Shfmu "Afrimi e Fahriu" Lluzhan

Shfmu "Afrimi e Fahriu" Lluzhan Faqja paraqet aktivitetet e shkollës sonë!

NjoftimJu njoftojmë se ka filluar aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e klasav...
27/07/2026

Njoftim

Ju njoftojmë se ka filluar aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e klasave I–IX.

Aplikimi bëhet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur nga 27 korriku deri më 9 gusht 2026. Ju lutemi që të aplikoni brenda afatit të përcaktuar dhe të siguroheni që të dhënat tuaja në eKosova, si dhe xhirollogaria bankare, të jenë të sakta dhe aktive.

Ju faleminderit për bashkëpunimin!

Pas gati 40 vitesh përkushtim në arsim, arsimtarja e gjuhës shqipe, Hilmie, po e përmbyll me nder karrierën e saj të pas...
19/06/2026

Pas gati 40 vitesh përkushtim në arsim, arsimtarja e gjuhës shqipe, Hilmie, po e përmbyll me nder karrierën e saj të pasur.

Me punën, përkushtimin dhe dashurinë ndaj nxënësve, ajo edukoi e frymëzoi gjenerata të tëra, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në shkollën tonë. Kontributi i saj i çmuar do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë dhe sukseseve të shkollës sonë.

Faleminderit për gjithçka që keni dhënë ndër vite. Ju urojmë pensionim të mbarë, shëndet, lumturi dhe shumë momente të bukura pranë familjes!

Me respekt dhe mirënjohje.

Shfmu ''Afrimi e Fahriu''

Ky mural i mrekullueshëm, i realizuar nga nxënësit e klasës së IX-të të SHFMU "Afrimi e Fahriu", është dëshmi e kreativi...
16/06/2026

Ky mural i mrekullueshëm, i realizuar nga nxënësit e klasës së IX-të të SHFMU "Afrimi e Fahriu", është dëshmi e kreativitetit, talentit dhe bashkëpunimit të tyre.

Përmes ngjyrave dhe formave artistike, ata kanë krijuar një vepër që jo vetëm zbukuron ambientet e shkollës sonë, por edhe do të mbetet një kujtim i veçantë i viteve të tyre shkollore.

Falënderim i veçantë për arsimtaren e Artit Figurativ, Mirsime Zhitia, për përkushtimin, angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj nxënësve në realizimin e këtij projekti.

Mirënjohje edhe për nxënësit e klasës së nëntë, të cilët na lanë këtë kujtim të bukur në muret e shkollës sonë. Ata ishin një gjeneratë e dalluar, e mbushur me energji, kreativitet dhe sukses, e cila do të mbahet mend për një kohë të gjatë nga stafi dhe nxënësit e shkollës.

Ju urojmë suksese në rrugëtimin tuaj të mëtejmë! 🌟

Qershor, 2026
Lluzhan

Festa e Abetares në shkollën tonëNxënësit e shkollës sonë festuan me shumë gëzim dhe emocione Festën e Abetares, duke sh...
16/06/2026

Festa e Abetares në shkollën tonë

Nxënësit e shkollës sonë festuan me shumë gëzim dhe emocione Festën e Abetares, duke shënuar një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre drejt dijes.

Përmes recitimeve, këngëve dhe aktiviteteve të ndryshme, ata treguan sa shumë kanë mësuar gjatë këtij viti shkollor.

Një falënderim i veçantë shkon për mësuesit Nebih Raqi dhe Tevide Nazifi për përkushtimin, punën e palodhshme dhe dashurinë me të cilën i udhëhoqën nxënësit në botën e shkronjave dhe leximit.

Urime të gjithë nxënësve për këtë arritje të bukur!

Ju dëshirojmë shumë suksese në hapat e ardhshëm të shkollimit. 📖

08/05/2026
Krosi Pranveror në shkollën tonëSot në shkollën tonë u mbajt Krosi Pranveror, ku nxënësit patën mundësinë të kalojnë një...
07/05/2026

Krosi Pranveror në shkollën tonë

Sot në shkollën tonë u mbajt Krosi Pranveror, ku nxënësit patën mundësinë të kalojnë një ditë aktive, plot energji, argëtim dhe garë sportive.

Fëmijët shijuan vrapimin, lojërat dhe aktivitetet sportive në një atmosferë shumë të bukur bashkëpunimi dhe sportive.

Nxënësit që arritën vendet e para u shpërblyen me medalje për suksesin dhe angazhimin e tyre.

Falënderojmë të gjithë arsimtarët për përkushtimin dhe organizimin, e në veçanti arsimtarin e Edukatës Fizike, Mefail Bajraktari, për angazhimin dhe kontributin e tij në realizimin e këtij aktiviteti.

Urime të gjithë nxënësve pjesëmarrës!

NJOFTIMTë nderuar nxënës të klasave të IX-ta,Ju njoftojmë se, bazuar në vendimin e Ministrisë së Arsimit, Testi i Arrits...
01/05/2026

NJOFTIM

Të nderuar nxënës të klasave të IX-ta,
Ju njoftojmë se, bazuar në vendimin e Ministrisë së Arsimit, Testi i Arritshmërisë për vitin 2026 do të mbahet më:

26 qershor 2026

Vendi i mbajtjes së testit dhe orari i saktë do t’ju bëhen të ditura me kohë nga shkolla.

Lusim të gjithë nxënësit që:

- të jenë të përgatitur,
- të respektojnë rregullat e testimit,
- të paraqiten me kohë në vendin e caktuar.

Suksese!

Vizitë në kuadër të “Ditëve të Hapura”Në kuadër të shënimit të javës “Ditët e Hapura”, nxënësit e klasave të IX-ta të sh...
30/04/2026

Vizitë në kuadër të “Ditëve të Hapura”

Në kuadër të shënimit të javës “Ditët e Hapura”, nxënësit e klasave të IX-ta të shkollës sonë, dje vizituan shkollat e mesme në Podujevë.

Gjatë kësaj vizite, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me ambientet shkollore, drejtimet mësimore dhe aktivitetet që ofrojnë këto institucione. Ata u informuan për programet arsimore dhe kushtet që i presin në vazhdimin e shkollimit të tyre.

Falënderojmë stafin e shkollave pritëse për mikpritjen dhe bashkëpunimin!

22 Prill – Dita e TokësNë shkollën tonë, kjo ditë u shënua me aktivitete të ndryshme të organizuara nga nxënësit. Ata mo...
22/04/2026

22 Prill – Dita e Tokës

Në shkollën tonë, kjo ditë u shënua me aktivitete të ndryshme të organizuara nga nxënësit. Ata morën pjesë në pastrimin e ambientit, mbjelljen e luleve dhe krijimin e punimeve kreative me mesazhe për mbrojtjen e natyrës.

Këto aktivitete synojnë të rrisin ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe kujdesit ndaj planetit tonë.

Së bashku për një mjedis më të pastër dhe më të gjelbër! 🌱

Sot, me nxënësit e klasës VIII/1, arsimtarja e Kimisë realizoi eksperimentin e veprimit të acidit sulfurik në sheqer.Për...
21/04/2026

Sot, me nxënësit e klasës VIII/1, arsimtarja e Kimisë realizoi eksperimentin e veprimit të acidit sulfurik në sheqer.
Përmes këtij eksperimenti, nxënësit patën mundësinë të vëzhgojnë nga afër aftësinë dehidratuese të acidit sulfurik, ku sheqeri u shndërrua në karbon të zi, duke u shoqëruar me çlirimin e nxehtësisë dhe avujve.
Ky aktivitet praktik ishte një përvojë e vlefshme mësimore, që ndihmoi nxënësit të kuptojnë më mirë proceset kimike në mënyrë konkrete dhe interesante.

Address

Podujevë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shfmu "Afrimi e Fahriu" Lluzhan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category