26/06/2026
Faleminderit nga AMC dhe doktoreshës Florina Ushaku Grezda!
Sot patëm kënaqësinë të jemi në Shkollën e Gjelbër, ku u organizua ligjërata vetëdijësuese për Skriningun e Kancerit të Qafës së Mitrës - PAP test, në kuadër të programit të Ministrisë së Shëndetësisë, me asistencë teknike të AMC-së.
Ky program shënon këtë vit 10-vjetorin e implementimit në Kujdesin Parësor Shëndetësor (KPSH) në Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Obiliq dhe Gjilan duke dëshmuar rëndësinë e vazhdueshme të parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të qafës së mitrës.
AMC, në bashkëpunim me Shkollën e Gjelbër, organizoi këtë ligjëratë vetëdijësuese, e cila u facilitua nga Dr. Florina Ushaku Grezda - Specialiste e Mjekësisë Familjare.
Në ligjëratë morën pjesë vajza dhe gra të moshave të ndryshme, stafi i Shkollës së Gjelbër, të cilët treguan interesim dhe angazhim të madh për këtë temë me rëndësi për shëndetin e grave.
Falënderojmë drejtorin z..Besart Ismajli dhe stafin e Shkollës së Gjelbër për mikpritjen, bashkëpunimin dhe përkushtimin në organizimin e kësaj ligjërate vetëdijësuese.
Programi i Skriningut të Kancerit të Qafës së Mitrës mbështetet nga Fondi për Popullsinë i Kombeve të Bashkuara (UNFPA) UNFPA in Kosovo