Shfmu “Sheqë Mirofci”

Shfmu “Sheqë Mirofci” Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shfmu “Sheqë Mirofci”, Middle School, Shtedim, Podujevë.

U mbajt takimi i parë me Këshillin e Nxënësve të shkollësSot u mbajt takimi i parë me Këshillin e Nxënësve të shkollës s...
04/09/2026

U mbajt takimi i parë me Këshillin e Nxënësve të shkollës

Sot u mbajt takimi i parë me Këshillin e Nxënësve të shkollës sonë, ku u diskutuan çështje të rëndësishme për fillimin e vitit të ri shkollor.

Në takim u zhvilluan:
• Zgjedhja e Kryesisë së Këshillit të Nxënësve
• Zgjedhja e Kryetarit, Nënkryetarit dhe Sekretarit
• Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit
• Diskutimi për aktivitetet dhe angazhimet e nxënësve gjatë vitit shkollor
• Planifikimi i aktiviteteve të ardhshme dhe bashkëpunimi i nxënësve me shkollën

Gjatë diskutimit u vlerësua pozitivisht puna, angazhimi dhe kontributi i nxënësve gjatë vitit të kaluar shkollor, i cili u karakterizua me shumë aktivitete, punë, përkushtim dhe rezultate të mira.

Urojmë që Këshilli i Nxënësve të vazhdojë të jetë një zë i rëndësishëm i nxënësve dhe një partner aktiv në jetën shkollore.

Suksese Kryesisë së re dhe të gjithë anëtarëve të Këshillit!

Së bashku për një qëllim të përbashkët – punë, bashkëpunim dhe përkushtim për komunitetin tonë. Me z. Nazif Sheqa, në fr...
02/09/2026

Së bashku për një qëllim të përbashkët – punë, bashkëpunim dhe përkushtim për komunitetin tonë.

Me z. Nazif Sheqa, në frymën e bashkëpunimit dhe përgjegjësisë së përbashkët.

Një fillim i vogël, një kujtim i madh! Sot pata kënaqësinë t’u ndaj nga një certifikatë të vogël secilit nxënës të klasë...
02/09/2026

Një fillim i vogël, një kujtim i madh!

Sot pata kënaqësinë t’u ndaj nga një certifikatë të vogël secilit nxënës të klasës së parë, si një shenjë urimi dhe motivimi për fillimin e rrugëtimit të tyre në shkollë. 📚

Çdo hap i parë është i veçantë, e sidomos hapi i parë në bankat shkollore. Uroj që këta vogëlushë të kenë shumë suksese, dituri, buzëqeshje dhe momente të bukura gjatë gjithë rrugëtimit të tyre shkollor.

Shkolla ju pret me shumë dashuri !

01/09/2026

Të dashur nxënës, të nderuar mësimdhënës dhe prindër,

Sot, më 1 Shtator, po hapim dyert e shkollës sonë për një vit të ri shkollor, plot shpresë, ëndrra dhe mundësi të reja.

Të dashur nxënës, ju uroj nga zemra një vit të mbarë, me shumë suksese, dije, shoqëri të mirë dhe momente të bukura. Çdo ditë në shkollë është një hap më shumë drejt së ardhmes suaj.

Le ta fillojmë këtë vit me energji të re, me respekt për njëri-tjetrin dhe me besimin se së bashku mund të bëjmë edhe më shumë.

Ju uroj një vit shkollor të mbarë, të suksesshëm dhe plot buzëqeshje!

Mirë se erdhët në shkollën tonë!
Suksese të gjithëve!

31/08/2026
Miratohet Katalogu i Teksteve Shkollore dhe ekzekutohen mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e kl...
27/08/2026

Miratohet Katalogu i Teksteve Shkollore dhe ekzekutohen mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka miratuar sot Katalogun e Teksteve Shkollore dhe janë ekzekutuar mjetet në llogaritë e prindërve përfitues për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9 për vitin shkollor 2026/2027.

Procesi i aplikimit të prindërve/kujdestarëve ligjorë ka nisur më 27 korrik dhe është zhvilluar përmes platformës eKosova. Çdo aplikim i dorëzuar është verifikuar nga koordinatorët e autorizuar në secilën shkollë. Listat e verifikuara nga shkollat më pas i janë nënshtruar verifikimit përfundimtar nga komisioni përkatës i MASh. Lista përfundimtare e përfituesve i është dorëzuar Ministrisë së Financave për realizimin e transferimit të mjeteve në llogaritë bankare të prindërve.

MASh ka zhvilluar negociata me shtëpitë botuese për përcaktimin e çmimeve finale të sh*tjes së teksteve shkollore. Komisioni për negocim ka përgatitur raportin përfundimtar mbi rezultatet e procesit. Në bazë të këtij raporti dhe në përputhje me autorizimet ligjore MASh ka miratuar Katalogun zyrtar të Teksteve Shkollore, në të cilin përcaktohen çmimet finale të sh*tjes për secilin tekst. Çmimet e përcaktuara në këtë katalog janë të detyrueshme për zbatim nga të gjitha pikat e sh*tjes së teksteve shkollore. Katalogu është publikuar online dhe mund ta gjeni në: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/katalogu-i-teksteve-shkollore-per-vitin-shkollor-2026-2027/ . I njëjti u është shpërndarë DKA-ve, shkollave, shtëpive botuese, librarive dhe Këshillit të Prindërve.

Bazuar në çmimet e përcaktuara në katalog, ministri ka nxjerrë vendimin për vlerën e subvencionimit për secilën klasë. Vlera e subvencionimit për prind/nxënës për tekstet shkollore në gjuhën shqipe sipas klasave është si në vijim:

Klasat 1 dhe 2 – 60 euro;
Klasa 3 – 65 euro;
Klasa 4 – 70 euro;
Klasa 5 – 80 euro;
Klasat 6 dhe 7 – 90 euro;
Klasat 8 dhe 9 – 100 euro.

Me miratimin dhe publikimin e katalogut sot, prindërit/kujdestarët ligjorë mund të blejnë tekstet shkollore.

MASh u bën thirrje prindërve që gjatë blerjes të sigurohen se tekstet shkollore po blihen me çmimet e përcaktuara në katalogun zyrtar të MASh, i cili është i qasshëm online në webfaqen e Ministrisë.

Ju njoftojmë gjithashtu se nga sot, e deri në nisjen e vitit të ri shkollor, Inspektorati i Arsimit nisë monitorimin intensiv dhe të vazhdueshëm të pikave të sh*tjes, me qëllim verifikimin e respektimit të çmimeve të përcaktuara në katalog. Monitorimi do të kryhet në të gjitha njësitë e sh*tjes në mënyrë të vazhdueshme. Kurse pas fillimit të vitit shkollor, Inspektorati i Arsimit do të nisë verifikimet në shkolla, me qëllim konstatimin nëse nxënësit janë pajisur me tekstet shkollore.

Prindërit që evidentojnë mospërputhje ndërmjet çmimit të përcaktuar në katalog dhe çmimit të sh*tjes ftohen ta raportojnë rastin në numrat zyrtarë të telefonit të MASh:

Tel: +383 (0) 38 200 65 144 dhe +383 (0) 38 200 65 005

Njoftim tjetër me rëndësi është se sistemi i aplikimit në eKosova mbetet i hapur për fëmijët që ende nuk janë regjistruar në klasën e parë dhe që do të regjistrohen në afatin e dytë.

Po ashtu, sistemi mbetet i hapur edhe për prindërit/kujdestarët ligjorë të nxënësve të niveleve të tjera që, për arsye të ndryshme, ende nuk kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbetet e përkushtuar për zbatimin transparent dhe të rregullt të procesit të subvencionimit, në funksion të lehtësimit të barrës financiare për familjet dhe sigurimit të kushteve të nevojshme për nxënësit në fillim të vitit të ri shkollor. Falënderojmë të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë për mirëkuptim dhe për bashkëpunim.

__________________________________

Usvaja se Katalog udžbenika i izvršava se isplata sredstava za subvencionisanje udžbenika za učenike od 1. do 9. razreda

Ministarstvo obrazovanja i nauke usvojilo je danas Katalog udžbenika i izvršilo isplatu sredstava na račune roditelja korisnika za subvencionisanje udžbenika za učenike od 1. do 9. razreda za školsku 2026/2027. godinu.

Proces prijavljivanja roditelja/zakonskih staratelja počeo je 27. jula i odvijao se putem platforme eKosova. Svaku podnetu prijavu verifikovali su ovlašćeni koordinatori u svakoj školi. Liste koje su škole verifikovale potom su prošle konačnu verifikaciju od strane nadležne komisije MON-a. Konačna lista korisnika dostavljena je Ministarstvu finansija radi realizacije transfera novca na bankovne račune roditelja.

MON je sproveo pregovore sa izdavačkim kućama radi utvrđivanja konačnih prodajnih cena udžbenika. Pregovaračka komisija pripremila je konačni izveštaj o rezultatima procesa. Na osnovu tog izveštaja i u skladu sa zakonskim ovlašćenjima, MON je usvojio zvanični Katalog udžbenika, u kom su utvrđene konačne prodajne cene za svaki udžbenik. Cene utvrđene u ovom katalogu obavezujuće su za primenu na svim prodajnim mestima udžbenika. Katalog je objavljen na internetu i možete ga pronaći na: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/katalogu-i-teksteve-shkollore-per-vitin-shkollor-2026-2027/ Isti je prosleđen ODO, školama, izdavačkim kućama, knjižarama i Savetu roditelja.

Na osnovu cena utvrđenih u katalogu, ministar je doneo odluku o visini subvencije za svaki razred. Visina subvencije po roditelju/učeniku za udžbenike na albanskom jeziku, po razredima, iznosi:

1 i 2 razred – 60 euro;
3 – razred 65 euro;
4 – razred 70 euro;
5 – razred 80 euro;
6 i 7 razred – 90 euro;
8 i 9 razred – 100 euro.

Današnjim usvajanjem i objavljivanjem kataloga, roditelji/zakonski staratelji mogu kupiti udžbenike.

MON apeluje na roditelje da se prilikom kupovine uvere da udžbenike kupuju po cenama utvrđenim u zvaničnom katalogu MON-a, koji je dostupan na internet stranici Ministarstva.

Takođe vas obaveštavamo da od danas, pa sve do početka nove školske godine, Inspekcija za obrazovanje započinje intenzivan i kontinuiran nadzor prodajnih mesta, radi verifikacije poštovanja cena utvrđenih u katalogu. Nadzor će se neprekidno sprovoditi na svim prodajnim mestima. A nakon početka školske godine, Inspekcija za obrazovanje će započeti provere u školama radi utvrđivanja da li su učenici opremljeni udžbenicima.

Roditelji koji uoče neslaganje između cene utvrđene u katalogu i prodajne cene, pozivaju se da slučaj prijave na zvanične brojeve telefona MON-a:

Tel: +383 (0) 38 200 65 144 i +383 (0) 38 200 65 005

Još jedno važno obaveštenje jeste da sistem za prijavljivanje na eKosova ostaje otvoren za decu koja još nisu upisana u prvi razred, a koja će se upisati u drugom roku.

Takođe, sistem ostaje otvoren i za roditelje/zakonske staratelje učenika drugih nivoa koji, iz različitih razloga, još nisu aplicirali za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala.

Ministarstvo obrazovanja i nauke ostaje posvećeno transparentnom i regularnom sprovođenju procesa subvencionisanja, u cilju rasterećenja finansijskog tereta za porodice i obezbeđivanja neophodnih uslova za učenike na početku nove školske godine. Zahvaljujemo svim roditeljima i zakonskim starateljima na razumevanju i saradnji.

_________________________________

Is approved the Catalogue for Textbooks and Ex*****on of Subsidy Funds for Grades 1–9

The Ministry of Education and Science has today approved the Catalogue for Textbooks and executed the transfer of funds into the accounts of eligible parents for the subsidy of school textbooks for students in grades 1–9 for the 2026/2027 school year.

The application process for parents/legal guardians began on July 27 and was conducted through the e Kosova platform. Each application submitted was verified by authorized school coordinators. The verified lists were then subject to final review by the relevant MES commission. The final list of beneficiaries was forwarded to the Ministry of Finance for the transfer of funds into parents’ bank accounts.

MES held negotiations with publishing houses to determine the final sales prices of textbooks. The Negotiation Commission prepared the final report on the results of this process. Based on this report and in accordance with legal authorizations, MES approved the official Catalogue for Textbooks, which sets the final sales prices for each textbook. These prices are mandatory for all points of sale. The catalogue has been published online and can be accessed at: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/katalogu-i-teksteve-shkollore-per-vitin-shkollor-2026-2027/ It has also been distributed to municipal education directorates, schools, publishing houses, bookstores, and the Parents’ Council.

Based on the catalogue prices, the Minister has issued a decision on the subsidy value per class. The subsidy amounts for parents/students for textbooks in the Albanian language are as follows:

• Grades 1 and 2 – €60
• Grade 3 – €65
• Grade 4 – €70
• Grade 5 – €80
• Grades 6 and 7 – €90
• Grades 8 and 9 – €100

With today’s approval and publication of the catalogue, parents/legal guardians may proceed with purchasing school textbooks.

MES urges parents to ensure that textbooks are purchased at the official catalogue prices, which are accessible online on the Ministry’s website.

Additionally, starting today and continuing until the beginning of the new school year, the Education Inspectorate will conduct intensive and continuous monitoring of sales points to verify compliance with the catalogue prices. Monitoring will be carried out across all sales units. After the school year begins, the Inspectorate will also conduct verifications in schools to ensure that students have been provided with the required textbooks.

Parents who identify discrepancies between the catalogue price and the sales price are invited to report the case to MES’s official phone numbers.

Tel: +383 (0) 38 200 65 144 and +383 (0) 38 200 65 005

Another important announcement is that the application system on e-Kosova remains open for children who have not yet been enrolled in the first grade and who will be registered during the second enrollment period.

The system also remains open for parents/legal guardians of students in other grade levels who, for various reasons, have not yet applied for the subsidy of textbooks and school materials.

The Ministry of Education and Science remains committed to ensuring a transparent and orderly implementation of the subsidy process, aimed at easing the financial burden on families and securing the necessary conditions for students at the start of the new school year. We extend our gratitude to all parents and legal guardians for their understanding and cooperation.

NJOFTIMTë nderuar prindër,Ju njoftojmë se është publikuar lista e nxënësve të pranuar në klasën parafillore dhe klasën e...
21/08/2026

NJOFTIM

Të nderuar prindër,

Ju njoftojmë se është publikuar lista e nxënësve të pranuar në klasën parafillore dhe klasën e parë për vitin shkollor 2026/2027.

Lista me emrat e nxënësve është e vendosur edhe te hyrja e shkollës, ku mund ta shihni nga afër.

Urojmë të gjithë nxënësve shumë sukses, mbarësi dhe një fillim të mbarë në rrugëtimin e tyre shkollor! 📚🎓

Me respekt,
Drejtoria e shkollës

NJOFTIMTë nderuar mësimdhënës/e, nxënës/e dhe prindër,Ju njoftojmë se është përcaktuar Kalendari i Vitit Shkollor 2026/2...
21/08/2026

NJOFTIM

Të nderuar mësimdhënës/e, nxënës/e dhe prindër,
Ju njoftojmë se është përcaktuar Kalendari i Vitit Shkollor 2026/2027, i cili përcakton fillimin dhe mbarimin e mësimit, pushimet dhe organizimin e aktiviteteve shkollore.
Shkolla do ta zhvillojë punën edukativo-arsimore në përputhje me afatet dhe përcaktimet e kalendarit të miratuar nga MAShTI.
Ju lutemi që gjatë planifikimit të aktiviteteve dhe angazhimeve tuaja të merrni parasysh datat e përcaktuara në kalendar.
Ju dëshirojmë një vit shkollor të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje!

SHFMU:SHEQË MIROFCI
SHTEDIM-PODUJEVË

Drejtori i Shkollës
Mërgim Latifi

Lista e librave 📕📕📕
20/08/2026

Lista e librave 📕📕📕

Address

Shtedim
Podujevë
11000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shfmu “Sheqë Mirofci” posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category