09/04/2021
Çdo fillim e ka fundin!
Të respekuar personel i shkollës, shumë të nderuar prindër dhe nxënës të kësaj shkolle.
Jam shumë i lumtur që për këto vite (2015-2021) punuam së bashku për ta shëndrruar këtë institucion në shkollë KAMPIONE.
Çdo iniciativë që e kemi nisur së bashku e kemi përfunduar me sukses.
Jam shumë i gëzuar që pas 5 viteve si drejtor i kësaj shkolle, po e lë shkollën të shëndrruar në SHKOLLË KAMPIONE.
Sigurisht që nuk e gjeta të tillë, së bashku e bëm.
U jam shumë mirënjohës secilit nga ju pa dallim, mirënjohje edhe për ata me të cilët ndonjëherë nuk jemi pajtuar, por , që në fund kemi rën në ujëdi.
Që nga viti 2015 kjo shkollë ishte sikur shtëpia ime, ju ish*t sikur antarë të familjes sime.
Suksesi i shkollës është meritë e çdonjërit nga Ju.
Ndjehem tepër i kënaqur që pritjet e mija për të arriturat e kësaj shkolle janë tejkaluar.
Sot kam përfunduar kontratën si drejtor i kësaj shkolle. Jam i bindur që udhëheqja e re e kësaj shkolle do të avancojë me suksese të reja.
E njoh potencialin tuaj, besoj në suksese të vazhdueshme të kësaj shkolle.
Zoti ju bekoftë!
I juaji: Nysret Ismajli