Befason hoxha: “Boll ma me xhamia se u lodhem”
Rreze Llapi
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Rreze Llapi, College & University, Rruga Skenderbeu, Podujevë.
‘Ai kryeboksieri a është qiky’: Kur Vjosa Osmani mendonte se Fadil Vokrri është boksier!!!!!!!!
30/06/2021
Cili do ta fitoj Podujevën?
29/06/2021
Vazhdojen SHKARKIMET,
Shkarkohet Komandanti i Stacionit policor te Podujevës , Isak Ejupi
Isak Ejupi është shkarkuar nga pozita e Komandantit ne Stacionin policor ne Podujevë.
Telegrafi.sot mëson se Ejupi sot i është kumtuar vendimi.
Ndërkaq, ai do të transferohet në një pozitë tjetër, si këshilltar në Drejrorinë Rajonale të Prishtinës.
Me kete logjik te shkarkimeve ne te ardhmen priten SHKARKIMET,
priten arrestime…
Këto pamje ngjasojnë me përpjekjet për revolucion islamik në Lindjen e Mesme. Ndër protestuesit, si nxitës i turmes, është edhe Halil Kastrati.
Hoxhë Shefqeti mallkon Kuvendin e Kosovës, institucionin më të lartë të shtetit të Kosovës për të cilin shqiptarët dhanë edhe jetën, për çlirimin nga fashizmi i regjimit serb dhe për formimin e një shteti demokratik e laik. Hoxha më tej thotë që nuk bëjnë kompromise me shtetin laik, Halili thrret për „tekbir“.
Fundamentalistët islamikë, njejt si fashistët serbë, kanë problem me shtetin dhe institucionet tona demokratike dhe laike.
Në pranëverën arabe 2011 filluan kryengritjet popullore për liri dhe demokraci, por që u kidnapuan shpejt nga lëvizjet e mirëorganizuara fundamentaliste islamike të financuara nga Arabia Saudite, Katari dhe Turqia. Në Egjipt erdh në pushtet lideri islamik Mohamed Mursi i mbështetur nga Turqia, ndërsa në Siri gjëndja eskaloi në luftë ndërmjet fuqive sunite (Arabi, Katar, Turqi) dhe fuqive shiite (Asadi dhe Irani).
Në Kosovë me vite ishin instaluar hoxhallarë dhe organizata fundamentaliste islamike që indoktrinuan pjesë të popullatës të zhytur në mjerim ekonomik dhe arsimor. Mbillej urrejtja ndaj botës perëndimore, vlerave liberale dhe shtetit demokratik dhe sekular që paraqitej si shtypës nga eksponentët fundamentalistë islamikë. Duke parë shëmbullin e përmbyjseve të sistemit në botën arabe, edhe në Kosovë u përpoq që me anë të këtyre "protestave" tu bëhej presion institucioneve kosovare që të pranonin agjendat islamike në politikë dhe shoqëri, dhe të testohej potenciali për lëkundje të sistemit demokratik dhe laik.
Pasi u pa që një përmbysje të sistemit demokratik e laik nuk do ta lejonin elita shqiptare dhe aleatët perëndimorë të Kosovës, fundamentalistët dërguan ndjekës të tyre të indoktrinuar që të luftonin për përmbysjen e regjimit shiit në Siri. Xhihadistët shqipfolës kryen krime të rënda në Siri dhe u bënë mish për top në shërbim të politikave hegjemoniale të Turqisë në rajon. Shqiptaria u dëmtua rënd në imazh dhe kjo çoi ujë në mullirin e propagandës serbe e cila gjithnjë mbanë qëndrimin që shqiptarët janë popull fanatik e terrorist islamik.
Përmbysjet e regjimeve dështuan. Në vendet shqiptare, plani për rrëzimin e shtetit demokratik e sekular nga jashtë ka dështuar. Tani aplikohet plani i marrjes së „kalasë“ nga brenda. Synohet që në një mënyrë më të butë, më të qetë dhe më afatgjate ngadalë të instalohen sa më shumë persona me pikëpamje fundamentaliste dhe antisekulare në pozita institucionale dhe me ndikim në shoqëri të clët, kur të arrihet masa kritike, ta bartin tranzicionin nga shteti liberal-demokratik e laik në një shtet të ndikuar nga feja. Andaj, indoktrinimi dhe propaganda nga klerikët fundamentalistë ende vazhdon në platforma të ndryshme për ta rritur një brez sa më të gjerë për tranzicionin nga shoqëria sekulare në atë fetare. Mënyrat më të sofistikuara e të kamufluara vërehen edhe me shëmbullin e „bamirësisë" me fonde dubioze ku abuzohet me varfërinë e njerzëve dhe në prapavijë keqpërdoret për agjenda islamike.
22/11/2020
Shpetim Bulliqi cili je ti?!
“Zhutat” jo po “Cerrnat” rapsodet nga Arabia, me kengen e Presidentit Rugova.
13/07/2018
Dy shtatore janë punuar për he**in e kombit, Ali Ajeti. Të dyja janë porositur nga Komuna e Podujevës dhe të dyja janë punuar për të njëjtin vend. Por vetëm njëra është vendosur. Tjetra ende vazhdon të qëndrojë e paekspozuar. E para kishte filluar të punohej para më shumë se dhjetë vjetësh, por në mungesë të mjeteve ajo nuk u përfundua kurrë, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërkohë Komuna e Podujevës e ka shpallur edhe një tjetër konkurs vitin e kaluar, dhjetë vjet pasi kishte përfunduar konkursi për të parën. Njëzet mijë euro janë paguar nga komunarët për përmendoren e parë, nga 66-67 mijë sa kishte kushtuar. Ndërsa për të dytën borxhi total prej 49 mijë e 450 eurosh është paguar tërësisht nga buxheti komunal.
Përmendores së re i është ndërruar edhe bazamenti i ri (është vendosur në një më të vogël), kurse bazamenti tjetër është bërë rrafsh me tokë. Gjithçka për projektin e parë tashmë i takon një të kaluare për të cilën zyrtarët komunalë nuk kanë bërë mundin as të përgjigjen. Rrëfimin për krejt çka ka ndodhur prej para më shumë se dhjetë vjetësh e kanë treguar personazhet e tjera të përfshira në këtë “mesele”. Skulptori Izeir Mustafa, i cili ishte angazhuar për ta punuar shtatoren e heroit Ali Ajeti në vitin 2007, ka goxha fjalë të rënda për zyrtarët komunalë dhe për kryetarin Agim Veliu. Njësoj edhe axha i Ali Ajetit, Hetemi. Të dy e kanë bërë Veliun fajtorin kryesor për mospërfundimin e shtatores së parë. Gjithçka kishte kaluar edhe në inate e hakmarrje.
10/11/2017
Podujeva e meriton nje qeverisje sikur ajo ne Prishtine.
09/11/2017
Kryetari i ardhshem i Podujevës Ajet Potera duhet me menue qysh mujme me ngrite ni sistem t'ngrohjes qendrore, permes se cilit kishim mujt se paku banesat edhe shkollat e institucionet n'Qender me i perfshi n'fazen filestare.
Permes noj kredie me BERZH-in, Banken Botrore apo permes noj partneriteti publiko-privat
Kjo i bjen qe kishim me harxhue shum' ma pak dru. Ni familje harxhon dikund 10 kubik dru n'dimen. Me qindra familje jane ne Qender. Kjo i bjen qe i kishim kursye shum' hektare pyje e qe perkthehet me ma shume shi veres. Ma shum' shi veres i bjen ma shum' bereqet neper ara.
Qendra e qytetit në Podujevë ka qenë në plan të zgjerohet këtë vit, por 930.000 euro që kanë qenë për këtë, Agim Veliu i ka ridestinua për "projekte në fushatë"
POR, qytetarët duhet ta dinë se kjo rrugë vitin e ardhshëm do të prishet, që të filloj zgjerimi dhe ndërtimi i bulevardit. PRA, këto para shkuan DËM!
Tani, Veliu pas zgjedhjeve që nuk mundi t'i fitojë, po e lë qytetin e Podujevën e po vrapon në fshatra t'ua mpijë mendtë atyre me asfalt sepse në qytet banorët nuk u "mashtruan"
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Rruga Skenderbeu
Podujevë
11000