Kolegji Riinvest - Riinvest College
VLERË Institucioni ynë do të jetë i njohur si qendër e zhvilluar për hulumtim për të mirën e zhvillimit ekonomik dhe social të shoqërisë.
Kolegji Riinvest u themelua mbi traditën e pasur shumë vjeçare të Institutit për Hulumtime Zhvillimore Riinvest, dhe nga një grup ekspertësh e akademikësh nga Kosova të shkencave kompjuterike dhe inxhinieri softuerike. Personeli akademik i Riinvestit u zhvillua gjatë disa viteve në universitete evropiane e amerikane, e veçmas në Universitetin Staffordshire të Britanisë së Madhe. Tash, me Kolegjin
07/03/2024
Urime 7 Marsi, Dita e Mësuesit!
22/02/2024
Faleminderit KREN Kosova për bashkëpunimin e vazhdueshëm!
17/02/2024
Gëzuar 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!
24/12/2023
Urime festat e fundvitit nga Kolegji Riinvest!
22/12/2023
Studentët e Kolegjit Riinvest zënë vendin e tretë në IPKO Uni Tournament.
Tashmë ka përfunduar edhe edicioni i dytë i IPKO Uni Tournament, një event i cili ka disa javë që është duke u zhvilluar dhe i cili ka përfshirë pesë lojëra të njohura në fushën e eSports. Në këtë edicion kanë marrë pjesë grupe të shumta të studentëve nga Institucionet publike dhe private të arsimit të lartë në Kosovë.
Kolegji Riinvest është përfaqësuar nga studentët tanë: Erjon Osmanaj, Erion Cakolli, Erion Beka, Jon Islami, Berat Surkishi dhe Blin Maxherra, të cilët kanë arritur të renditen në vendin e tretë nga pikët e arritura në realizimin e disa lojërave përgjatë këtij edicioni.
Përpos vendit të tretë, grupi i studentëve tanë kanë arritur që të triumfojnë dhe të zënë vendin e parë në lojën “Valorant”.
Ne jemi shumë të lumtur që përkrahë studimeve, studentët tanë janë të përkushtuar edhe në aktivitete të tilla dhe arrijnë të korrin suksese kudo që shkojnë!
28/11/2023
Gëzuar 28 Nëntori, Dita e Flamurit 🇦🇱
25/09/2023
Engjëll Gashi, studenti i parë i diplomuar në programin MSc. Shkenca e të dhënave dhe Analiza e Biznesit në Kolegjin Riinvest
Engjëlli ka mbrojtur me sukses para komisionit të përbërë prej Prof. Arben Damoni, Prof. Fatbardh Veseli dhe Prof. Arben Ahmeti, temën me titullin “Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në Siguri Kibernetike”.
Nën mentorimin e prof. Fatbardh Veseli, Engjëlli ka arritur të realizojë një temë të kompletuar dhe e cila padyshim është vlerë e shtuar në Kolegjin Riinvest.
Ai është një shembull frymëzues për të gjithë studentët e tjerë të interesuar në këtë fushë dhe që dëshirojnë të ndjekin gjurmët e tij.
E urojmë Engjëllin për arritjen e këtij objektivi dhe e falënderojmë për besimin e dhënë Kolegjit Riinvest për përfundimin e studimeve të tij, në nivelin Bachelor por edhe atë Master!
15/09/2023
Raiffeisen Bank vazhdon të forcojë komunitetin "Tech4Tech" duke investuar në talente të reja. Përmes programit RISE (Raiffeisen Internship & Scholarship for Engineers), ata synojnë të vazhdojnë angazhimin për zhvillimin e talenteve të IT-së duke e konsideruar atë si një investim të rëndësishëm për një të ardhme novatore dhe të qëndrueshme.
Nga grupi i parë i studentëve jashtëzakonisht të talentuar RISE, të cilët nisën udhëtimin e tyre me Raiffeisen Bank në Janar 2023, katër individë të shquar janë promovuar në pozicione Junior brenda departamenteve të tyre teknike. Ndër ta janë dhe studentët tanë të Shkencave Kompjuterike, Egzon Bllaca dhe Jora Kursani, të cilët zyrtarisht janë bërë pjesë përbërëse e familjes Raiffeisen Bank Kosova.
Përkushtimi i tyre, puna e palodhur dhe performanca e jashtëzakonshme gjatë praktikës së tyre i kanë veçuar ata vërtet.
Ne jemi shumë krenarë me studentët tanë!
21/07/2023
Sot, Kolegjit Riinvest iu shtua edhe një student i diplomuar në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Softuerike.
Lendrit Rukiqi nga sot mbanë titullin Bachelor i Shkencave në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Softuerike.
Ai ka mbrojtur temën e diplomës "Siguria e të dhënave në shërbimet cloud në sistemin bankar" me sukses të dalluar pranë komisionit të përbërë nga Prof. Blerim Jahiu, Prof. Albnora Hoti Krasniqi dhe Prof. Malësore Gashi Rexhepi.
Nën mentorimin e profesoreshës Malësore, Lendriti ka arritur të punojë një temë të jashtëzakonshme!
Njëkohësisht, Lendriti i është bashkuar kompanisë IPKO si ICT Engineer Intern.
Suksese Lendrit!
10/07/2023
Profesori Blerim Jahiu në “THE Europe Universities Summit 2023”
Profesori Blerim Jahiu ka marrë pjesë në Samitin e Universiteteve të Evropës i cili është mbajtur në Poloni dhe ku u trajtua tema “Beyond resilience: How European higher education is preparing for the future”.
Samiti i Universiteteve të Evropës 2023 u fokusua në mënyrën se si universitetet dhe institucionet e tjera të arsimit të lartë vazhdojnë të luajnë një rol kryesor në rimëkëmbjen, bashkimin dhe përparimin e shoqërive në të gjithë Evropën dhe më gjerë.
Universitetet dhe i gjithë sektori i arsimit të lartë kanë një pozicion unik në kryqëzimin e arsimit, kërkimit dhe inovacionit, në formësimin e ekonomive të qëndrueshme dhe elastike dhe në sigurimin që Evropa të mbetet e hapur ndaj botës dhe e angazhuar në bashkëpunim dhe partneritet kuptimplotë.
07/07/2023
Sot, Kolegjit Riinvest iu shtua edhe një studente e diplomuar në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Softuerike.
Enisa Bekteshi - Bahtiri nga sot mbanë titullin Bachelor i Shkencave në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Softuerike.
Ajo ka mbrojtur temën e diplomës "eCommerce Electronics" me sukses të dalluar pranë komisionit të përbërë nga Prof. Adnan Maxhuni, Prof. Mentor Pajaziti dhe Prof. Albnora Hoti Krasniqi.
Nën mentorimin e profesoreshës Albnora, Kolegjit Riinvest iu shtua edhe një temë me shumë vlerë e punuar me shumë përkushtim nga Enisa, e cila për tri vite me radhë ka qenë dhe studente e dalluar.
Suksese Enisa!
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the school
Telephone
Website
Address
Deshmoret E Gollakut, Pristina, Kosovo (Marigona Hill)
Prishtinë
10000
Opening Hours
| Monday | 09:00 - 20:00 |
| Tuesday | 08:00 - 20:00 |
| Wednesday | 08:00 - 20:00 |
| Thursday | 08:00 - 20:00 |
| Friday | 09:00 - 20:00 |
| Saturday | 09:00 - 17:00 |