23/02/2026
https://youtu.be/_C3ZuUq5DkU?si=CBFZae4XJcjFBR26
Është nder dhe privilegj i veçantë ta kemi në muzeun tonë një grua si: Janet Reineck 🥰🥰
ODA E LLAPIT ME NEBIH BALAJN - Amerikania përsëri në Kosovë | Episodi 47
THE “ODA” OF LLAP WITH NEBIH BALAJ| KTV© KOHA. All rights reserved.
17/12/2025
🏛️Historia mësohet më mirë kur e sheh, e dëgjon dhe e prek nga afër.
🎞️Të mësosh për trashëgiminë kulturore nga afër e bën historinë më të gjallë dhe më kuptimplotë.
13/12/2025
TRYEZË KULTURORE ODA SHQIPTARE SI TRASHËGIMI KULTURORE
Shoqëria Kulturore Artistike Flaka e Llapit ka mbajtur me sukses tryezën me temën
“Oda Shqiptare si Trashëgimi Kulturore”, e cila kishte për qëllim të theksonte rolin e odës shqiptare si institucion tradicional ku ndër shekuj janë ruajtur normat shoqërore, trashëgimia shpirtërore dhe identiteti kulturor i popullit shqiptar.
Në këtë tryezë morën pjesë dhe kontribuuan me kumtesa studiues e personalitete të fushave të ndryshme:
🔹 Dr. Kujtim Rrahmani, punëtor shkencor në Institutin Albanologjik
Roli i odës gjatë shekujve dhe në kohën moderne
🔹 Prof. Hatiqe Hoxha, profesoreshë universitare
Oda shqiptare si universitet, kuvend dhe parlament
🔹 Prof. Magbule Blaku, profesoreshë e letërsisë
Kontributi i odës në formimin e personalitetit
🔹 Prof. Shaban Pllana, mbledhës dhe botues i folklorit llapian Oda si vatër e ruajtjes së trashëgimisë gojore
🔹 Skender Thaçi, humanist dhe koordinator për ndihma në Shqipëri dhe Kosovë
Kontributi i odave të Llapit në çdo periudhë historike
U theksua se oda shqiptare ka qenë ndër shekuj universitet, kuvend, kazermë dhe spital, duke dëshmuar rëndësinë e saj të shumëfishtë në jetën shoqërore dhe kombëtare.
🙏 Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit Ministrinë e Kulturës, Komunën e Podujevës dhe kontribuuesit për angazhimin dhe përkushtimin në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.
09/12/2025
Pak kulturë, pak histori dhe shumë buzëqeshje. Një ditë e bukur për të vegjlit tanë. 😊
03/12/2025
Fëmijët u njohën nga afër me disa prej traditave tona. E bukur të shohësh sa shumë i pëlqen historia e vendit të tyre. 🇦🇱
Halabaku-Podujevë!