07/02/2026
SI HIJE NË ERRËSIRË
Dashura është larg, por e ndjej gjithmonë afër,
e pakuptimtë, si hije në errësirë.
Zjarr që digjet, pa shpresë se do të ngrohë një ditë,
Ndjenjë që s’ka kuptim, as fjalë, as shpjegim,
Pasion i çmendur që vret pa mëshirë.
Dashuri që s’ka ardhmëri,
rrugëtim si në det pa brigje,
Si një rrugë që nuk ka fund,
por vazhdon të shpie në përjetësi.
Ajo është këtu, ndërsa shpirtin ma ngulfat,
Tronditje e bukur që ngjan si pasqyrë e thyer.
Nuk duhet të jetë, por këtu është,
Ndjenjë që nuk mund ta prekësh,
Knaqësi që nuk mund ta ndjesh,
Një engjëll i natyrës që flet pa fjalë,
Një qiell që s’ka yje, por vazhdon të shkëlqejë.
Dashuri që ka fillim, por s’ka fund,
Rrugë pa fund, e udhëtim pa gjurmë,
Si një labirint në ëndrrën e fikshme të ditës,
Këmbët e këputura nga lodhja.
Dashuri e rëndë, dhe nuk mund të jetë tjetër,
Veç pasionit të shuar dhe trishtimit të pafund.
20.02.2026 Ismet Halimi
—————————
NË TERRIN E LIRISË
Si flutura që ngrihen në ajër,
të shurdhur me gojën plot tregime,
një ngërç ngushton hapësirën për të gjetur të vërtetën.
Në emër të ligjit, drejtësia u bë mbret,
e pas lirisë, drejtësisë dhe dashurisë,
fshihet dhembja shkatërruese.
Përplasje të heshtura, pa kufij,
drejtësi apo qetësi?
Frika ka hyrë në asht,
të frikësuar, e pa dashuri,
liria nuk mund të shprehet në terr.
Gjurmë të hapave në pluhur të rëndë,
në fund të rrugës, rob i zi.
Në këtë vrap në terr,
aktorë të thjeshtë të një loje pa fund, ekuilibër që nuk shkatërron,
një shtet që udhëheq dhe liria që na takon.
18.02.2026 Ismet Halimi
—————————-
SYRI DJEG NË TYM
Bota është mbuluar në tym hijerëndë,
hija e asaj që ka qenë
dhe asaj që ende duam të jetë,
pasqyrë e thyer që reflekton shpirtin e kohës.
Një dritë në fund të tunelit,
po kush mund të dijë nëse tuneli është i pafund,
ndoshta dhe drita është një iluzion që digjet në tym?
Bisedojmë për paqen,si një farë që mbillet,
por asnjëherë nuk rritet,
një iluzion që tretet në ajrin e ngulfatur.
Uji nuk mund të ruhet pa pasur burim,
as zemra, pa një burim dashurie që e mbush.
A do të ketë shpëtim bota
që ka filluar të mësohet ta durojë tymin e saj?
Mision i pamundur për të kuptuar,
atë që na lidh dhe atë që na ndan,
një shteg që çon në terr,
pa asnjë dritë udhërrëfyese.
Kemi frikë të shohim thellësinë që kërkon dashuria,
Fytyra të buzëqeshura,
buzëqeshje si një maskë që mbulon boshllëkun,
loti derdhet në detin e së padukshmes,
për të prekur një realitet të humbur,
një realitet që fshihet thellë në shpirtrat tanë.
Gjithçka është këtu,
në formën e dritës që kërkon shpëtimin,
një shpëtim që mund të na shpëtojë nga errësira.
Ne dhe ne, secili nga ne,
të bëhemi rreze që ndriçon errësirën,
për të shkatërruar kufi,
duke shkrirë akujt që kemi krijuar
me ndjenjat e frikës dhe urrejtjes.
Një ditë do të lindë dielli,
a do të guxojmë të shohim
atë që është e fshehur nën tym.
Për të fituar, duhet të humbasim,
jo për t’u ruajtur, por për të jetuar,
për të krijuar një botë
që kërkon të jetë pa frikë
nga ajo që është dhe që mund të bëhet.
___________
E LUANTE VIKTIMEN SI MBRETËRESHË NË FERR
Erdhi atë natë në jetën time,
si një gjarpër që lëviz nën qilim
dhe ta kafshon këmbën
Zog i zi që ngjitet mbi supe
dhe flet me zë të butë
Si përbindësh e veshur me ar,
Si një altoparlant i djallit
që fliste me zërin e një shenjtoreje të rreme.
Ecte mbi shpirtin tim
si një kali i harbuar mbi arë të sapo mbjellur.
E shterngoja fort i frigsuar nga terri
një copë qelqi të thyer
duke menduar se ishte dhuratë e zotit
deri sa gjaku më rridhte në heshtje pa e vrejtur
Mbeta si zog që s’di të fluturojë
në kopshtn e mbushur me trëndafila të rremë
Të bukur për t’i parë,por të vdekur,
pa aromë, pa jetë
Ajo ishte stuhi e zezë, si tornado që i rrotullon shtëpitë,
më rrëzoi, më përdhosi qetësinë
si reja e zezë që ulët mbi qytet
dhe nuk largohet derisa ta djeg djelli.
***
Ecte si engjëll, me fytyrë të lyer
e me krahet te nje sorre te helmuar
Si i verbuar, mendoja se po fluturonim bashk.
Ra si qelqi i thyer,e gjakosur nga plagët e mija
Ra si një hije që digjet në dritën e diellit,
Ra si skenë e thyer në teatër bosh.
Ra…
dhe doli fytyra e saj një ferr i ftohtë
si myku në varr
***
Po ngritem prej hirit tim,
si feniksi i djegur por i gjallë.
Si mali që u tund nga tërmeti,
Si det që e përplasen stuhitë,
por nuk ia ndryshuan trajtën.
____________
EKLIPSI I ILUZIONIT
E pashë të vërtetën në fytyrë aktori,
e fshehur prapa syve që qeshnin me zemër të huaj.
Gënjeshtra doli në skenë me kostum shprese,
duartrokitje mori nga turma e verbër,
ndërsa e vërteta, zbathur dhe e heshtur,
rri ulur në cep të shpirtit të thyer,
duke ndjerë çdo hap të rremë, çdo buzëqeshje të vjedhur.
Sa lehtë aktrohet një ndjenjë e rreme,
sa bukur recitohet një besim i kotë;
dhe kur pe**et bien dhe dritat shuhen,
mbetet vetëm errësira
një skenë bosh, e mbushur me frymëmarrje të humbura.
Aktori i gënjeshtrës lodhet nga roli i vet,
buzëqeshja që s’është e tij…
dhe një ditë harron kush ishte,
para se të mësonte të gënjejë përsëri.
E vërteta nuk ka nevojë për skenë,
ajo ecën ngadalë, e rëndë si plumbi i shkrirë,
me plagë në gjoksin e plagosur,
ndërsa gënjeshtra vrapon me maskë floriri,
derisa një ditë rrëzohet nga pesha e vetë madhështisë.
Ai që jeton duke aktruar,
vdes pa identitet
një shpirt i humbur mes reflektorëve të rremë.
Në stinën e re, 18.01.2026
Ismet Halimi