arsimore, i realizuar nga Qendra Profesionale për Gjithëpërfshirje (QPGJ) – OCN London, mbështetet nga aktet zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës:
✅ Vendimi i MASH nr. 01-2568, datë 15.06.2026, përcakton masat kalimtare për validimin e kualifikimit dhe akreditimin e institucioneve që ofrojnë programin Niveli V – Asistent për Fëmijë/Nxënës me Nevoja të Veçanta Arsimore.
✅ Konfirmimi zyrtar i MAShTI-së, Prot. Nr. 2337, datë 08.08.2024, konfirmon se programi profesional i realizuar nga QPGJ – OCN London është në përputhje me Standardin e Profesionit, është i barasvlershëm me programin përkatës në Republikën e Kosovës dhe u mundëson të diplomuarve ushtrimin e profesionit të Asistentit për Fëmijë/Nxënës me Nevoja të Veçanta Arsimore.
✅ Udhëzimi Administrativ (MAShTI) nr. 05/2021 përcakton se kriteri për këtë pozitë është posedimi i kualifikimit profesional të Nivelit V për profilin përkatës dhe nuk e kushtëzon vlefshmërinë e diplomës me institucionin ofertues.
QPGJ mbetet e përkushtuar në zgjerimin e bashkëpunimit me Drejtoritë Komunale të Arsimit në të gjithë Republikën e Kosovës, me qëllim fuqizimin e arsimit gjithëpërfshirës dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale në nivel lokal dhe kombëtar.