SHFMU "Jetullah Islami", Dyz

SHFMU "Jetullah Islami", Dyz Shkolla jonë mban emrin e intelektualit, atdhetarit dhe dëshmorit Jetullah Islami (1950-1999) i cili më 2 qershor 1999 ra heroikisht në mbrojtje të atdheut.

Sot, shkolla jonë pati kënaqësinë të pranojë një donacion të çmuar me çanta dhe materiale shkollore, të dhuruara nga Kom...
03/09/2026

Sot, shkolla jonë pati kënaqësinë të pranojë një donacion të çmuar me çanta dhe materiale shkollore, të dhuruara nga Kompania Baruti, Në emër të shkollës, nxënësve dhe stafit, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të sinqertë për Kompaninë Baruti për këtë kontribut të çmuar, i cili do t’ua lehtësojë nxënësve fillimin e vitit të ri shkollor.
Një falënderim i veçantë i takon edhe Drejtorit të Arsimit, z. Avni Fetahu, për përzgjedhjen e shkollës sonë si përfituese e këtij donacioni dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shkollave dhe nxënsëve.
Faleminderit Kompanisë Baruti dhe z. Avni Fetahu për këtë mbështetje!

Me respekt,
Drejtori i shkollës

Të nderuar mësimdhënës,  prindër dhe nxënës,Nesër, më 1 shtator, fillon viti i ri shkollor 2026/2027. Me këtë rast, ju u...
31/08/2026

Të nderuar mësimdhënës, prindër dhe nxënës,
Nesër, më 1 shtator, fillon viti i ri shkollor 2026/2027. Me këtë rast, ju urojmë një fillim të mbarë, shumë suksese dhe arritje të reja gjatë këtij viti shkollor.
Një falënderim i veçantë për Kryetarin e Komunës, z. Shpejtim Bulliqi, dhe Drejtorin e Arsimit, z. Avni Fetahu, për mbështetjen dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm në krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit tanë.
Në shkollën tonë janë përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor. Është bërë pastrimi i objektit shkollor dhe i hapësirave të jashtme, si dhe dezinfektimi i shkollës, duke krijuar një ambient të pastër, të rregullt dhe të përshtatshëm për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Të dashur nxënës, mirë se vini përsëri në bankat shkollore! Ju urojmë një vit të mbarë, me shumë dije, suksese dhe arritje të reja!

Me respekt,
Drejtori i shkollës

Të nderuar mësimdhënës, prindër dhe nxënës,Ky është Kalendari i Vitit Shkollor 2026/2027, i hartuar nga Ministria e Arsi...
21/08/2026

Të nderuar mësimdhënës, prindër dhe nxënës,
Ky është Kalendari i Vitit Shkollor 2026/2027, i hartuar nga Ministria e Arsimit.
Kalendari përcakton fillimin dhe përfundimin e vitit shkollor, pushimet, si dhe organizimin e aktiviteteve edukativo-arsimore.
Ju dëshirojmë një vit shkollor të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje!

Me respekt,
Drejtori i Shkollës

12/08/2026

NJOFTIM

Të nderuar prindër
Ju njoftojmë se është shtyrë afati për aplikim për tekste shkollore deri me 14 gusht 2026.
Nëse ende ka prindër që nuk kanë aplikuar, ju lutemi ta bëni aplikimin sa më shpejt, sepse në të kundërtën fëmija juaj mund të mbetet pa tekste shkollore.
Po ashtu, ju njoftojmë se tekstet shkollore duhet të blihen në konsultim me kujdestarët e klasave, pasi ata i kanë listat e teksteve të përzgjedhura nga mësimdhënësit.
Nëse hasni vështirësi gjatë aplikimit, ju lutemi të njoftoni kujdestarët e klasave në grupet përkatëse apo drejtori dhe të merrni udhëzimet e nevojshme, në mënyrë që asnjë nxënës të mos mbetet pa tekste shkollore.
Për çdo paqartësi apo vështirësi gjatë procesit të aplikimit, ju lutemi t’i drejtoheni Ministrisë së Arsimit në adresën elektronike: [email protected]; [email protected]

Me respekt, drejtori i shkollës!

27/07/2026

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

___________________________________

Otvoreno prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala

Od danas, 27. jula, otvara se prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava sve roditelje i staratelje da će se prijavljivanje vršiti putem platforme eKosova i da će biti otvoreno u periodu od dve nedelje: 27. jul – 9. avgust 2026. godine.

Subvencionisanje obuhvata kupovinu udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Finansijska sredstva biće prebačena direktno na bankovni račun roditelja/podnosioca prijave.

Pre nego što se prijavite, molimo vas da se uverite:

da je vaš bankovni račun aktivan i tačan;
da su vaši podaci na eKosova ažurirani.
Prijavljivanje će biti omogućeno i stranim državljanima sa privremenom ili stalnom dozvolom boravka u Republici Kosovo, čija deca pohađaju nastavu u obrazovnim ustanovama Republike Kosovo.

Za strane državljane koji još uvek nemaju dozvolu boravka, ali imaju decu upisanu u škole u Republici Kosovo, MON će dostaviti ASI-ju (Agenciji za informaciono društvo) listu ovih slučajeva kako bi im se omogućio pristup platformi eKosova za prijavu.

Dokumenti za ovu kategoriju šalju se imejlom na adresu: [email protected]

Link za prijavu:

https://rks-gov.net/469 – PRIJAVA – (1. do 5. razred)
https://rks-gov.net/471 – PRIJAVA – (6. do 9. razred)

Važna napomena: U skladu sa Administrativnim uputstvom MON-a br. 13/2016 o opremanju učenika udžbenicima, njihovoj upotrebi i čuvanju, učenici i roditelji su odgovorni za čuvanje udžbenika. Na kraju školske godine, udžbenici se moraju vratiti u školu u urednom stanju.

U slučaju da se udžbenici namerno ili iz nepažnje oštete ili izgube, roditelj je dužan da ih zameni ili nadoknadi. Predaja udžbenika vrši se kod razrednog starešine na kraju školske godine.

Sve prijave će verifikovati nadležne škole preko ovlašćenih koordinatora.

Za sve nedoumice u vezi sa prijavom, zainteresovani se mogu obratiti na imejl adresu ili broj telefona naveden u nastavku:

[email protected]

Tel: +383 (0) 38 200 65 049

Želimo svim učenicima uspešnu školsku godinu i mnogo uspeha u učenju!

___________________________________

Applications Open for the Subsidization of School Textbooks and Materials

Starting today, July 27, applications are open for the subsidization of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The Ministry of Education and Science informs all parents and guardians that applications will be submitted through the eKosova platform and will remain open for a period of two weeks, from July 27 to August 9, 2026.

The subsidy covers the purchase of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The financial assistance will be transferred directly to the parent’s/applicant’s bank account.

Before applying, please make sure that:

Your bank account is active and the information provided is correct;
Your personal information on eKosova is up to date.
Applications will also be available to foreign citizens holding temporary or permanent residence permits in the Republic of Kosovo, whose children attend educational institutions in the Republic of Kosovo.

or foreign citizens who do not yet have a residence permit but have children enrolled in schools in the Republic of Kosovo, the Ministry of Education and Science (MASH) will submit a list of these cases to the Agency for Information Society (ASHI) in order to enable access to eKosova for the purpose of applying.

Documents for this category should be submitted by email to: [email protected]

Application links:

https://rks-gov.net/469 – APPLICATION – (Grades 1 to 5)
https://rks-gov.net/471 – APPLICATION – (Grades 6 to 9)

Important note: In accordance with MASH Administrative Instruction No. 13/2016 on the provision, use, and preservation of school textbooks, students and parents are responsible for taking proper care of the textbooks. At the end of the school year, textbooks must be returned to the school in good condition.

If textbooks are intentionally damaged, damaged due to negligence, or lost, the parent is obliged to replace or compensate for them. Textbooks should be returned to the class teacher at the end of the school year.

All applications will be verified by the respective schools through authorized coordinators.

For any questions or concerns regarding the application process, interested parties may contact the following email address or telephone number:

Email: [email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

We wish all students a successful school year and much success in their studies!

Semimatura 2026 Mbrëmja e sotme ishte një festë e veçantë për nxënësit e klasës së IX-të të SHFMU “Jetullah Islami”, të ...
04/06/2026

Semimatura 2026

Mbrëmja e sotme ishte një festë e veçantë për nxënësit e klasës së IX-të të SHFMU “Jetullah Islami”, të cilët shënuan një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre arsimor – Semimaturën.
E mbushur me emocione, buzëqeshje dhe kujtime të bukura, kjo mbrëmje simbolizon përfundimin e një etape të rëndësishme të jetës shkollore dhe fillimin e një kapitulli të ri drejt sfidave dhe sukseseve të ardhshme.
Falënderojë prindërit dhe mësimdhënësit për mbështetjen, përkushtimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në edukimin dhe formimin e nxënësve tanë.
Nxënësve tanë u urojë shëndet, suksese dhe mbarësi në çdo hap të jetës. Le të jenë dijet, vlerat dhe kujtimet e fituara në shkollën tonë udhërrëfyesi i tyre drejt një të ardhmeje të ndritur.

Urime Semimatura 2026! Ju priftë e mbara dhe suksesi ju përcjelltë gjithmonë në rrugëtimin tuaj.

Me respekt,
Drejtori i shkollës

Sot, nxënësit dhe mësimdhënësit e SHFMU “Jetullah Islami” morën pjesë në homazhet përkujtimore të organizuara në fshatin...
02/06/2026

Sot, nxënësit dhe mësimdhënësit e SHFMU “Jetullah Islami” morën pjesë në homazhet përkujtimore të organizuara në fshatin Dyz, me rastin e 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Jetullah Islami dhe Esat Berisha.
Me respekt dhe mirënjohje, nderuam veprën dhe sakrificën e tyre sublime për lirinë e atdheut, duke kujtuar se dëshmorët mbeten frymëzim i përhershëm për brezat e rinj.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Me respekt,
Drejtori i shkollës

Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim ekipin LMT të KFOR-it Hungarez në shkollën tonë. Gjatë vizitës, ata u njohën me ambie...
02/06/2026

Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim ekipin LMT të KFOR-it Hungarez në shkollën tonë. Gjatë vizitës, ata u njohën me ambientin shkollor, aktivitetet edukative dhe arritjet e nxënësve tanë.
Falënderojmë ekipin e KFOR-it Hungarez për vizitën dhe gatishmërinë për bashkëpunim në aktivitete të përbashkëta në të ardhmen.

Visit of the Hungarian KFOR LMT Team to “Jetullah Islami” School
Today, our school had the pleasure of welcoming the Hungarian KFOR LMT Team. During their visit, they became familiar with our school environment, educational activities, and the achievements of our students.
We thank the Hungarian KFOR LMT Team for their visit and their willingness to cooperate in future joint activities.

Me respekt / Respectfully,

Drejtori i shkollës / School Principal

Sot nxënësit e SHFMU “Jetullah Islami” morën pjesë në  ekskursion edukativo-arsimor njëditor brenda Kosovës. Gjatë këtij...
30/05/2026

Sot nxënësit e SHFMU “Jetullah Islami” morën pjesë në ekskursion edukativo-arsimor njëditor brenda Kosovës. Gjatë këtij aktiviteti, ata vizituan Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, Burimin e Drinit të Bardhë në Istog dhe qytetin historik të Prizrenit.
Ky ekskursion u mundësoi nxënësve të njihen më nga afër me vlerat historike, kulturore dhe natyrore të vendit tonë, duke pasuruar njohuritë e tyre dhe duke krijuar përvoja të vlefshme edukative e shoqërore.
Falënderoj nxënësit dhe mësimdhënësit për sjelljen shembullore, bashkëpunimin dhe përfaqësimin dinjitoz të shkollës sonë gjatë gjithë aktivitetit.

Me respekt,
Drejtori i shkollës

Festa e Abetares Në një atmosferë të mbushur me gëzim, emocione dhe buzëqeshje, sot në shkollën tonë u organizua Festa e...
29/05/2026

Festa e Abetares

Në një atmosferë të mbushur me gëzim, emocione dhe buzëqeshje, sot në shkollën tonë u organizua Festa e Abetares për nxënësit tanë të dashur. Kjo festë shënon një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre drejt dijes, aty ku shkronjat e para kthehen në ëndrra dhe suksese për të ardhmen.
Nxënësit, me recitime dhe paraqitje të mrekullueshme, dëshmuan përkushtimin dhe mundin e tyre gjatë këtij viti shkollor.
Falënderim i sinqertë për mësuesen Aulonë Hajdini-Aliu për punën, durimin dhe dashurinë ndaj nxënësve, si dhe për prindërit që me mbështetjen e tyre janë pjesë e çdo suksesi të fëmijëve.
Urime vogëlushëve tanë për këtë ditë të veçantë dhe shumë suksese në hapat e ardhshëm!

Me respekt,
Drejtori i shkollës

Address

Fshati Dyz
Podujevë

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Jetullah Islami", Dyz posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category