29/05/2023
Të nderuar/a drejtorë/e,
Ju lutem, të bashkangjitur gjeni Udhëzimin administrativ nr. 13/2016 Pajisja e nxënësve me tekste shkollore, përdorimi dhe ruajtja e tyre, andaj të njëjtin e përcillni tek të gjitha institucionet edukative arsimore të niveleve (1-5 - 6-9), në mënyrë që të jenë të informuar për procesin e ruajtjes së teksteve shkollore, ku sipas nenit 6 të udhëzimit në fjalë potencohet “Shkolla informon prindërit nëpërmjet mësuesve, kujdestarëve të klasave, se tekstet shkollore pas përdorimit, të ruajtura dhe në gjendje të rregullt, duhet të kthehen në shkollë në fund të vitit mësimor për përdorim nga nxënësit e gjeneratës vijuese në përjashtim të nxënësve që mbeten në riprovim.” Po ashtu, punët dhe detyrat tjera të caktuara për secilin institucion për këtë proces. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në funksion të ngritjes dhe përmirësimit të cilësisë së teksteve shkollore ka ndërmarrë veprime konkrete në disa dimensione dhe njëkohësisht në këtë proces po mbështetet edhe nga projekti KosEd i financuar nga Bashkimi Evropian, për rishikimin e tyre. Kështu që, ka filluar procesi i rishikimit të teksteve shkollore për klasat (I-IX), në mënyrë që të sigurohemi se tekstet shkollore i plotësojnë të gjitha kushtet, kriteret dhe standardet e përcaktuara dhe të jenë në përputhje të plotë me kurrikulën e re.
Andaj, për vitin shkollor 2023-2024, nxënësit e klasave (I-V) do të pajisen me tekste të reja shkollore, ndërsa nxënësit e klasave (VI-IX) do t’i përdorin tekstet e vitit paraprak, siç e përcakton edhe UA 213/2016. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, shumë shpejtë do të fillojë me procesin e grumbullimit dhe përgatitjes së të dhënave për numrin e nxënësve të cilët duhet të furnizohen me tekste të reja shkollore, për vitin shkollor 2023-2024. Ndërsa, nga ju kërkohet që të filloni me procesin evidentimit dhe grumbullimit të të dhënave për numrin e nxënësve të cilët duhet të furnizohen me tekste të reja shkollore për nivelin (1-5), në mënyrë që tekstet shkollore me kohë të shpërndahen tek të gjithë nxënësit.
https://masht.rks-gov.net/ua-nr-13-2016-dt-13-07-2016-paisja-e-nxeneseve-me-tekste-shkollore-perdorimi-dhe-ruajtja-e-tyre-12-faqe/ .