SHFMU”Sulejman Vokshi”Polluzhë

SHFMU”Sulejman Vokshi”Polluzhë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU”Sulejman Vokshi”Polluzhë, Elementary School, Polluzhë.

🌸 10 buzëqeshje të vogla, një gëzim i madh për shkollën tonë! 🌸Sot, në shkollën tonë, korridoret u mbushën me zërat, buz...
04/09/2026

🌸 10 buzëqeshje të vogla, një gëzim i madh për shkollën tonë! 🌸

Sot, në shkollën tonë, korridoret u mbushën me zërat, buzëqeshjet dhe kureshtjen e 10 parafilloristëve tanë. ❤️

Ndoshta janë vetëm 10 nxënës, por për ne janë 10 arsye më shumë për të qenë krenarë. Për vite me radhë, numri i parafilloristëve në shkollën tonë nuk e kishte kaluar dyshifrorin, ndaj kjo pamje ka një emocion të veçantë për të gjithë ne.

Çdo fëmijë që hyn në dyert e shkollës është një shpresë e re, një fillim i ri dhe një e ardhme që po ndërtohet. 📚🌱

Mirë se erdhët, vogëlushët tanë!
Urojmë që shkolla jonë të jetë për ju vendi ku do të mësoni, do të rriteni, do të krijoni kujtime të bukura dhe do të ndiheni gjithmonë të dashur e të sigurt. 🥰

💙 10 zemra të vogla, një shkollë e madhe me shumë dashuri!

Me shumë respekt,
Drejtori i shkollës
Sinan Bajraktari

📚 URIME FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR 2026/2027! 🎒Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës,Nesër, më 1 shtator 2026, ...
31/08/2026

📚 URIME FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR 2026/2027! 🎒

Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës,

Nesër, më 1 shtator 2026, fillon një rrugëtim i ri shkollor. 🏫📖

Me shumë gëzim i hapim dyert e SHFMU “Sulejman Vokshi” – Polluzhë, duke ju uruar të gjithëve një vit të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje.

Urojmë që ky vit të sjellë shëndet, dije, suksese, bashkëpunim dhe shumë momente të bukura për nxënësit tanë.

🌟 Mirë se vini në shkollë!
Suksese të gjithëve në vitin shkollor 2026/2027! 🇽🇰📚

Me respekt,
Drejtoria e SHFMU “Sulejman Vokshi” – Polluzhë

12/08/2026
Pas përfundimit të suksesshëm të vitit shkollor 2025/26, falënderojmë të gjithë kolektivin për përkushtimin, profesional...
24/06/2026

Pas përfundimit të suksesshëm të vitit shkollor 2025/26, falënderojmë të gjithë kolektivin për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e palodhshme gjatë gjithë vitit.
Sukseset e nxënësve tanë janë rezultat i bashkëpunimit dhe angazhimit të secilit prej jush.
Ju urojmë pushime të mbara dhe rikthim me energji të reja!
Me respekt,
Drejtori i shkollës
Sinan Bajraktari
Polluzhë
24.06.2026

Mbrëmja e semimaturës, e organizuar së bashku me SHFMU “31 Marsi” – Guri i Kuq, është një traditë e bukur e kultivuar nd...
09/06/2026

Mbrëmja e semimaturës, e organizuar së bashku me SHFMU “31 Marsi” – Guri i Kuq, është një traditë e bukur e kultivuar ndër vite nga dy shkolla bashkëpunuese.

Kjo mbrëmje simbolizon përmbylljen e një etape të rëndësishme dhe fillimin e një rruge të re për nxënësit tanë.

Urime të përzemërta dhe suksese të gjithë nxënësve të të dyja shkollave! Ju priftë e mbara në rrugëtimin tuaj të mëtejmë dhe suksese në çdo hap të jetës.

Me respekt,
Drejtori i shkollës
Sinan Bajraktari

Në një atmosferë festive, dje u mbajt Dita e Shkollës sonë, ku nxënësit tanë performuan në mënyrë të shkëlqyer.Të pranis...
03/06/2026

Në një atmosferë festive, dje u mbajt Dita e Shkollës sonë, ku nxënësit tanë performuan në mënyrë të shkëlqyer.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin drejtori i arsimit, z.Muhamet Morina, zyrtarë komunalë, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, si dhe mysafirë e miq të shumtë të shkollës.
Me respekt,
Drejtori i shkollës
Sinan Bajraktari

Ftesë për Ditën e Shkollës sonë
30/05/2026

Ftesë për Ditën e Shkollës sonë

Sot në shkollën tonë u mbajt Festa e Abetares, një ndër momentet më të bukura dhe më të rëndësishme për nxënësit tanë të...
22/05/2026

Sot në shkollën tonë u mbajt Festa e Abetares, një ndër momentet më të bukura dhe më të rëndësishme për nxënësit tanë të vegjël.

Nën udhëheqjen profesionale dhe përkushtimin e palodhshëm të mësueses Bedrije Bajraktari, nxënësit e klasës së parë prezantuan një program të pasur me recitime, këngë dhe emocione të veçanta, duke treguar qartë punën dhe përgatitjen e bërë gjatë gjithë vitit shkollor.

Puna e mësueses Bedrije Bajraktari meriton vlerësim të lartë, pasi me durim, përkushtim dhe dashuri për profesionin, ka arritur t’i udhëzojë nxënësit drejt hapave të parë të sigurt në lexim dhe shkrim.

Kjo festë shënon një moment të rëndësishëm në jetën e tyre, një kujtim që do t’i shoqërojë gjatë gjithë rrugëtimit të tyre shkollor.

Urime nxënësve për këtë arritje të rëndësishme dhe suksese në vazhdim!
Me respekt ,
Drejtori i shkollës
Sinan Bajraktari

Sot u mbajt Kuizi i Diturisë 2026, i organizuar nga DKA në Rahovec. Ky kuiz u zhvillua nëpër regjione, ku në secilin reg...
20/05/2026

Sot u mbajt Kuizi i Diturisë 2026, i organizuar nga DKA në Rahovec. Ky kuiz u zhvillua nëpër regjione, ku në secilin regjion morën pjesë nga 5 shkolla.

Shkolla jonë u përfaqësua nga 4 nxënës, të cilët arritën të zënë vendin e dytë me 85 pikë. Vendin e parë e zuri shkolla “Rudolf Walther” nga Dejni, me vetëm një përgjigje më shumë diferencë.

Vlen të theksohet se në disa regjione, shkollat që zunë vendin e parë kishin më pak pikë (rreth 75), ndërsa ne si vend i dytë arritëm 85 pikë. Kjo na bën të ndihemi krenarë për nxënësit tanë.

Qëllimi nuk është vetëm vendi që zë shkolla, por edhe numri i pikëve, i cili tregon vlerën dhe punën e nxënësve dhe mësimdhënësve. Vite me radhë, nxënësit e shkollës sonë kanë arritur rezultate të larta dhe kanë zënë vende të para.

Në fund, urojmë shkollën “Rudolf Walther për vendin e parë dhe vlerësojmë lart DKA-në për organizimin e këtij kuizi, i cili ishte një aktivitet i dobishëm ku nxënësit patën mundësi të shfaqin njohuritë e tyre në lëndë të ndryshme.

Me respekt,Drejtori i shkollës Sinan Bajraktari

Shkolla jonë sërish e para në garën e Olimpiadës së Gjuhës Shqipe! 🇦🇱📚Me krenari të veçantë për nxënësen Lina Bajraktari...
29/04/2026

Shkolla jonë sërish e para në garën e Olimpiadës së Gjuhës Shqipe! 🇦🇱📚
Me krenari të veçantë për nxënësen Lina Bajraktari dhe mësimdhënësin Eqrem Bajraktari për këtë arritje të jashtëzakonshme.
Urime dhe suksese të mëtejshme! 👏

Drejtori,
Sinan Bajraktari

Address

Polluzhë
10000

Telephone

37744356784

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU”Sulejman Vokshi”Polluzhë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share