Qendra "Udhëzimi"

Qendra "Udhëzimi" Përmes kësaj faqe synojmë t'i shpërndajme derset, artikujt dhe njoftimet nga qendra "Udhëzimi"

19/09/2026

Cilësitë e bashkëshortes së mirë

◊◊◊ ◊◊◊ ◊◊◊

Cilësia e katërmbëdhjetë:
Të mbajë drejtësi mes fëmijëve

Cilësi tjetër është që nëse Allahu e begaton një grua me fëmijë, atëherë duhet të mbajë drejtësi mes fëmijëve të saj. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Tregohuni të drejtë në raport me fëmijët tuaj!” Këtë e ka përmendur tri herë.
Dijetarët kanë thënë që duhet prindi duhet të tregohet i drejtë ndaj fëmijëve qoftë dhe në puthje, nëse e puth njërin dy herë, duhet edhe tjetrin njëjtë. E të mos flasim në gjëra të tjera. Gjithmonë duhet t’i përmbahet drejtësisë ndaj tyre.

Hoxhë Lulzim Perçuku
🎙Transkriptim

18/09/2026

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Çdo njërit prej jush do t’i flasë Allahu (Ditën e Gjykimit) dhe ndërmjet nuk do të ketë përkthyes.” Buhariu dhe Muslimi

Hadithi nuk nënkupton se ata do ta shohin Allahun gjatë kohës sa merren në llogari.

Hoxhë Lulzim Perçuku
🎙Transkriptim

18/09/2026

Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Shpjegimi i librit “El-Feuaid” të ibn Kajjimit

Ligjëron: Petrit Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!

Linku për ders dhe pyetje:

https://udhezimi.com/live/

18/09/2026

Sa më shumë që njeriu të ketë dashuri ndaj Allahut në zemrën e tij, aq më shumë do ta adhurojë Atë dhe do të shtojë adhurimet.

Hoxhë Lulzim Perçuku
⏩📔Transkriptim

17/09/2026

Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!

Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Lulzim Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/

17/09/2026

Ndoshta:

-një puthje që ia ke bërë nënës tënde në kokën e saj,
-apo fshirja e lotit prej faqes së jetimit,
-apo një lutje që ka bërë një i/moshuar kur e ke ndihmuar,
-apo një lutje që ke bërë sinqerisht prej zemrës tënde duke qenë në sexhde dhe duke qarë nga malli e dëshira për takimin me Atë apo nga frika ndaj dënimit të Tij,

do të bëhet shkak që të shpëtosh prej zjarrit të Xhehenemit dhe të fitosh Xhenetin.

Hoxhë Lulzim Perçuku
Transkriptim

17/09/2026

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem në lutjen që bëhet ndaj të sëmurit (kur i bëhet rukje) ka thënë:

ربَّنا اللَّهُ الَّذي في السَّماءِ تقدَّسَ اسمُكَ أمرُكَ في السَّماءِ والأرضِ كما رحمتُكَ في السَّماءِ فاجعَل رحمتَكَ في الأرضِ اغفِر لَنا حوبَنا وخطايانا أنتَ ربُّ الطَّيِّبينَ أنزِلْ رحمةً من رحمتِكَ وشفاءً من شفائِكَ علَى هذا الوجَعِ فيبرأ

"Zoti ynë, Allahu, i Cili është në qiell. Emri Yt është i shenjtëruar. Urdhrat e Tu janë në qiell dhe në tokë. Ashtu siç Mëshira Jote është në qiell, vendose atë edhe në tokë. Na fal mëkatet (mëkatet e mëdha) dhe gjynahet tona (mëkatet e vogla)! Ti je Zoti i të mirëve (besimtarëve). Zbrit një pjesë të mëshirës dhe të shërimit Tënd mbi këtë të sëmurë, që ai të shërohet.” Ebu Daudi

Ky hadith na mëson një lutje e cila me lejen e Allahut ka efekt të madh nëse përdoret gjatë rukjeve.

Hoxhë Lulzim Perçuku
🎙Transkriptim

17/09/2026

Ashtu siç bëjmë davet me fjalë, duhet të përpiqemi të bëjmë davet edhe me vepra, madje dhe më shumë.

Hoxhë Lulzim Perçuku
Transkriptim

16/09/2026

Cilësitë e bashkëshortes së mirë

◊◊◊ ◊◊◊ ◊◊◊

Cilësia e shtatë:
Të jetë e bindur

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Gratë më të mira tuajat janë ato që janë të dashura, që lindin shumë, që janë të bindura...” Dhe: “الْمُوَاتِيَة - el muweetijeh” ka kuptim më të gjerë (ndonëse e përkthyem “të bindura”). Domethënia: Ajo grua e cila nuk është as e ashpër e as e vrazhdë, nuk është e ashpër në fjalët e saj e as në zemrën e saj, por është grua që bindet, i dëgjon dhe u përgjigjet urdhrave të bashkëshortit, nuk tregon mendjemadhësi e kryelartësi, nuk kundërshton burrin e saj, nuk largohet prej tij, nuk ka zemër të ngurtë, por zemra e saj është plotë mëshirë e dashuri ndaj burrit të saj.

Hoxhë Lulzim Perçuku
🎙Transkriptim

16/09/2026

Ka shumë njerëz të cilët janë gjendur nëpër situata të vështira e u është ngushtuar dunjaja, mirëpo u ka ardhur lehtësimi prej Allahut. Gjithashtu ka shumë njerëz të cilët kanë qenë afër vdekjes, mirëpo Allahu i ka shpëtuar për shkak të ndonjë vepre të mirë që kanë bërë më parë apo pune të dobishme në raport me të tjerët.

Hoxhë Lulzim Perçuku
🎙Transkriptim

Address

Prishtinë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra "Udhëzimi" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share