Kolegji Riinvest

Kolegji Riinvest VLERË Institucioni ynë do të jetë i njohur si qendër e zhvilluar për hulumtim për të mirën e zhvillimit ekonomik dhe social të shoqërisë.

Kolegji Riinvest u themelua mbi traditën e pasur shumë vjeçare të Institutit për Hulumtime Zhvillimore Riinvest, dhe nga një grup ekspertësh e akademikësh nga Kosova të shkencave kompjuterike dhe inxhinieri softuerike. Personeli akademik i Riinvestit u zhvillua gjatë disa viteve në universitete evropiane e amerikane, e veçmas në Universitetin Staffordshire të Britanisë së Madhe. Tash, me Kolegjin Riinvest janë të lidhur profesorët dhe ekspertët më të mirë nga fusha e shkencave ekonomike, shkencave kompjuterike dhe shkencave juridike, dhe kjo ka krijuar një bazë të fortë për studime ekonomike dhe të biznesit në nivel të studimeve bazike dhe postdiplomike, e gjithashtu edhe për studime të inxhinierisë softuerike. Programet e Kolegjit Riinvest ofrojnë shkathtësi dhe dije, si dhe përgatisin studentët për punësim me certifikime në teknologji informative, kontabilitet e financa, menaxhment dhe në fusha të ngjashme. Vizioni
Vizioni i Kolegjit Riinvest është të bëhet universitet model për të tjerët në rajon, që ofron studime të standardeve të larta ndërkombëtare në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze në Ekonomi, Biznes dhe Teknologji Informative, si dhe qeverisje që kultivon kreativitet dhe ndërmarrësi dhe siguron punësim për të diplomuarit tanë. Misioni
Misioni ynë është të ofrojmë studime dhe hulumtime të cilësisë së lartë në mënyrë që të sigurojmë ekspertë për të mirën e nevojave zhvillimore të Kosovës, me kapacitete për të garuar në nivel global. Ne qëndrojmë pas vlerave tona:

Kultivimi i kreativitetit, të menduarit kritik dhe inovacionit
Toleranca
Etika e lartë dhe ndershmëria
Liria akademike
Partneriteti dhe transparenca drejt palëve me interes, institucioneve dhe opinionit
Identifikimi dhe pronësia me misionin, vizionin dhe vlerat tona nga personeli dhe studentët

KONKURS PËR ANGAZHIM TË PERSONELIT AKADEMIKNë bazë të Ligjit Nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, S...
08/07/2026

KONKURS PËR ANGAZHIM TË PERSONELIT AKADEMIK

Në bazë të Ligjit Nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, Statutit të Kolegjit Riinvest, Rregullores për Zgjedhjen, Rizgjedhjen dhe Avancimin e Personelit Akademik, si dhe akteve të tjera ligjore në fuqi, Kolegji Riinvest shpall konkurs për angazhim të personelit akademik për:

𝐏𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐢𝐦𝐢𝐭:
▪ Programim
▪ Marketing Digjital
▪ Biznes Digjital
▪ Dizajn Grafik
▪ Dizajn Interieri
▪ Brendim & Komunikim në Modë

Kandidati/ja duhet të:

▪ ketë të përfunduara së paku studimet Master i Shkencave (MSc) në fushën përkatëse;
▪ ketë minimum pesë (5) vite përvojë profesionale, të dokumentuar;
▪ plotësojë kriteret e përcaktuara me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi për angazhimin e personelit akademik.

𝐏𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐢𝐦𝐢𝐭:
▪ Ekonomi
▪ Biznes dhe Menaxhment
▪ Gazetari
▪ Media dhe Komunikim
▪ Juridik
▪ Psikologji
▪ Arkitekturë

Kandidati/ja duhet të:

▪ ketë të përfunduara studimet e doktoraturës (PhD) në fushën përkatëse;
▪ ketë të paktën një (1) publikim shkencor nga fusha e studimit/programit, si autor i parë ose autor korrespondent, të indeksuar në Scopus dhe/ose Web of Science;
▪ plotësojë kriteret e përcaktuara me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi për zgjedhje në titullin akademik.

𝗗𝗼𝗸𝘂𝗺𝗲𝗻𝘁𝗲𝘁 𝗲 𝗻𝗲𝘃𝗼𝗷𝘀𝗵𝗺𝗲 𝗽𝗲𝗿 𝗮𝗽𝗹𝗶𝗸𝗶𝗺:

▪ Curriculum Vitae (CV);
▪ Listën e publikimeve shkencore, së bashku me lidhjet (link) të revistave ku janë publikuar;
▪ Kopjet e noterizuara të diplomave (për diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës);
▪ Vendimin për njohjen (nostrifikimin) e diplomës së fituar jashtë vendit;
▪ Dokumente të tjera relevante që mbështesin plotësimin e kritereve për programin për të cilin aplikohet.

𝗔𝗳𝗮𝘁𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗺𝗲𝗻𝘆𝗿𝗮 𝗲 𝗮𝗽𝗹𝗶𝗸𝗶𝗺𝗶𝘁:

Afati i fundit për aplikim është 𝟭𝟵 𝗸𝗼𝗿𝗿𝗶𝗸 𝟮𝟬𝟮𝟲. Dokumentacioni i plotë duhet të dërgohet në adresën elektronike: 𝗶𝗻𝗳𝗼@𝗿𝗶𝗶𝗻𝘃𝗲𝘀𝘁.𝗻𝗲𝘁

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e konkursit dhe përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të përzgjedhjes.

Kolegji Riinvest garanton një proces të drejtë, transparent dhe të bazuar në meritë dhe inkurajon të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret të aplikojnë.

Address

Deshmoret E Gollakut, Pristina, Kosovo (Marigona Hill)
Prishtinë
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 09:00 - 20:00
Saturday 09:00 - 17:00

Telephone

+38338224322

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kolegji Riinvest posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Kolegji Riinvest:

Shortcuts

Share